Sinoptika e re amerikane për Tiranën
Sepse ne skemën e sotme ballkanike prezenca amerikane synon stabilitetin e një hapësire ku shqiptaret kane tashme pozita vendimmarrëse ne tre shtete.
Vladimir Lame
Ndërsa presidenti Obama hidhte firmën mbi një listë emërimesh të administratës së tij diplomatike në disa vende te botës, Tirana zyrtare po rikthehej në hapësirën fluide mes ngërcit dhe krizës. Shumë larg ambientit të realpolitikes shqiptare po të shumtë ishin ata që u përpoqën të gjejnë kontaktin e arsyetimit mbi të emëruarin ambasador të ri në Tiranë. Alexander A. Arvizu i përfshirë tërësisht në situatat konfliktuale disa vjeçare të Azisë së Larget do t`i duhet të maturojë tranzicionin e gjatë në vendin më të varfër ballkanik.
Kur Obama deklaronte emrin e ambasadorit te ri për Tiranen palët politike ne parlamentin shqiptar i kujtonin njëra tjetrës se ishin po ata njëzet vjet pare ne atë parti qe ish rrezuar me nisje nga rruga e ambasadave ne 2 Korrikun e 1990. Një vend ku elitat janë sjellë rrathëve që kanë në epiqendër po ata njerëz që kanë shkruar politikisht dy dekadat e fundit.
Ambasadori i ri do të lëvizë në këtë terren me interesin që ka administrata Obama për Shqipërinë dhe në një kontekst me të gjerë ne koordinim te plote me koleget e tjerë amerikane ne rajon. Sepse ne skemën e sotme ballkanike prezenca amerikane synon stabilitetin e një hapësire ku shqiptaret kane tashme pozita vendimmarrëse ne tre shtete.
Aty kur shqiptaret edhe pse kane përmirësuar logjistiken e lëvizjes shohin me kujdes e njëkohësisht me padurim integrimet ndërshqiptare ku faktorizimi përputhet me balancat e gjeopolitikes se Ballkanit. Ambasadori i ri amerikan pason John Ëithers, paraardhësin e tij qe le gjurmët ne memorien e ngjarjeve qe pasuan rotacionin politik te 2005 dhe ne shfaqjet e preferencave politike përtej kostumit te diplomatit. Nëse do te skanonim karrierën disa vjeçare diplomatike te Alexander A. Arvizu, ne Shqipëri ai do te jete për here te pare ne karrigen e ambasadorit post te pa provuar me pare. Karriera e tij përfshin detajet e politikes amerikane për Azinë e largët qe nga viti 1991. Nga Bangkok ne Tajlande me tej Kamboxhia karriera e ambasadorit te ri amerikan ne Tirane është sjelle mes ekspertizës politiko-ushtarake për te vijuar me detyrën e zv konsullit ne Seul për katër vjet dhe ne po ne te njëjtin pozicion ne Osaka-Kobe, Japoni. Ne anën akademike ambasadori i ri amerikan ka shkëlqyer me studimin e thelluar mbi Azinë e Largët e me gjere. Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, ai është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë ka qenë zv/Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Per ti kthyer pikëpamjeve diplomatike mbi Ballkanin Perëndimor te presidenti Obama ne Samitin e NATO-s ne Strasburg e përshkroi rajonin si një zone ku konfliktet janë ende te rrezikshme.
Dhe mesazhi i Bamës për ambasadorin e ri ne Tirane është i qarte, zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes negociatave.
Politika shqiptare ka tashme nevoje për një dorë konstruktive e te paanshme brenda mantelit diplomatik te keq përdorur deri tani. Vjeshta diplomatike nis me nisjen e mandatit te shefit te ri te selisë amerikane ne rrugën e Elbasanit dere ku kane trokitur me radhë njerëzit qe kane marre përsipër për te sjelle progres e reforma te matshme. Është e qarte se integrimet euroatlantike nuk janë me një benifit apo mëshirim për askënd ne pushtet e rreth tij , për askënd qe mesazhet e perëndimit per shqiptaret nuk ka mundur ti lexoje deri tash. Një kapitull i ri hapet ne historikun e marrëdhënieve disa vjeçare shqiptaro amerikane ku sinoptika e përtej Atlantikut ka pare nga te gjitha stinët dhe ne çdo stine atë qe ne presim te shohim nga sot. Kohe kur dhe administrata e re shqiptare e konfirmuar prej një viti po përgatitet për një stine emërimesh diplomatike.
Gjithsesi teatri ynë tragjikomik diplomatik vijon ne një vend ku ne territorin e ambasadës amerikane kapet sekretari i ministrisë se jashtme shqiptare me droge dhe kjo nuk është një shenje për pritje interesante për shefin e ri te Uashingtonit ne Tirane!
(Autori është Profesor ne Fakultetin Juridik, Universiteti Shtetëror i Tetovës)
Comments (0 posted)
Post your comment