Dimër
Dhe re’ e himtë atje, ka lot dhe loton?! Dhe rrugët tëra ngrin, rrëshqet të bredh mendimi...
Nga Petraq Kote
Dimër
E si të pres të vish dhe qielli po përton,
Dhe re’ e himtë atje, ka lot dhe loton?!
Dhe rrugët tëra ngrin, rrëshqet të bredh mendimi,
Po struket zem’ r e cikur, në ç’ strehë prej mallkimi?
Kurjaket varg’ i yshtur, këmbana memecon,
E si të pres të vish dhe prifti s’ po bekon?
Por është selvi e bukur, mbështetur lisit tim,
Që sytë ia prish uratës, sonetit çdo psherëtimë.
E si të pres të vish, as kisha s’ ka altar,
po zbrit kubenë e kishës dhe tallmë o e marrë!
Vlore, 20 dhjetor 2018
* * *
...mu në portë na vdes agimi,
550 vjet natë, s' mbaron,
vendi im vendi i pikëllimit,
ku prijesi diellin lufton!
Fier, dhjetor 2018
* * *
..të lashë pa kohë tek më shfletoje si "libër" dikur,
kur u ktheve dhe doje të lexoje fletet e fundit, s' të lashë;
mike, libri që i le epilogun pa lexuar,
është dashuria, urrejtja ime, vetja
s' është lodër,
që nga nxitimi e harrove e ta merrje ti u ktheve, pas!
Fier, 12 dhjetor 2018
Blerimi
E kam një fushë, blerimi i saj dashuronë një lumë,
Dielli i sheh. Thellimi në breg trishton e i çmend,
E kush është krenar? Veç zogu i kreshtave,
Por vajza e Letit këndon me lirë të Shenjtin vend.
Drurët si begsat dikur ballaboks anëudhët parakalojnë,
Qafëzat e holla luftrat e ende paardhura presin,
Poshtë reve janë ata që kësaj lufte do të bien dëshmorë.
Blerimi dhe turma e barit borive të nderit do t’ u thërresin.
Askush nuk përgjunjet, hapësira, lëvizja rezistojnë,
Me hapin e gjeneralit blerimi lumin në ndërtime e nis.
Të shkoj drejt detit me lymën limane të rinj të shtoj.
Nata, dita dhe shpresa, vizatime naive njollosin mbi fushë,
Dora e djalit të ri mbi gjoksin e vajzës së virgjër pushon,
Dy flakëza në buzë ka ai, në zemër një shprehje të vrarë.
Fier, 8 dhjetor 2018
© Petraq Kote
Comments (0 posted)
Post your comment