Home | Literature | Vajtimi i qytetit

Vajtimi i qytetit

image
Qyteti im duket po jep shpirt

Është shtri me vdekë...

 

Nga Rexhep Shahu

 

Vajtimi i qytetit

 

Rrezë malit të vjetër, poshtë lisave

Me kokën në shkëmbij mbështetë

Qyteti im duket po jep shpirt

Është shtri me vdekë.

 

Vajton e tretet në dhimbjen e vet

Lutja nuk vlen, askush s’e vë re

Të gjallët e fundit që pshurrin mbi të

Fërshëllejnë melodinë e vdekjes së re.

 

 

Liria e vdekjes

 

 

Luftrat e mëdha po konsumohen me shpejtësi

Vdesin mijëra njerëz para syve të heshtjes tonë.

Bota vallëzon me muzikën që bëjnë lopatat

Tek hedhin baltë mbi të vdekurit që harrohen.

 

Shakatë e mëdha po bëhen të gjitha

Shtirjet luhen në teatrin e urrejtjes që vret.

Njerzit sot vlejnë më pak se qentë

Për të cilët bota moderne nxjerr sytë e vet.

 

 

Herë pas here trishtohem

 

Ka kohë që ta kam lënë amanet veten time

Dhe jam i qetë.

 

Por herë pas here trishtohem

Ndonëse ti më thua se s’më ka hije trishtimi.

 

Trishtohem ndaj ta kujtoj

Shih se mos më harron ndokund

Dhe më hedhin në plehra pastaj.

 

E di se më mban në sy

E shoh veten kur të them prit t’i shoh sytë 

E di, ke për mua një kujdesje të fshehtë elegante

Më pyet ku ishe dje, pse erdhe vonë sot…

Por prapë ndonjëherë kam frikë 

Se nga nxitimi se po të ikë avioni më harron në stol në aeroport

A më harron te shitësja e çokollatave që ngjan me ty

Ajo s’do më mbajë, do më nisë si valixhe e humbur drejt askundit

Ndonëse kurdo në sy do të kem fytyrën tënde, sytë e tu.

 

Kam frikë herë pas here, pse ta fsheh

Se mos më harron mes ndonjë libri në rafte 

E s’mban mend ku më ke lënë. 

Në ndonjë sedile treni a autobuzi ku nxitohet gjithmonë

Në ndonjë kafe në karrigen anash ku ëndërron të më kesh.

 

Kam frikë se pastaj bëhem njeri i humbur, njeri pa ty

Që nuk di kush jam dhe asgjë nuk di

Pasi unë nuk kujdesem më për veten time

Ta kam lënë amanet ty

 

Ka kohë që ta kam lënë veten amanet

Por druaj se më harron ndokund

Dhe kam frikë se mbetem pa ty.

 

 

Luftrat e mëdha po sosen me shpejtësi

Digjen në luftra të vogla me vdekje të mëdha.

Në petkat e vdekjes shkruhet fjala liri

Liri veç vdekja ka…

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00