Meteorët
« Fasada, e mbuluar me një rrush të virgjër...»
« Fasada, e mbuluar me një rrush të virgjër, dukej se përtypte zi në një vetmi të çmendur. Askush nuk u shfaq kur trokita, por nga brenda më vinin ca zëra, e atëherë e mbërtheva dorezën e hekurt, e shtyva derën dhe, në një sallon të madh siç shohim jo pak të tillë në Berkeley, shqova pesë burra. Pashë ca mure të errët të veshur, ca fiere që binin në kaskadë nga trarët e dukshëm. Sërish bimë mbi pragjet e dritareve. Një pemë në vazo në një cep të largët, e brishtë, me një pamje prej beqareshe plakë. Ca gjethe të verdha me deje deri në majë. Sende të ndryshme në qeramikë, vazo mbi tavolina dhe pjata në mure përkrah ca tablove të mëdha në akrilik, vepra abstrakte që ngjanin me rropulli të shndritshme të hedhura drejtpërdrejt në tablo nga trungu i një kasapi. Si dhe një tapet tërheqës që s’pata kohë ta shoh në hollësi. Një burrë u ngrit nga jastëku mbi të cilin ishte ulur dhe erdhi drejt meje, buzagaz.
- Trokita, i thashë ... »
© Dea J Klosi, në Shqip
© Leonard Michaels
Comments (0 posted)
Post your comment