Home | Literature | Lëngojnë stallierët e hienave

Lëngojnë stallierët e hienave

image
Mes makete varrezash arkitektët dirigjojnë llahtarim fantazma kamikazësh,

 

 

Nga Net Isveizi

 

 

Virusi i injorancës lumturake po i eksperimenton sëmundjen më famëre shekullit,

 

Shija e keqe! do t’a quajnë mbase historianët e kataklizmnajave alienore,

 

Jashtë kapakëve të guackës së hemisferave ku fshihet perlzeza e së vërtetës,

 

Ky smog i rafirenisë reklamore që prodhon benzol për eskavatorët e parasë,

 

Fyerje mbetet për bibliotekat e gjenialitikës tash krejt si kishat-vyerjebraktisura,

 

Shkallëve të amfiteatrit rastësor mjerëzima i kalit pëllëmbët duartrokitjeve,

 

Teksa farkë syrit ç’ettijnë hipnozën banalitetet thjeshtisht të konsumueshme,

 

Thua se kemi shumë jetë e le t’a përcjellim një tuj konsumuar plehnajtira,

 

Hiphoptisht vjelim në ferma ndjesie panxhar muzike lemerisht helmpashlimtë,

 

Në stane muzeshë panikemi tek shohim ekzibicionizmat e lezbikarëve bejtexhinj,

 

Mes makete varrezash arkitektët dirigjojnë llahtarim fantazma kamikazësh,

 

Kur dhe pode tavllash gaytistet cigare striptizë i bëjnë kokainistëve dështakarë,

 

Oh! s’paska realitet më famëkeq se bashkjetesa me kompromiset gabore,

 

Kompromisi i poseidimit të skeletit jo me faktin se me ç’jetë di dhe e mbush atë,

 

Kompromisi i përshtatjes me gjithkë pa i eksploruar kund koordinata vetes,

 

Kompromisi i mashkullizmit frikazi femërzuar me grarizmin trimazi burrëzuar,

 

Kompromisi i filarmonipushtetit me shkërdhatpartitura masash fatçpërgjegjshme,

 

Kompromisi i punpabërjes shpërblimit pameritor e i të djegurit me zjarrvënës,

 

Kompromisi i bluesit të varfërisë fisnikore me rap’erët e pasurisë memecuar,

 

Kompromisi i mineraleve të nevojës me qysqinë e mosguximit të kërkimit,

 

E si hiqemi sikur çdoçka që i duhet barkës së noeizmit tonë ende nuk ekzistonka,

 

Kur s’paska asgjë të mbrujttirë hiçit të enciklopedive po nga duart e hiçit,

 

Pse as energjia poetike s’vdes me vdekje poetësh por i pëcillet çmendjetjerve,

 

Na mbetet të dijmë të ndërtojmë strategji t’ia grabitim kënaqësitë kujt s’i përdor,

 

Apo dhe gjithkuji poseidues që i ruan si përrallash bodrume kala egoizmit,

 

Jo për hir të apostujeshave të zilisë-pse s’qenkan tonat kaq domosdoshmëri,

 

Por, për hir të profetikës së të vërtetës që mungesëritë e gjendshme duhen fituar,

 

Ndaj dhe shpesh na prijnë perëndeshzat e instiktit udhve ndjellishtrembra,

 

Na prijnë drejt amfiteatrit të yjeve dyshimtarë astrologë që s’i njohin euripidët,

 

Na prijnë drejt napoloniadash jo gjeneralët meritagraduar para togës dështimore,

 

Na prijnë drejt oazeve të dijes shkretëtirtarët roje zjarrndezës të aleksandrive,

 

Na prijnë drejt atlasë thesaresh nostalgjike piratë të konvertuar filantropë,

 

Na prijnë drejt qirinjsh identiteti patriotistë që drejtojnë banka gjaku tradhëtor,

 

Na prijnë drejt laboratorë ëndrrash eksperiment’pa elektrokimistë steriliteti,

 

Na prijnë drejt ejfele dashurimi konstruktorë flatrimi vuajtës sëmundje lartësishë,

 

Por meqë kopshti i bajameve të lumturimizmit s’mund të blihet në ankand,

 

Duhet mësuar si të na blatimohet dhurata që na e pret shpërblesën po barabar,

 

Oh jo më! mjaft e vlerësuam mirësinë prej nivelit të së keqes në gjithshka bëjmë,

 

Sa më e vogëlth currila e lëndimit të ndjenjës aq më lavdërorë do jemi-Jo!

 

Pse kurrë s’po qëllon që mullinjve të riciklimit të shendit të bluajmë bekimnitë,

 

Kur dishepujt e shërbesës dlirëtare janë pakur aq sa na arratijnë dhe prej librash,

 

Pas urës së vdekjes do vetvleren sepse ujëra përjetës pa busullim orientimi,

 

Jahtet e haditheve të pagëzorit respektiv s’i hyjkan kujt asnjë dallge në punë,

 

E, kur lejohet çdoçka që nuk ndalohet sistemit inkoshient të udhëheqjes së ideve,

 

E meqë gjithshka bëjmë ekziston harmonie faji pavarësisht gjykime tjetranësh,

 

Ç’orgazëm gjysmëdita kur u shpinon mallkimat mijnjerëzve që u fal lëngonjë,

 

Lëngojnë argatët e deliriumeve për farën e pambirë në marihuanishte goje,

 

Lëngojnë bojaxhinjtë e turpit për gëlqeren shterë gropash klandestiniteti pa treg,

 

Lëngojnë oficerët perandorivdekur për kufijtë gjeografipagrisur kuqëlizmit,

 

Lëngojnë argjendarët gishtsharruar të pakteve për kurorat maskrye ç’meritës,

 

Lëngojnë stallierët e hienave për pistat minuar garim kobesh paralajmëruar,

 

Lëngojnë kamerierët e dinastive pa kohë e ashensoristët e ideve streh’pa,

 

Lëngojnë berberët pasqyrathyer, kadeistët vreshtadjegur, gjakistët ç’vampirëzuar,

 

E ja që anemizmi qenka kauza e bashkdhembasve të mij velur kënaqësive,

 

Shpesh më mirë mos t’ua dëgjosh trajtidiotësin monologim “to be or non to be”,

 

Por thjesht veç t’i duash pa vullnet paragjykimash-jo për të qenë vigjilentë,

 

Ndoshta për t’ua riaktivizuar radarin e trurit e për t’i armatosur rishazi me dije,

 

Kur dhe viçat mësuan trokitmë dyer kasapit konseguencisht nga malli mosçtehës,

 

E të fatit engjëj kurrë s’na ngarkuan shpinës barrë ulërenje që nuk mbahet dot,

 

Ani pse pushtetmarrët strategë na thirrkan kratere betejash ngadhnjim’ra,

 

Më thelli kredhë mendjes-s’ka kor vajtojcash të na i pushtojë gazpambërritë,

 

Toku eja t’i përzëmë prej grigjë Atit profetucthët e slloganeve të komercializmave,

 

Pse kaq joshlëbyrazi po na e rrethojnë telgjëmbuari retinën e ekzistencës,

 

Me kaq aureola ferrparajsore që na e ikonëzojnë sa fort zhgënjeshtrisht lirinë…

 

 

© Net Isveizi

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00