Home | Opinion | Heshtja e vogël të mos provojë heshtje të madhe!

Heshtja e vogël të mos provojë heshtje të madhe!

image
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore...

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

 

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

 

Heshtja parazgjedhore fillon nga mesnata dhe vazhdon ditën e nesërme, deri në votimet e ditës së dielë, më 21 prill 2019.

 

Sa do të zgjasë heshtja e qytetarëve të Maqedonisë Veriore, sidomos heshtja e shqiptarëve ndaj padrejtësive, qeverisjes së keqe të shtetit, ndaj kësaj klase politike të korruptuar, e cila më tepër po ia hap varrin ardhmërisë së këtij vendi sesa sa që hap perspektiva demokratike dhe ardhmëri evropiane, këtë pritet ta shohim në vazhdim.

 

Që të shpëtohet nga kjo situatë, shteti të shpërtojë nga kthetrat e krimit dhe mashtrimeve, vendi ka nevojë për një klasë të re politike, vizionare, të pakorruptuar, lëvizje antikrim, për shtet të së drejtës, i cili nuk mund të konsolidohet me këtë kushtetutë aktuale dhe me ligje diskriminuese.

 

Shteti për të gjithë duhet të sigurojë edhe barazi për të gjithë, të mos prodhojë diskriminim, padrejtësi, paperspektivë dhe krizë të vazhdueshme; të mos vazhdojë me politikat e derisotme joproduktive, nga të cilat e kanë braktisur vendin afër çereku i banorëve dhe kjo mortajë nuk mund të ndalet edhe më tej, me këta politikanë dhe këtë demagogji me të cilën po helmohen qytetarët e këtij vendi, sidomos përmes medieve të pushtetit.

 

E hëna do të vijë, një ditë pas votimeve, me rezultate zhgënjyese votimi për shumicën e qytetarëve, për ata që kanë shpresuar dhe ata që kanë mashtruar, për ata që kanë sakrifikuar dhe ata që janë paguar, por do të vijë si çdo ditë deri më sot gjatë tërë periudhsë së tranzicionit mashtrues, me politikanë të vjetër, ide edhe më të vjetra, pa shpresa për dalje nga ky tunel i errët, deri sa të vendosin një ditë shumica e qytetarëve të këtij vendi, të cilët do të dinë të thonë: MJAFT ISHTE, VAZHDOJMË NDRYSHE!

 

 

 

PAPAGALLËT E POLITIKAVE TË DËSHTUARA

 

 

Reliktet e vjetra të lëvizjeve politike ndër shqiptarët, në të gjithë hapësirën etnike, të frymëzuara dhe dehura me histori të rrejshme nga e kaluara, nuk mund të krijojnë vizion të ri për ndërtimin e shtetit dhe përparimin e kombit.

 

Populli shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në trojet tjera etnike, nuk duhet të shpresojë në shtet ligjor, demokraci dhe progres me këto struktura politike që e udhëheqin popullin shqiptar sot. Nuk duhet të shpresojnë edhe për shkakun se, këto shtete janë të palustruara, që nuk kanë pastruar ende me të kaluarën e tyre komuniste, me regjimet e mëparshme totalitare, edhe të periudhës së tranzicionit.

 

Bujqit e mirë, ka kohë që i kanë hedhur parmendat mesjetare, plugjet e tërhequr me bagëti dhe i kanë zëvendësuaar ato me traktorë, multikultivatorë dhe teknologji moderne. Pse të mos veprojnë ngjashëm qytetarët shqiptarë në këto shtete, duke i zëvendësuar udhëheqësit e tyre të politikanës, këto relikte të së kaluarës, me ide të vjetruara, pasues të verbër dhe papagallë të politikave të dështuara të derisotme.

 

Secila periudhë kohore i lind njerëzit e saj, me çip gjenetik përkatës, vetëm se atyre duhet t'u hapet rruga që t'u prijnë proceseve të reje, ta ndërtojnë të ardhmen tonë dhe të tyre siç ka nevojë kryesisht gjenerata e re, dhe siç diktojnë rrethanat e sotme, si tek të gjithë popujt e qytetëruar, ku e vjetra zëvendësohet gjithmonë me të renë përmes ideve përparimtare.

 

(19 prill 2019)

 

 

MJAFT, DUHET TË JETË MJAFT!

 

Kur disa njerëz mes nesh, mjerisht të racës shqiptare, paguhen mirë nga të huajtë, u jepen privilegje dhe pushtet; kur partinë e shndërrojnë në nënë të tyre, po për këto interesa personale dhe grupore pështyjnë mbi gjithçka, përbuzin, mohojnë dhe shajnë, shpifin, njollosin dhe etiketojnë të tjerët, me emra e mbiemra, me nënë e babë, me fis e me farë, përbuzin vlera dhe merita, të gjallë e të vdekur; hajnat i promovojnë si heronj, ndërsa heronjtë e vërtetë i njollosin si tradhtarë, vlerat kombëtare i shpallin të dyshimta e të huaja, i falin dhe shesin pa turp, pa fytyrë e perde! Por, mos harroni, zullumi përherë këputet së trashi!

 

(17 prill 2019)

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0