Virusi i Wuhan -it?
Çështja e origjinës së virusit është një pyetje...
Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së janë të shqetësuar për biosigurinë në një laborator virusesh në Wuhan, Kinë. Laboratori është në të njëjtin qytet nga ku koronavirusi u përhapë në të gjithë botën.
Dhe Presidenti Donald Trump ka thënë që qeveria e SHBA-së po shikon raporte të pa verifikuara akoma por që thonë se virusi doli nga një laborator.
Atëherë, çfarë na bën të kuptojmë për situatën aktuale të pandemisë?
Çfarë masash sigurie përdorin laboratorët?
Laboratorët që studiojnë viruse dhe bakterje ndjekin një sistem sigurie të njohur si standardet BSL, ku BSL është shkurtim për nivelin e Biosigurisë. Ekzistojnë katër nivele, të cilat varen nga llojet e viruset biologjike që studiohen dhe masat e nevojshme për t’i izoluar ato.
A nuk kishte pretendime të mëparshme për daljen e virusit nga një laborator?
Po, pothuajse sapo u shfaq koronavirusi, pati spekulime për origjinën e tij. Një teori në internet, që u bë virale në janar, sugjeroi që virusi mund të ishte krijuar në një laborator si “bioweapon” [armë biologjike]. Ky pretendim është hedhur poshtë vazhdimisht nga shkencëtarët, të cilët vërejnë se studimet tregojnë që virusi e ka origjinën te kafshët – ka shumë të ngjarë te lakuriqi i natës.
Viruset gjithashtu mund të ndërtohen për qëllime të kërkimit shkencor themelor. Por një studim amerikan mbi gjenomin e koronavirusit i botuar në Mars nuk gjeti shenja se ai ishte i krijuar.
Pastaj ekziston pretendimi për një lëshim aksidental të një virusi natyror nga një laborator. Afërsia e tregut të ushqimeve të detit në Wuhan ku nisi shpërthimi, me laboratorin që ndodhet aty, nxitën spekulime për një lidhje, dhe të paktën dy institucione që kryejnë kërkime mbi sëmundjet infektive e konfirmojnë si mundësi.
Çështja e origjinës së virusit është një pyetje shumë e vështirë. Ka pasur diskutime prapa kuintave në komunitetin e ekspertëve të biosigurisë, duke vënë në dyshim teorinë që virusi e ka origjinën nga tregut i peshkut në Kinë.
Por aktualisht nuk ka asnjë provë që ndonjë institut kërkimor në Wuhan ishte burimi i Sars-CoV-2.
Të enjten e kaluar, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian foli mbi këtë çështje në një konferencë shtypi, duke u thënë gazetarëve dhe zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetit: “Është thënë shumë herë se nuk ka prova se koronavirusi i ri u krijua në një laborator”.
Presidenti Donald Trump, i cili ka qenë nën breshëri kritikash mbi përgjigjen e administratës së tij ndaj pandemisë, tha se qeveria amerikane po heton teorinë e laboratorit. Kina është akuzuar vazhdimisht për mungesë transparence në fazat e hershme të shpërthimit, dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka thënë se Pekini “duhet të flasë sinqerisht” për atë që di.
Mes kësaj lufte fjalësh midis vendeve, puna e mundimshme – dhe kryesisht e padukshme – shkencore për të gjurmuar origjinën e virusit do të vazhdojë.
Comments (0 posted)
Post your comment