Home | Opinion | Të pangopurit e përhershëm

Të pangopurit e përhershëm

image
Këta  vampirë kanë përpirë të gjitha resurset për sigurimin e mbijetesës...

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

 

Fakti që ndaj njerëzve keqdashës e sidomos keqbërës jam tmerrësisht i ashpër dhe pamëshirshëm, nuk ma lehtëson aspak punën që e bëjë, përkundrazi.

 

Mirëpo a jam i pamëshirshrshëm ndaj tyre nga urrejtja personale ?

 

Jo, kurrën e kurrës.

 

Sikur këta njerëz ta digjnin lëkurën e tyre me cigare, gjithashtu do t'i kritikoja, por me butësinë e nënës Terezë, urtinë e Dalai Lames, maturinë e Gjergj Fishtës, paqen shpirtërore të Ghandit dhe brengën e psikologut.

 

Sepse edhe sikur ta dëmtonin vetveten e tyre, do të më vinte keq që po e dëmtojnë shtëpinë e shpirtit që e kanë dhuratë nga natyra dhe që e mban emrin trup.

 

Prandaj do të bëja gjithçka që është e mundur dhe pamundur për t'i bindur se nuk bëhet kiameti, nëse ka vendosur që të mos këndojë kurrë më në duet, me Mahmut Feratin Shyhreti.

 

Mirëpo këta njerëz ia kanë thithur si vampirët, jo vetëm të gjitha resurset për sigurimin e mbijetesës, por edhe gjakun popullit.

 

Përveç kësaj ia kanë thithur si vampirët edhe shanset për përparim shtetit, pa pasur asnjë pikë mëshirë për fëmijët e uritur që jetojnë me 1 Euro në ditë, gjë që është dëshmi e pastër si loti, se për këta monstruma nuk ekziston as kombi, as atdheu, e as Zoti.

 

Përkundrazi, për këta njerëz Zot, atdhe dhe komb është pushteti dhe leku, prandaj vafshin në dreq të mallkuar, i lëshoft toka e përgjakur dhe ua copëtofshin kadabrat shqiponja dhe lejleku.

 

Sepse kur apetitet nuk kushtëzohen me merita dhe kur meritat nuk i nënshtrohen humanizmit, atëherë ne pushtet vijnë dhe qëndrojnë përjetësisht muratorët e materializmit, ekstremizmit, shovinizmit, racizmit, fashizmit dhe nazizmit.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0