Home | Opinion | Shteti demokratik i njëmendësisë!

Shteti demokratik i njëmendësisë!

image
Edhe pas njëzet viteve pluralizëm, në Maqedoni ka burgosje dhe arratisje me motive politike. Ka të burgosur që po kalben prapa grilave të burgjeve, politikisht të motivuara.

 

 

 

Driton Zenku

 

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, më së miri përshkruhet me faktin që një lider partie ekzekutohet në rrethana të dyshimta, një tjetër lider po ndiqet nga ana e shtetit. Lideri i parë i PPD-së, ka qenë i burgosur për motive politike, rektori i parë i Universitetit të Tetovës u vu në pranga për shkak se kërkonte hapjen e universitetit në gjuhën shqipe, derisa dy kryetarë komunash u burgosën vetëm se kërkonin zyrtarizimin e simboleve kombëtare

Maqedonia e post komunizmit, edhe pse ka kaluar dy dekada me sistem të ri të quajtur demokratik dhe tanimë e pavarur nga ish Federata jugosllave, veprimet e veta nuk i ndan për asnjë milimetër nga sistemi i kaluar represiv, të paktën kur flitet për relacionin me faktorin shqiptar që jeton brenda kufijve të këtij shteti.

Edhe pas njëzet viteve pluralizëm, në Maqedoni ka burgosje dhe arratisje me motive politike. Ka të burgosur që po kalben prapa grilave të burgjeve, politikisht të motivuara. Ka arratisje të njerëzve nga ky shtet, për shkaqe politike, ka edhe likuidime politike. Një nga ato ishte lider i Alternativës Kombëtare, Harun Aliu, i cili së fundi në rrethana të dyshimta u ekzekutua nga forcat policore me pretekstin tanimë të njohur. Lider i një subjekti tjetër politik, Partisë Demokratike Kombëtare, Xhezair Shaqiri po ashtu është në kërkim nga ana e shtetit.

Historia më e re e këtij shteti mban mend edhe burgosjen e rektorit të parë të Universitetit në gjuhën shqipe, Fadil Sulejmani. Të burgosur politik, pas “demokratizimit” të Maqedonisë kanë qenë edhe dy kryetarë komunash, kryetari i Tetovës, Alajdin Demiri dhe ai i Gostivarit, Rufi Osmani në vitin 1997, për shkak se përpara godinave komunale kishin ngritur flamujt kombëtarë të shqiptarëve.

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, më së miri përshkruhet me faktin që një lider partie ekzekutohet në rrethana të dyshimta, një tjetër lider po ndiqet nga ana e shtetit. Lideri i parë i PPD-së, ka qenë i burgosur për motive politike, rektori i parë i Universitetit të Tetovës u vu në pranga për shkak se kërkonte hapjen e universitetit në gjuhën shqipe, derisa dy kryetarë komunash u burgosën vetëm se kërkonin zyrtarizimin e simboleve kombëtare.

Metodat e dikurshme të qeveritarëve dhe aparatit represiv shtetërorë të ish federatës jugosllave, aspak nuk ndryshojnë nga metodat që edhe sot e kësaj dite aplikohen nga shteti dhe pushteti i Maqedonisë. Së fundi, opinioni publik ishte dëshmitarë të një realiteti antidemokratik, se si ndiqeshin dhe kërcënoheshin aktivistët e shoqatave civile që organizuan protestën e 10 majit në Shkup.

Metodat e tilla represive janë larg standardeve të një shteti demokratik. Një shtet ku sanksionohet liria e shprehjes, ku ndiqen njerëzit që mendojnë ndryshe, kur nuk lejohet përdorimi i gjuhës amtare, ku e drejta fetare diskriminohet, ku njeriu nuk ka të drejtë të jetë i barabartë me tjerët vetëm pse ka përkatësi tjetër nacionale dhe fetare, kur nuk lejohet e drejta e protestës, ai shtet nuk mund të quhet ndryshe veçse shtet me sistem të njëmendësisë, totalitar dhe në asnjë moment nuk mund të përkufizohet si shtet me sistem politik te demokracisë.

E përbashkëta e 20 viteve të sistemit të “demokracisë” në Maqedoni, është fakti që gjitha këto dukuri kanë ndodhur nga çdo garniturë politike që ka pasur pushtetin periodik brenda gjithë kësaj kohe. Diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk amniston asnjë pushtetmbajtës maqedonas, qoftë i djeshëm apo edhe i sodit. Fatkeqësisht, rrethanat që shfaqen së fundi edhe me brezin e ashtuquajtur të ri të politikanëve maqedonas, aspak nuk premton një të nesërme më të mirë, sa u përket relacioneve mes “shtetit dhe pushtetit maqedonas” kundrejt shqiptarëve që janë lindur dhe jetojnë në territorin e këtij shteti.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00