Home | Literature | Nuk do të vdes...

Nuk do të vdes...

image
Nuk do të iki tani, mos rrini duke pritur

Me dhjetëmijë lekëshin si fletë votimi...

 

 

Nga Agim Deliu

 

(Në luftë me kancerin)

 

Nuk do të iki tani, mos rrini duke pritur

Me dhjetëmijë lekëshin si fletë votimi

Ta sillni tërë poza, gjysëm qurravirur

Në familjen time si qokë ngushëllimi.

 

I kam ndjerë "miqtë^ rrallë e më rrallë

Telefonojnë tek familja, edhe tek unë

Më ngjan se çuditen : "Akoma është gjallë?"

Si gjatë e çoi, e shtyu kaq shumë.?!

 

Në këtë botë të pistë , ka trafik hipokritësh

Asgjë nuk ka qenë, dhe as është perfekte.

Ti me mua "mik '"nuk ke pse habitesh

I ndodh edhe vdekjes të mos jetë korrekte.

 

Nuk do të vdes prej tumorit , duhanit, a smogut

Mendoj si i moçëm, dhe jetoj si i ri.

Po më vret pak nga pak humbja e shokut

Dhe vdekja e ndjenjës te të afërmit e mi...

 

...Po unë do jetoj, mbase dhe shumë gjatë...

Vdekjes nuk i fshihem, ajo s'erdhi vetë!!!

Ju që po prisni të më mbuloni me baltë

Pijeni dhjetëmijëshen, gëzoni në jetë.

 

© Agim Deliu më 06 .03. 2019

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00