Latest News
Viti i mbramë i jetës
Viti i mbramë i jetës, strehë e kristaltë habie.
Ilir Belliu
Çmallje
Cicëritëse çmalljet
nën mjegullën e qenies.
Vyshken apo trillen
në një pranverë pa njerëz?!
I vdekur jetoja
në lindje e sipër
Tani një rrebesh dënesjesh
përmbyt.
Mungesë
Pa shih!
Djaloshi virgjëror
Ndjell padjallëzisht
Vejushën e trishtë…
Miq të errët
Lyp ujë
Edhe britma e dorës…
të vuash është njëlloj
Si të vrasësh pavullnetshëm
Gjakpirësin yjor…
Armiku yt më i dhembshur
Si një floke pa sy.
Viti i mbramë i jetës
Viti i mbramë i jetës,
strehë e kristaltë habie.
Je euforik më kot
dhe i shtangur
si një shkëmb.
Me dhëmbët e rënë
të pendimeve
përtyp nga pak vetvete…
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment