Më i pasuri në varrezë...
Paraja si mbrojtje, jo për kënaqësinë...
« ...Tërë jetën e tij, ai ka ëndërruar të bëhet milioner, njeriu më i pasur në botë. Ai nuk lakmonte dhe aq pasurinë, por më tepër atë çfarë përfaqësonte kjo pasuri : jo vetëm suksesi në sytë e të tjerëve, por edhe një mundësi për t’u ndjerë i paprekshëm. Të kesh para, kjo nuk është vetëm të mund të blesh : kjo nënkupton të jesh jashtë cënimit nga realiteti. Paraja si mbrojtje, jo për kënaqësinë. Ngaqë në fëmijërinë e tij kishte qenë i skamur, dhe pra i cënueshëm nga trillet e ekzistencës, ideja e pasurisë ishte bërë për të sinonim i arratisjes : t’i arratisej së keqes, vuajtjes, të mos ishte më një viktimë. Ai nuk synonte të blinte lumturinë, por thjesht mungesën e fatkeqësisë. Paraja ishte kurora, sendërtimi i dëshirave të tij më të thella, më të vështira për t’u shprehur. Ai nuk donte ta shpenzonte, por ta zotëronte, ta dinte që ishte aty.
Më pak eliksir sesa antidot : shishka e vogël për t’u marrë me vete në fund të një xhepi nëse shkojmë në xhungël – në rast se do të pickoheshim nga një gjarpër helmues... »
© Dea J Klosi, në Shqip
© Paul Auster
Comments (0 posted)
Post your comment