Latest News
- Cikël jete -
Si gjarpër mitik laokontian...
Nga Enertin Dheskali
Si gjarpër mitik laokontian
Më shtrëngon jeta qafën e vuajtur,
Unë dhembët ngul dhe nën tufan
Luftoj, për hirin e vrarë
Të Trojës sime të heshtur.
Ajër nuk kam,
Të mbush mushkëritë e lodhura
Nga nikotina që më falën të tjërët,
Në tryezën e viteve të vrara.
Ujë nuk kam,
Në liqenin tim të pritjeve
Endjet më kthyen në Sahara.
Zjarr nuk kam,
Ma morën rrebeshet e stinëve,
Mbuluar me re dhe vetëtima.
Tokë nuk kam,
Kam vetëm pluhur dhe dhimbje
Që mbulojnë tabutin e ëndrrave të mia…
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment