Home | Literature | * * *

* * *

image
Dielli kullon fjalën prej çdo vështrimi të dyshimtë.



Nga Martin Camaj


Gjarpijtë 

 

 

Gjarpijtë u banë gurë nën tokë për t’i qindrue dimnit. Shqarthi fle në bigën e shkambit e gjallnon me dhjamë të vet si shumica e njerëzisë që nuk i ngre sytë për të këqyrë si retë e vërshojnë dritën e hanës për të pru terrin mbi ne. Asht koha e pleqnimit më vete. 

Edhe i urti rrëmbehet ndjesish apo nga frika? Ai ul kryet e thotë: e di se nuk jam vetëm, parandjenje, shpirt i lezëm nga frika! Edhe kur lumi të ngrihet akull nën kambë, na do qindrojmë aty te zanafilla. Zemra m'a ndien se nuk do të jem një zog që rrah flatrat vetëm një verë! 

 

 

 

Surretënt 

 

 

Surretënt e qepun me sukuj zhgunash vërejnë kah lindja bardhësinë e agimit dhe i kap tmerra! Fshehin duert ndër arna e ulin mbulesën e kresë deri në sy, fare të turpnuem edhe prej vetes: sa të këqij! 

Agimi lind fijesh të gojfilleve mbi karma dhe i zbulon poetit gjasende pa farë rëndësie as me qenë ato visare të ruejtuna nën hinin e moteve! I urti argëtohet e këndon. 

Në vendet ma të nalta surretënt zbardhen para dritës, digjen në vetvete e bahen shkrumb. 

Dielli kullon fjalën prej çdo vështrimi të dyshimtë.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00