Home | Opinion | Fundi i paqes së Fuqive të Mëdha

Fundi i paqes së Fuqive të Mëdha

image
Rigjallërimi i konkurrencës mes fuqive të mëdha...

 

 

Nga Hal Brands & Charles Edel

 

 

Në vitin 2010, Barak Obama mund të vëzhgonte një peizazh strategjik, ku “fuqitë kryesore janë në paqe”. Megjithatë, nëse sot nuk është rikthyer lufta mes fuqive të mëdha, epoka e paqes mes tyre ka përfunduar. Marrëdhëniet midis shteteve më të forta në botë, po diktohen gjithnjë e më shumë nga rivaliteti i padiskutueshëm dhe madje edhe nga konflikti.

 

Ka një etje gjithnjë e më madhe për pushtet dhe kontestim, një kontestim gjithnjë e më të madh, të normave dhe parimeve globale. Nga Azia Lindore në Lindjen e Mesme dhe Europën Lindore, aktorët autoritarë po testojnë periferitë e pambrojtura të fuqisë amerikane, dhe po kërkojnë të rivendosin sferat e tyre të privilegjuara të dominimit rajonal.

 

Duke vepruar kështu, ata po e vënë sistemin nën presion, njëherazi në të gjitha frontet kryesore gjeografike. Kina është në ballë të kësaj lëvizje. Ndonëse Pekini, ka qenë një nga përfituesit kryesorë të një rendi ekonomik liberal, gjë që i mundësoi arritjen e një prosperiteti të madh, udhëheqësit kinezë e kanë konsideruar përherë udhëheqësinë amerikane, si diçka që do të durohej për një farë kohe dhe jo përgjithmonë.

 

Ndërsa fuqia e Kinës është rritur, Pekini është përpjekur të dominojë Azinë e Paqësorit. Politika ka ndjekur retorikën. Për të zbehur pozitat e SHBA-së, Pekini ka provokuar anijet dhe avionët amerikane, që operojnë në ujërat dhe hapësirën ajrore ndërkombëtare.

 

Kina ka sulmuar njëkohësisht besueshmërinë e garancive të aleancës amerikane, duke përdorur strategjitë e saj, siç është ndërtimin e ishullit artificial në Detin e Kinës Jugore,  strategji që synojnë të ndryshojnë statuskuonë në rajon. Forcat e saj ushtarake dhe paramilitare, kanë provokuar apo shkelur sovranitetin e vendeve nga Vietnami në Filipine, deri në Indi.

 

Në rrafshin ekonomik, Pekini i përdor “muskujt” e tij për të shpërblyer ata që sillen në përputhje me politikat e saj, dhe për të ndëshkuar të tjetër që nuk e bëjnë këtë. Për habi, Kina ka braktisur parimin e saj të përhershëm të mosndërhyrjes në politikat e brendshme të vendeve të tjera.

 

Ajo ka zgjeruar propagandën e vet duke përdorur investimet, madje edhe ryshfetet për të bashkuar rreth vetes elitat rajonale. Duke përzier kërcënimet me joshjen monetare, Pekini po synon të ndërtojë një rend rajonal që sillet rreth saj, një sistem të ri kinez për shekullin XX-të.

 

Nëse Kina përfaqëson sfidën më të madhe afatgjatë, ndaj sistemit të udhëhequr nga amerikanët, ringjallja e konkurrencës së fuqisë së madhe, është akoma më akute në Evropë.

 

Për shumë rusë, epoka e pas Luftës së Ftohtë nuk ishte një kohë e triumfit dhe qetësisë. Përkundrazi, ishte një epokë e dobësisë dhe poshtërimit, një periudhë kur Rusia humbi statusin e saj të fuqishëm, dhe ishte e pafuqishme për t’i rezistuar shtrirjes së ndikimit amerikan dhe perëndimor.

 

Ndërsa ka rifituar një farë force, Moska po synon të rivendosë lidershipin e saj përgjatë periferisë, dhe të rikthejë ndikimin e humbur në vendet e tjera, shpesh përmes masave më pak elegante, dhe shumë më agresive se sa ato të Kinës. Rusia ka provokuar dy herë Perëndimin, duke sulmuar dhe copëtuar Gjerogjinë dhe Ukrainën, ish-republikat sovjetike që kryen “mëkatin” e animit nga Perëndimi, apo për shkak se rrëzuan nga pushteti udhëheqësit pro-rusë.

