Sonetet e Shtatave
Hyjnorit labirinth s’i gjej kund shteg shpëtimi, Ende keopsian nuk qenkam lavdvërtetë...
Net Isveizi
Qiellthi i fatit tim qenkërsh piramidë,
Me lartni e bazë plazmuar në shpirt fjale,
Të ndjenjës yllnaja në i karshijnë sfidë,
Majsyrit pse dua i le të zjarrin valle.
S’ka mister kurrfarë pse faqesh ngjizin dritë,
Gaz e kob përçojnë prej dhembës më thellmadhe,
Nga ku e ngadhnjes terrë ç’nguroset çdo ditë,
E duke humbur shteg rish mbetet shtat fantazme.
Hyjnorit labirinth s’i gjej kund shteg shpëtimi,
Ende keopsian nuk qenkam lavdvërtetë,
Mes varrit grishmbujar lutem në mall e shkretë.
Nxirrmë përdhunses mitër moj fuqi tërbimi,
Të gjej pse s’më ndjek pas lotskllavkën tej lëndimi,
Le të rrënohet pasmë skeletima vetë…
-217-
Ndjej që arsyeja mediton veç për asgjënë,
Universi këmbve më rëshkitka padashur,
Trurin rremba një broke duket se kam shtënë,
E prej andej thellkafkës alkool do kem mbarsur.
Majë lishars talljeje në më shkundën mbrëmë,
Fort hipnotizuar besoj u mjerën shtangur,
Kur brengës nisa korbshëm t’i thrash’oj një këngë,
Që sa kish sythuar shpirtnajës gazvetvarur.
Krejt fillth më lanë me kitarë shelgu në duar,
Degzave gjethrëna akorduar ngushëllim,
Thonjbraktisja zemrën ende s’m’a pat lëshuar.
Tash në ag tek bujtin të m’a helmin kafenë,
Paq m’a shprishin mallkim’ëmbëlthin flur’ëndërrim,
Mbi vozës ngërdheshtare shtatore më ngrenë…
-227-
Shpirtin t’a mundon dëshira frympagojë,
Pse pas ndjek gjithkah një idhtar flladpaemër,
Kurth pas kurthi grishe dhe në s’do dënjojë,
Dikur padyshim do t’a ngujësh në kthetër.
Me ngulm kërko tash ç’guxon të të mungojë,
Binde hirm pse je më gazëndërrtta femër,
Dhuratë hyjsh fati dhe në s’do të dojë,
Këngthurësit zogth kafaz bëji në zemër.
Në është dhertar e pjellzë perëndie,
E në s’ka djall tjetër trishtit t’a këmbesh sot,
Trillpazonja s’je: qoftë yti-mos shkreh lot.
Dashuria mbetet kult i çdo shenjtie,
Ndaj përkushtim ji, siç je thellni ndjenjsie,
Beso: engjëllthtar të përket veç ty-jet e mort…
-237-
Mbi trëndafilthin e çdo feste,
Instiktet po ndezin vezore,
Insekte pa asnjë lloj ftese,
Dehur buzqeshmave brerore.
Benzinë që lyp drojës shkrepse,
Djallti krejt pandehur shenjtore,
Ç’ofshamë pa pika e presje,
Herezim plot e fort therore.
Në hone brokash-psherëtima,
Në aromë flirtesh-sarkazëm,
Në ardhmat lamtumira-plazëm.
Larva të ra derdhur në shfrima,
Ku petlat akullten ndër vlima,
Pse shpirti fark pendimës kazëm…
-247-
Tërmet njëmijë ballë është gruaja trillzemëruar,
Shpagimtaren ushtë ia ngjesh tokës sa krojon gjak vlagzi,
Në tigreshë shndërrohet nëm’mira e bën mbi botë kërdi,
Nëse kob i ndjell prej larg të kthetret gjoksit shtjellzonjtërbuar.
Kjo krijesë kaq nazike me shpirtin shend e ligsht lënduar,
Që krejt perënditë bujarshëm që foshnjëza mëkon ndër gji,
Që pishtarë fatesh pandezur gatuan mitrës plot përtëri,
Shkretëtirën mund të mbjellë e çastin kurrë dëshiruar.
Me thonjtë aq trillbukur do rrëmihë guximshëm fort thellë,
Ndyritë që premtove shenjtisht shtratit varrfundmë të t’vjellë,
E do paqqet shpirtlehtuar: shpëtova nga yti hiç o djall!
Oh, mos e detyroni gjene të ngujjet si hershmi në shpellë,
Do lypen pa cak shekuj rish jetën dhuratë të na sjellë,
Gruaja e zemëruar?! mbetet ciklon njëmilion’ ball…
-257-
Haleluja! Ti, Lavdmadhërishmi ynë-o Zot,
Lejomë flijtshëm përgjunjim pse jam fort mëkatar,
Dikur braktisa një ëndërr e të më vrasë do sot,
S’dija ç’bëja por, ndëshkomë! veç mos më ler pa varr.
