Home | Opinion | Satirë

Satirë

image
Për luftën në përgjithësi dhe ...

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

Për luften në përgjithësi dhe luften e Koshares në veçanti i besoj vetëm fjalëve të njerëzve që e kanë ndier së paku një natë të errët dimërore, pranverore, verore dhe vjeshtore eren e gjakut dhe barutit siç janë Gjeneral Ramush Haradinaj, Gjeneral Fatmir Limaj, Dr Jakup Krasniqi, Gjeneral Nasim Haradinaj, Gjeneral Bislim Zyrapi, Sabit Gashi, Isuf Krasniqi, Lulzim Gashi Gulinovi, Liri Loshi, Isa Xhemajlaj dhe të gjithë ata që kanë luftuar kudo në trevat etnike shqiptare dhe jo vetëm në Kosharë.

 

Për luften guxon me fol gjithashtu çdo shqiptar dhe shqiptare e pa mbrojtur që ka përjetuar tmerr nga bishat barbare serbe kudo në Kosovë, Iliridë e Luginë.

 

S’guxon me fol për luften Baton Stanishiqi që e ka shpallur vetën të vrarë për së gjalli për t’a përcjellur live prej ekranit televiziv nga varri .

 

Për luften s’guxon me fol Valon Syla që e han me tonelata mutin e diasporës, e tërë kohen ka shpresuar se do t’a punësojnë Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi në hotelin Rogner si pastrues të nevojtores.

 

Për luften s’guxojnë me fol njerëzit që e kanë përcjellë nga ekrani televiziv i Hotelit Rogner, e sidomos njerëzit që kanë mësuar gjithçka për të nga filmat partizan me gjerman si Sutjesjka, Neretva dhe Kozara duke ngrënë kikiriki dhe fara.

 

Unë për veten time për luften më së shumti kam mësuar nga rrëfimet e Ibrahim Kelmendit i cili na informon për keqpërdorimet e Shtabit Rogner dhe Bukoshinski natë e ditë, që të shohim pakëz dritë.

 

Ky është edhe shkaku pse e dua kaq shumë Ibrahimin, sepse ky luften e ka kalu në '' Syrin e Orkanit'', prandaj informatat që i posedon i shfrytëzon për shkaktimin e cunamit.

 

Kaq kisha për të thënë në këtë mëngjes më diell të drojtur, si populli ynë i pa mbrojtur.

 

Po e përfundoj me fjalët e komentuesit Ardian Jasiqi i cili shkruan, citat:

 

” Njeriu i vetëm që ka kompetencë të mjaftueshme për të folur për luften e Kosharës është Nasim Haradinaj. Mirëpo e kam përshtypjen që për shkaqet që vetëm ai i njeh nuk e thotë gjithmonë 100% të vërtetën. Sipas informatave që i kam nga Arkivi i NATO-s në Betejen e Koshares kanë qenë të involvuar 275 deri 300 persona te trajnuar profesionalisht për luftë. Trajnimin e kanë përfunduar me sukses në Padesh të Shqipërisë. Prej këtyre 275 e ca luftetarëve, 113 janë vrarë, përfshirë Sali Çekun dhe Agim Ramadanin. Këta 300 persona, pothuajse vet e kane çliruar Kosharen dhe e kanë mbajtur nën kontroll deri kah fundi i majit 1999 kur kanë marrë urdhër nga trupat e NATO-s për t’i liruar pozitat. 1000-1500 ushtarë vullnetarë dhe ushtarë profesionist nuk kanë marrë pjesë fare në betejë. Kurse sipas të njëjtave informata, në Kosovë ka ekzistu vetëm një njësi ushtarake që i ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme makinerisë vrastare serbe e ajo është njesia Shqiponjat e Zeza e Ramush trimit e cila ka qenë e përbërë nga gjithsej 33 ushtarë. Pas intervenientit të NATO-s ju kanë bashkangjitur edhe disa të tjerë për t’a rrumbullakosur shifrën në gjithsej 100 luftëtarë. Këta luftëtarë për shkak të përgatitjes së dobët profesionale, fatkeqësisht më shumë kanë qenë barrë për Ramushin se sa ndihmë. Ky është edhe shkaku pse faktori ndërkombëtar i kundërshton kaq ashpër këto lista të rrejshme të veteranëve, sepse në Kosovë kanë luftuar ashtu si duhet maksimalisht 3000 luftëtarë, prej te cilëve 1756 e kanë dhënë jetën heroikisht për liri. Sikur t’i kishte Agim Ramadani 3000 luftëtarë të trajnuar profesionalisht pas vete, jam i sigurt se për 48 orë do t’a çlironte gjysmën e Kosovës dhe jo vetëm Kosharën.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0