 

Në këtë kuadër, Rusia ka punuar gjithashtu për të dobësuar institucionet që garantojnë sigurinë evropiane.

 

Kremlini ka synuar të minojë NATO-n dhe Bashkimin Europian nëpërmjet sulmeve kibernetike, kërcënimeve ushtarake, dhe subversioneve paraushtarake, mbështetjes financiare për politikanët anti-BE dhe anti-NATO, dhe përhapjes së lajmeve të rreme, si dhe formave të tjera të ndërhyrjes në proceset politike evropiane dhe amerikane.

 

Në vitin 2013, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valeri Gerasimov, i përshkroi taktika të tilla si “luftëra të reja gjeneruese”. Njëkohësisht, Rusia ka përdorur eksportet e energjisë për t’i mbajtur të varura ekonoikisht shtetet në periferi të saj, dhe ka eksportuar korrupsionin dhe anti-liberalizmin në shtetet e ish-zonës së Paktit të Varshavës dhe Azisë Qendrore, për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm të vlerave liberale.

 

Udhëheqësit rusë, kanë kërkuar shprehimisht shfaqjen e një “rendi botëror post-Perëndimor”. Më së fundi, revisionizmi gjeopolitik është i fortë në Lindjen e Mesme. Irani, autori kryesor i këtij revizionizmi, nuk ka të njëjtën fuqi si Kina apo Rusia.

 

Por, është një qytetërim krenar, që nuk ka pranuar kurrë një rend në Lindjen e Mesme të udhëhequr nga Uashingtoni, dhe është një shtet revolucionar, që ka synuar me kohë të eksportojë ideologjinë dhe ndikimin e saj. Irani e ka përdorur luftën civile siriane, dhe milicitë Huhit në Jemen për të destabilizuar rajonin, çka ka rritur vazhdimisht shanset për një luftë të hapur, që mund të marrë lehtësisht dimensione rajonale.

 

Secila nga këto sfida gjeopolitike është e ndryshme, dhe secila reflekton interesat, ambicjet dhe historinë dalluese të vendit që i ndërmerr ato. Megjithatë, ekziston një bashkëpunim në rritje midis vendeve që po sfidojnë shtyllat rajonale të rendit të udhëhequr nga SHBA.

 

Rusia dhe Kina kanë bashkëpunuar në çështje të tilla si energjia, shitja dhe zhvillimi i teknologjisë ushtarake, kundërshtimi i vendosjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në gadishullin Korean, dhe stërvitjet detare nga Deti i Kinës Jugore në Balltik.

 

Në Siri, Irani siguroi trupat që ndihmuan qëndrimin në pushtet të aleatit të Rusisë, Bashar Al-Assad, teksa Moska siguroi fuqinë ajrore dhe mbulimin diplomatik. “Bashkëpunimi ynë, mund të izolojë Amerikën”- i tha Putinit, udhëheqësi suprem Ali Khamenei në vitin 2017.

 

Rigjallërimi i konkurrencës mes fuqive të mëdha, përfshin tensionet më të larta ndërkombëtare që bota ka njohur ndër dekada. Bota nuk është rikthyer ende tek përplasjet epike për dominim global që karakterizoi shekullin XX-të, por është rikthyer në normën historike të luftës së fuqisë së madhe.

,arsyeja pse ringjallja e konkurrencës së fuqisë së madhe, është aq shqetësuese.

 

Sepse revizionizmi gjeopolitik nga fuqitë e mëdha të pakënaqura, ka sjellë shumë shpesh intensifikimin e konfliktit ndërkombëtar, konfrontimit, dhe madje edhe luftës. Sjellja e fuqive të mëdha që po ndodh sot, përfaqëson sinjalin paralajmërues. Aja na tregon, se përpara mund të kemi ngjarje edhe më të rënda. /“National Interest”/ Bota.al

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0