Home | Opinion | 1 Maji i nacional socializmit financial global

1 Maji i nacional socializmit financial global

image
I gjithë ky investim në sistemin financiar global është bërë vetëm për të blerë kohë për vazhdimin e hajnisë dhe mashtrimit.

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

Menaxherët e bankave më të mëdha kineze dhe ruse, sado paradoksal që do t'ju duket ky konstatim, jo vetëm që i kanë lexuar si lektyrat shkollore dhe i kanë mësuar përmendësh si vjershat metodat e fëlliqura dhe djallëzore të menaxherëve të bankave më të mëdha amerikane, gjermane, angleze, zvicërane dhe franceze, por edhe rregullat e lojës të cilat në të ardhmën e afërt do t'i diktojnë vet.

 

Gjermania si asnjë shtet tjetër në botë ka përfituar nga kriza financiare dhe ekonomike botërore e vitit 2008 për shkak të avantazhit ilegal ekonomik dhe financiar të arritur :

 

A. Përmes përgjysmimit të borxheve të jashtme pas hyrjes së parakohshme të valutes Euro në fuqi.

 

Kjo hyrje e parakohshme e valutës Euro në fuqi ndodhi pas insistimin brutal të Helmut Kolit që e kishte organizuar një financim mafioz të bashkimit të Gjermanisë me ndihmën e elites së atëhershme politike.

 

Prognoza e tij se kjo mënyrë katastrofale e financimit do të neutralizohej përmes futjes së parakohshme të valutes Euro në sistemin financiar të Eurozonës me qëllim të shpëtimit të shtetit nga kolapsi, jo vetëm që u realizua por u tejkalua shumëfish.

 

B. Ky avantazh është vazhduar dhe zgjeruar më tutje përmes reformës që Gerhard Schröder ia bëri sistemit social dhe pensional, që njihet si Agjenda 2010 dhe që ndërlidhet me ngrirjet dhe shkurtimet masive të pagave të punëtorëve për 9 vite rresht.

 

C. Ky avantazh ndërlidhet edhe me reduktimin alarmant të të drejtave të punëtore në tregun e punës.

 

dhe

 

D. me shkeljen e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit për nivelizimin e pagave të punëtorëve në shtetet që njihen si lokomotiva të zhvillimit ekonomik të Eurozonës, sepse nivelizimi i pagave krijon parakushteve optimale për konkurrencë të barabartë dhe korrekte në tregjet botërore, ndërsa mosrespektimi i marrëveshjeve e favorizon vetëm një shtet që në këtë rast ishte dhe mbetet Gjermania.

 

Gjermania në këtë mënyrë punëtorët i ka shndërruar në skllever modern dhe enkas për t'a e ka krijuar sektorin e pagave të ulëta duke i favorizuar punëdhënësit si askund në botë dhe duke i pajisur me ingerenca Skllavopronarësh.

 

Në këtë mënyrë e ka reduktuar aq shumë koston e prodhimit, sa që përmes ofertave më të lira të produkteve cilësore ka arritur t'i dëbojë me lehtësi të paparë të gjithë konkurrentet ekonomik të Eurozonës nga tregjet botërore, duke ju shkaktuar në këtë mënyrë punëtorëve të këtyre shteteve humbje masive të vendeve të punës.

 

Fakti që kolapsin e bankave e kanë shkaktuar kriminelët e pangopur bankar të prapaskenës që janë njëkohësisht shtetas të shteteve që kanë përfituar më së shumti prej tij , ndërsa evitimin e kolapsit e kanë financuar me lekët e tyre taksapaguesit e pafajshëm dhe të dëmtuar të shtresës së ulët dhe të mesme nga mbarë globi, është një dëshmi e qartë se bëhet fjalë për një sistem politik, ekonomik dhe financiar botëror thellësisht të koklavitur, të kalbur, të padrejtë, të paparashikueshëm, krimogjen dhe të paqëndrueshëm.

 

Prandaj sistemi bankar global siç funksionon sot është Eldorado i krimit të legalizuar që shërbehet me metodat më të rafinuara dhe ilegale që i njeh historia e njerëzimit, ndërsa menaxherët e këtij sistemi nga prapaskena janë njerëzit më të rrezikshëm, më të poshtër dhe më të pashpirt që i njeh historia e njerëzimit.

 

Kjo qetësi momentale në sistemin financiar global e arritur me lekët e taksapaguesve të pafajshëm është në fakt qetësia para një Stuhie shumë më të tmerrshme.

 

Sepse, përveçse nuk ka dhënë askush llogari për shkaktimin e krizës së lartpërmendur, nuk është bërë asnjë ndryshim apo reformë esenciale që do t'i menjanonte shkaqet e krizës së kaluar dhe do t'i parandalonte krizat e ardhshme.

 

I gjithë ky investim në sistemin financiar global është bërë vetëm për të blerë kohë për vazhdimin e hajnisë dhe mashtrimit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0