Home | Opinion | Gjithçka “Politikë”!

Gjithçka “Politikë”!

image
Eh çka ishte kanë kjo politika, ngrit, ul, gëzon, hidhëron, bashkon, ndan, politikë interesash klanesh të caktuara, politikë kombëtare, politikë përçarëse, lojëra politike...

 

 

 

 


Jonuz Ahmeti, Bachelor i Drejtësisë

 

Të flasësh dhe të bësh diçka është e pamundur të mos asociosh në politikë... Eh çka ishte kanë kjo politika, ngrit, ul, gëzon, hidhëron, bashkon, ndan, politikë interesash klanesh të caktuara, politikë kombëtare, politikë përçarëse, lojëra politike, politikë humbje, politikë vdekjesh, lider, kryetar, president, bos, shef, njerëz të pasur, të lumtur, të hidhëruar e të varfër, parti demokratike, liberale, kombëtare, komuniste, parti mafish; kufij liberalë pak të mbyllur e shumë të hapur, shtet me shumë shtete brenda, ndërtime me leje e pa jele, me korrupsion legal, me plotë zyrtar zyrash, me edukatë 200 eurosh, me shëndet 190 euro ....... hej politikë hallall të qoftë, ti je ajo që bën të gjitha këto .... jo jo moj politikë, nuk është se ti je kaq e zonja, por diçka tjetër të shtyn të jesh kaq madhështore, po aq edhe e frikshme, ty të manipulon dikush, ti aq sa je e mirë, je aq e keqe, ti nuk duhej të ekzistoje fare, të gjithë do të ishin më të lumtur, më të qetë.

Mirëpo qe do puna që edhe ti ekziston, problemet politike nuk kanë të sosur, një vend i vogël prodhon kaq shumë politikë, një vend i vogël me mbi 30 parti, me qindra kryetarë, me mbret e parlament, me qeveri e president, me dhjetëra shtete brenda, me një ekonomi në kolaps të vërtetë, me një popullsi që Zoti e di se sa është, ka vetëm një gjë "politikë dhe vetëm politikë".

Gëzohem shumë që vendi im i vogël është kaq i politizuar, ama hidhërohem kur shoh se çfarë politike bëhet, qindra kryetarë të zgjedhur e të vetëshpallur, çdo ditë rrinë vetëm duke u sharë, çdo ditë rrinë e mendojnë "nuk e deshi Zoti të vdes më shpejt ai kryetar, e unë të mund të vi në fronin e tij", harrojnë të zinjtë të mendojnë se kanë një mbret (PSSP - EULEX) mbi president, e mbi parlament, por s'ke çfarë bën kur atë nuk guxojnë as vetë me vete ta shajnë.

Mbi 30 parti punojnë për pavarësi, sa gjë madhështore, por prapë edhe sa naive, njerëz pa kurrfarë ndjenjash kombëtare, secila parti do ta bëjë pronë private "pavarësinë", çfarë është kjo duan të gjithë pavarësinë, e në anën e tjetër bosët e këtyre partive kurrë nuk duan ta shohin njëri-tjetrin e të qajnë hallin e saj... Një gjë është e sigurt, të lumtë ne se pavarësia na erdhi dhe ky vend nuk do t’i ketë dy qeveri siç i kishte dikur, por mbi 30 sysh, do të kemi kryeministër vendi, kryeministër ndërkombëtarësh, kryeministër serbësh, maxhupësh, kryeministër nën hije, kryeministër të pakënaqurish, do t’i kemi tre apo katër kryeqytete, do të jemi të ngopur nga gjithçka të importuar nga jashtë, vendi ynë do të jetë i hapur ndaj gjithçkaje sa që do t'ia kenë lakmi të gjithë të jetojnë këtu, kriminelë, të korruptuar dhe të ata që nuk kanë shpresë të jetojnë diku tjetër... Ata të cilët dikur mbanin librezat e partisë komuniste sërish do ta riaktivizojnë vërdallën e dikurshme...

