Latest News
Shpresa e jetës
Pranvera është shpresa e jetës e çdo barkë shumë shpejt do ketë kapitenin e vet.
Nga Arjan Kallço
Koha e braktisjes po mbaron,
akoma endemi të përgjumur
në betejat e fundit, por
mes fundit dhe fillimit
s'ka më paqe.
Pranvera është shpresa e jetës e
çdo barkë shumë shpejt
do ketë kapitenin e vet.
* * *
Zogu i stuhisë
lodron i qetë mbi liqen
S'ka re horizonti
* * *
Marsi pranveror
Vallëzim hyjnor mjellmash
mbi valë gjoli
* * *
Zjarri i mbrëmjes
kërcëllet sot rrugëve
Zgjimi po troket
* * *
Re hileqare
Nëpër qiellin e kaltër
nuk ngjizen gjurmët
* * *
Zëri i shkurtit
ende gëlon i mpirë
në morsa dimri
* * *
Udhëtim kohësh
Maska kurrë s'e harron
fytyrën e vet
© Arjan Kallço
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment