Home | Literature | Bijë Trëndafilash

Bijë Trëndafilash

image
Brishtësia... ka nevojë të lulëzojë thoje,

pigmentesh të mbrojtjes që të trumfojë.

 

Nga Pranvera  Drita Gjoni

 

Bijë Trëndafilash

 

Gjëmbat ti idhull në çdo kohë m'i merrje,

pa dijeninë time, në fshehtësi të plotë.

Brishtësia... ka nevojë të lulëzojë thoje,

pigmentesh të mbrojtjes që të trumfojë.

 

S’flisje më, s’doje më tej të deshifrohesh,

ikje me hap të avashtë, në vete përhumbur.

E unë naivja, mendoja që jeta të kish lodhur,

e vitet e errëta, energjinë ta kishin shterrur.

 

Frika jote ngulur ashtit të mendjes e shpirtit,

se do merrje shpejt udhën e gjatë pakthim.

Të kish zymtuar buzëqeshjen, vrarë fjalët,

heshtjen kishe zgjedhur, kthinëmonologut.

 

Edhe sot, sa herë marr buqeta trëndafilash,

ti rri pas shpine, shpejt t’i heqësh gjëmbat.

Ruan delikatesën e qelqtë, ushqyer rritjes,

mos të plasaritet, të vyshket e të thyhet...

 

 

 

Përhumbje

 

...

 

Muzgu u mbyt

në shpirtin e thërrmuar,

me dritën e syve të tij...

 

...përvjetorit të stinës!

 

Retorikat s’kanë të sosur.

Rrëmoj ku mundem

të gjej një alibi,

për të shuar kontraditën

mes urimit e ngushllimit...

 

...proçesit të mëkëmbjes!

 

Pranvera tanimë,

përcjell ultratinguj të përzier

me iniciale amorfe...

 

...kalendarit të Dritës ngrirë!

 

 

© Pranvera  Drita Gjoni

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00