Ehhhhh, ky është një demoralizim, vendi im politikë që priti më shekuj (për të mos thënë mbi 2 mileniume) për të ardhur këtu të jetë nesër i tillë, jo more jo, ka ende njerëz të ndershëm e me ndjenja kombëtare dhe që interesat e tyre personale i shkrijnë për ato kombëtare, që mendojnë dhe punojnë që ky vend të fitojë lumturi, paqe dhe e dinë mirë se korrupsioni është vepër kriminale, e dinë se kështu siç është duke u punuar sot nuk krijohet shtet, e dinë të kuptojnë se sa madhështore është që të punosh drejtë, të respektosh, të duash dhe të sakrifikosh ............ por kur dhe ku janë këta njerëz, pse kanë lënë në mëshirën e fatit të gjithë këtë lojë, pse janë mundur në të gjitha frontet e luftës, pse ................... . koha ec, gjithçka është ka shembët, çdo gjë morale dhe kombëtare është dhunuar, vendi im politikë është vend i pavarur, në protektoratin ndërkombëtar, koloni e Evropës, pjesë e ish jug..., ku jeni or ju njerëzit e ndershëm e shihni dhe e ndjeni këtë, vendi ynë politikë po konsumon gjithçka, kufijtë tanë janë të zhveshur fare nga çdo ndalesë, importojmë bukë, kripë ...... prostitucion, drogë, e në anë tjetër nuk mund të eksportosh asgjë, ti je kosovar, ti je jug.., ti je evropian, ti je dreqi e di, veçse ke çfarë ke ti nuk mund të shkosh askund, por në fund të fundit në më shumë e duam vendin tonë dhe dëshirojmë të jetojmë këtu, kurse vetëm ëndërrojmë të ikim nga këtu.

Shihni or ju njerëz të ndershëm se çfarë është duke ndodhur rrotull jush, bëhuni edhe ju politikanë, ama politikanë të ndershëm dhe thoni "JO", të gjithë kësaj historie........ky vend nuk ka nevojë për zyrtarë zyrash, por për zyrtarë njerëzish, ky vend nuk ka nevojë për njerëz të korruptuar, por për njerëz shtetformues, ky vend nuk ka nevojë për pallate luksoze, por për zhdukjen e problemit të strehimit, ky vend ka nevojë të heqë varfërinë, të punësojë rininë, ky vend i vuajtur dhe ngopur me luftëra dhe lloj lloj politikash ka nevojë të jetë i qetë një herë, boll më me këto lojëra, nuk ka nevojë që dikush të bie viktimë e lodrave të ndyra politike, të kuptojmë se jemi njerëz dhe duam ta shijojmë jetën, si nuk ju dhimbsen vitet, si nuk kanë turp, a e dini se nuk ishit, jeni, por nuk do të jeni, pse nuk i leni njerëzit të qetë, pse nuk bëheni bashkë për të arritur qëllimet e larta, pse bëni gjëra të mbrapshta...

Prapë se prapë ju bëni politikë, mirëpo një gjë ta dini mirë, se çdo gjë ka edhe peshën e vet, andaj keni kujdes që në peshore të triumfojnë të mirat, e jo të këqijat, dini mirë se jo çdo gjë që bëni është e mirë, dije se në qoftë se je duke punuar për dikë duhet edhe të sakrifikosh, dije se kur dikush të beson të punosh apo të flasësh në emër të tij, nuk duhesh të manipulosh me atë besim, dije se ti je një që nga ti presin, 1, 10, 100, 1000, 1 milion njerëz dhe herë do kur do herë duhesh të i japësh llogari atyre...

"Shumë luftëra i kemi fituar por i kemi diskualifikuar në paqe, ç'është kjo a thua ne nuk dimë të bëjmë paqe apo jemi të dënuar të vuajmë?".

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00