Haleluja! O Falmëshenjti ynë fuqiplot,
Zemërza krejt m’u çmend e më ndjek e më shpall tradhtar,
Hakmarrtares armë si s’mund t’ia ndal vrullin dot,
Nuk di ç’bën ndaj, mëshire! mos e digj me gjeth’ e far’.
Haleluja! O Krijues i shpirtit e arsyes,
Mbi altar himenfjale ulna shpagonjtej kryebindur,
Si dikur pajtona kur na kurore bes’shndritur.
Haleluja! O Gjunjimlartë gjyko për fatin,
Nesër gjëmon festë, ç’mantel mbi shpina të mbartim,
Si zjarri a hiri? bekomë pse plangprishtar pyes…
-267-
Dhéu qenkërsh shpëtimi-ndaj mos dert të jeshë dhé,
Fara? mrekullia! ndaj nuk druaj të jem farë,
Si për bujqër nam’mirë jeta ndan pjesë për ne,
Zjarrmnisht pra t’a dirsim me bujarizmin në garë.
T’i gjelbrim dej habishë brymperltat ara ëndrre,
Diell e shpirt të mbrujmë si kurrë dje s’ka ngjarë,
Plis pas plisi të ngjizet, të artë gërma’gërme,
Ardhnori testament premtorit bir pishtarparë.
Kohësh mbërrimë kaq herët të lypim hyjsh bekim,
Enigma begatore fshihet veç mundit tonë,
Puna kryqnajash lumnimi s’na njeh fatit pendim.
Një gjak lajm’ri brazdputhjesh po na harbonka plorë,
Udhbardhit kalë rrufeje-ndëshkim për çdo mjerim:
Vullneti at’am’or?! detyrë kurrë thirrmvonë…
-277-
Zogth kurth oqeani, shtegtar shirok shkretëtire,
Dhe prej djallnive të ëndrrës në mbetsha braktisur,
Për dëshirën pa mbërritje cakskaj mallzilisur,
Me shpirtshpresën zvarrnore flakur tej ndër përzhitje,
Ti je rish në mua pjesë e ofshmagmtës dhimbje,
Vajtim ëmbëlthtar zemre pamundësimit krisur,
Trishtim që i deh kujtimit verën e fort hidhur,
Për foshnjën ndjellbukur të ndjenjës që vdiq në lindje.
Por dhe kur të mbetesh eshtër të shoh gaztrillit larg,
Besimit në kthim do t’i shkel në gurçmuarin prag,
Krahkrahu tok vallzojmë në sambo lumturime.
Ndaj e reve pafundësi s’më tremb qiellit tim,
Dhe pakohshmëria e syrthit tënd mbrun veç kaltrim,
Eja slitemi njësh dëborhumbnajash dashurime…
-287-
Në dukem fjalegër a syashpër, zjarrnajë a gur,
Në vërtet ngjaj karikaturë shëmtake e botës,
Në pandeh se ndjell kobni e na ndan cakcaku me mur,
Veç dritë jam-besomë, qofsha dhe gjifundmë gropës.
Në amëmadhja natyrë s’të ish bujare kurrë,
E ngjyrat nuk t’i fal pse i serviloset një zonjëz,
Në rish e nderon fat’trillesh pa prishur asnjë urë,
Shndritore je kur e di: spektri zemrën t’a ka motërz.
Në padyshim qenkam veç djall-kërkoj një zanë mali,
Toku të jetojmë-do ribëhemi thjesht dy njerëz,
Mos më thuaj se të mbetem borxh-lig më shkrin prej gazi.
Në s’je ti Afërdita-kërko një hy zbritur lavdi,
Të jetoni së toku-s’mund të mbeteni dy njerëz,
S’të them se hua më ngelesh-do akullosh marazi…
-297-
Ti je kaq shpirtëmbëlth-stuhi në errësi,
Ngjethrin e më rrënqeth-zjarr fort akulluar,
Bar ç’gjelbruar ndjenjash stolisur plot kërmij,
Pasqyrë hëne thyer puthjesh purpurluar.
Ti je hark triumfi ku nën shkoj perëndi,
Endërr gijotine kurrë përçundnuar,
Joshje e çdo turpi pse tash s’ka rëndësi,
Në më je a të jam skllav epshesh ç’thuruar.
Flaki tej parzmoret, zbulo ligmë ç’dua,
Teh armësh nudtare përthermë çdo venë,
O musht vlage gjakhidhur nga flokët në thua.
Më thirr tash Odise-rish t’a gjeta dhenë,
Detrat e dëshirës më mbysin në krua,
Flijmëtar betohem veç tek ti të pij lashtvenë…
Comments (0 posted)
Post your comment