Për vashën
Zili ndër rezet diellore Era tërbonte, turfullonte...
Nga E. Kllapi
Në grahmat e fundit puhitej
Një duhmë melodi
Në sytë e thellë porsi deti
Një vashë për stoli
Duhma rërë-rërë ndryshonte
Gjurmë-gjurmë dredhonte
Vashëzën porsi habi mashtronte
Këmbëzat lozonare papritur
Maja-maja tërthorë
Hapin hidhnin ngulitur
Mendja lëvizte rrethorë
Nga beli ndër ballë
Ngjitej floku përrallë
Një dritëz venitur lëshohej
Në mendje, thellë, në det
Një perlë e shtrenjtë praruar
Priste vashën për duar
Gjunjë e supe bashkë
Silueta dredhonte
Ngadalë afrohej dhe dallga
Ngadalë afrohej vashëza
Dredhtaz, rrotull, shpërhapur
era e zënë si në faj
të kapte vashëzën ngadalë
Lëshohej dhe tesha ngjiturazi
Nxehtë, faqe hundë e buzë
Në gjysmën e kapte dielli
Në gjysmen e kapte era
Duke u zënë si përhera
Vashëzën kush ta zotëronte
Deti me ofshamë e lëvdonte
Syqershinë përndritur
Një grahmë dëgjonte heshturazi
ishte vala thëriste
Ndali lozonjarin hap
Dielli më kureshtar
Shket tesha me vrap
Dhe krillet silueta trupore
Ngadalë, heshturazi, nga pak
Lëshuar ofshamë valore
Humbet vashëza përrallore
zili ndër rezet diellore
Era tërbonte, turfullonte
E blujta e përpin me të nxehtin
Nga kërcijtë deri në mjekër
Shket trupi, mbytet
Syqershi me të qullta flokë
Ashtu si kohë mendimi
Të kapë me blu ëndërrimi
Perlë si përherë
Sirenë e trillon trupin
Andej këtej, më poshtë
Taban koral praruar
Vashëza lëvronte menduar
Londronte ngjalëza ngadalë
Shtruar, në ujë si vaj
Koral me koral për një gur
Ai gur e bënte të cmuar
Ajo kërkonte stoli
As erë, as diell, as duhmë
Ajo donte marri
Dhe era me smirë xhelozie
Ndali me faj
Dhe dielli i nxehtë si zilia
Perëndoi në vaj.
Comments (0 posted)
Post your comment