Home | Opinion | Realiteti politik i përmbysur

Realiteti politik i përmbysur

image
Elitat intelektuale të lëna në margjina dhe të pafuqishme për të ...

 

 

Nga  Abdulla Mehmeti

 

 

 

Realiteti politik në botën shqiptare nuk është ndryshuar për 30 vjet të tranzicionit, as nuk mund të ndryshohet edhe më tej, pavarësisht nga suksesi historik i arritur me ndihmën e aleatëve strategjikë të kombit shqiptar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës (si pjesë kyçe e çështjes shqiptare në rajon), përderisa pushteti i ri është ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet mbi kulte të rrejshme: edhe atyre që ish regjimi kumunist (strukturat e ish sigurimit të fshetë shtetëror jugosllav me frymë shoviniste serbe) i ka përdorur si vegla të tij, pushteti demokratik u ka ngritur kulte dhe i ka shndërruar në ikona të lirisë dhe flamurtarë të demokracisë.

 

Edhe armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar nuk do ta bënin këtë përzgjedhje kaq naive, kundërhistorike, jodemokratike dhe dashakeqe ndaj shqiptarëve.

 

Modelin kurd për zgjidhjen e çështjes shqiptare, të imponuar nga shërbimet e huaja sekrete, fatkeqësisht një numër i madh i shqiptarëve ende e pranojnë, promovojnë dhe afirmojnë si ideologji kombëtare.

 

Edhe komunistë të devotshëm dhe agjentë të shërbimeve sekrete jugosllave dje edhe atdhetarë shqiptarë sot, nuk ka mundur dhe nuk mund të jetë askush, siç nuk mund të jetë sot çdo hajdut, matrapaz, truthatë, idiot, i paditur, lakmitar i sëmurë për pushtet e para, udhëheqës i mirë, vizionar dhe strateg i zgjidhjes së çështjes shqiptare, të ndonjë pjese të saj siç është çështja shqiptare në Maqedoni, apo së bashku të mbi 50% të trojeve etnike të mbetura nën shtete dhe regjime të huaja.

 

Një të metë kryesore duhet ta kenë të qartë të gjithë: siç nuk mund të bëhet at një kalë i ngarkuar disa herë më parë me samarë nga regjimet e mëparshme, sidomos nga pushtetet e huaja, ashtu nuk mund të bëhen liderë të lëvizjes politike me frymë të re demokratike dhe progresive, individë që për cilëndo arsye u kanë shërbyer regjimeve të mëparshme autoritare, pushteteve të kurruptuar dhe të përfshirë në krime të rënda.

 

Elitat politike aktuale, të kapura nga pushtetet e mëparshme, në Tiranë, Prishtinë e Shkup; elitat intelektuale të lëna në margjina dhe të pafuqishme për të ndërmarrë veprime të rëndësishme në interes të kombit dhe të shtetit; klanet e bizneseve, kryesisht me kapital nga burime të paligjshme dhe fondacione të jashtme, nuk mund ta ndryshojnë gjendjen e popullit shqiptar, nëse nuk krijohet një lëvizje gjithëpërfshirëse me filozofi të re politike ndër shqiptarët, në nivel kombi, me mbështetjen e domosdoshme të mërgatës shqiptare me orientim nacionalist (jo shovinist), në SHBA dhe BE, si vazhdimësi e natyrshme e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, me koncept bashkëkohor dhe me vlera qytetarie moderne.

 

(10 prill 2019)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0