Home | Literature | Mos ëndërro qiejt!

Mos ëndërro qiejt!

image
O marrëzi! Mos ëndërro qiejt e shkretëtirës,

Se veç mirazhe gënjeshtare do të gjesh aty...

 

 

Nga Enertin Dheskali

 

RIKTHIM-

 

Erdhëm sërish në këtë breg kujtimesh,

Që sot qënka si një çerdhe e heshtur,

E ëndërruam këtë ditë përmes zgjimesh,

Duke shtrënguar fort njeriun e dashur.

 

Bashkohen valët me rrahjet e zemrave,

Nëpër hapat e përqafuara nga malli,

Shkrihen puthjet nën syrin e rrezeve,

Dashuria flakërin në shpirt si zjarri.

 

Sytë e tu të gjelbër shkëlqejnë ethshëm,

Si smeraldë të ardhur këtu që nga qiejt,

Dridhen trupat e ndezur nga epshi,

Në rërë bëjnë dashuri edhe hijet...

 

 

 

 

PËR DY DJEMTË E MI-

 

Në çdo buzëqeshje që lodron mbi fytyrën tuaj,

Fërgëllon zemra ime me tinguj ëndrrash,

Në çdo kuturisje që më jepni, unë fluturoj,

Jam mbret i universit nëpër rreze agimesh.

 

Që kur erdhët në jetë

Shpirtin tim e ndava mes jush

Nëpër rrahje zemrash...

 

 

 

 

-ERDHE SI VALËZ E NGROHTË-

 

Erdhe si një valëz e ngrohtë joniane,

Dhe m'i lave sytë e ngurosur nga loti,

Erdhe si një flutur që dridhet në dritare,

Atëherë kur ndihmë kërkoja nga Zoti.

 

Magjia nuk mund të ketë veç emrin tënd,

Magjitë s'mund të kenë veç sy të gjelbër,

Erdhe e në mes të shpirtit zure vend,

E i dhé sërish jetë vështrimit tim të verbër...

 

 

 

-MOS ËNDËRRO QIEJT...-

 

 

O marrëzi! Mos ëndërro qiejt e shkretëtirës,

Se veç mirazhe gënjeshtare do të gjesh aty,

Asnjë pasqyrë nuk vlen sa vështrimi i familjes,

Sa magjia e atij që të puth çdo natë mbi sy...

 

 

 

 

© Enertin Dheskali

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0