Fenomenologjia dhe Ekzistencializmi
Filozofinë si shkencë mbi thelbet e kulluara, fenomenologjia ia kundërvë njohjes reale të fakteve. Fenomenologjia ka shërbyer e shërben si baze teorike për filozofinë ekzistencialiste.
Artan Kajtazi
( J. P. Sartre, M. Heidegger, S. Kirkegardi, E. Huserli etj.)
Fenomenologji (gr. phainomenon-i shfaqur, shfaqje, logos-dije, teori), rryme idealiste subjektive në filozofinë e sotme borgjeze, e themeluar nga filozofi gjerman E. Huserl (1859-1938). Edmund Huserl u lind në provincën Prosnic. Studioi për fizikë, astronomi e matematikë. Tekstet e Huserlit janë: Filozofia e aritmetikës 1891, Hulumtime logjike 1900, Leksione mbi fenomenologjinë 1904-1905, Leksione mbi fenomenologjinë e vetëdijes së brendshme të kohës 1905-1910, Ideja e fenomenologjisë 1906-1907, Filozofia si shkence rigoroze 1911, vëllimi i pare i veprës Idetë 1913, Filozofia e pare 1923, Psikologjia fenomenologjike 1925, Logjika formale e transcendente 1928, Meditime karteziane 1831, Huserl shkroi dhe pjesën e pare të librit Filozofia dhe kriza e njeriut evropian 1936. Edmund Huserl vdiq në moshën 79 vjeçare në Frajburg të Brajzgaud.
Në fillim interesi i Huserlit ishte logjika dhe matematika, pastaj ai zhvilloi një version të hershem të fenomenologjisë duke u përqendruar kryesisht në gnoseologji gr. gnosis-njohje, logos-dije, teori / teori e njohjes; pastaj kaloi në pikëpamjen mbi fenomenologjinë si themeli universal i filozofisë dhe shkencës; se fundi ai hyri në një faze në të cilën ideja e tij për botën e jetës, Lebensëelt, u be tema me dominonte e fenomenologjisë se tij.
Filozofia e Huserlit zhvillohet nga bindja e tij e thellë, se kultura perëndimore e ka humbur drejtimin dhe qëllimin e saj të vërtetë. Sipas tij ajo, nga e cila duhet të shpëtohet arsyeja njerëzore, krijon sfondin e fenomenologjisë së tij. E. Huserli thotë së “fenomenologjia duhet ta nderoje Dekartin si patriarku i vërtetë i saj”. Huserl e formuloi këtë frymë të veçantë të fenomenologjisë duke pranuar një pjesë të pikënisjes së Dekartit. Huserl thotë: “Kështu ne fillojmë secili për veten dhe brenda vetes me vendimin për të mos e përfillur njohjen tonë të tanishme”.
Ajo që i jep E. Huserlit termin fenomenologji si term përshkrues i filozofisë se tij, është mospranimi i tij për të shkuar përtej të vetmes prove ose të dhënash të përftueshme; domethënë, të dhënat që i jepen vetëdijes dhe të dhënat që burojnë nga pamjet e jashtme-nga fenomenet. Fenomen gr. phainomenon-shfaqje / dukuri e thelbit të sendeve, e kapshme nga organet e shqisave. Çështja e tij është së fenomenet, ose çfarëdo qoftë, në fund të fundit përmbahen në vete aktin subjektiv, me anën e të cilit ajo, që ekziston, behet e pranishme në vetëdije. Me një fjalë, elementet e përvojës sonë, fenomenet, i kuptojmë me se miri duke zbuluar rolin aktiv të vetëdijes në synimin e fenomeneve dhe krijimin e tyre.
Lidhja midis ekzistencializmit dhe fenomenologjisë nuk është gjithmonë e dukshme, pasi një pjesë e mire e filozofisë së Huserlit shprehet me gjuhe teknike, madje gjuhë të veçante shkencore, ndërsa ekzistencializmi përqendrohet ne interesat e përditshme njerëzore të ekzistencës së përditshme të njeriut. Më të drejte E. Huserl quhet babai i fenomenologjisë. Huserl llojin e tij të ri të filozofisë, e quante fenomenologji, e kishte përqendruar mbi individin duke thëne se filozofia e vërtetë duhet t`i kërkoje themelet e saj vetëm tek njeriu dhe, në mënyre më të veçantë, në esencën e ekzistencës se tij jetësore konkrete.
E. Huserl mendonte së, duke marrë si pikënisje ndërgjegjen e kulluar, të shkëputur nga qenia dhe nga ndërgjegjja konkrete e individit, mund të krijohet një filozofi neutrale në trajtën e fenomenologjisë se kulluar. Mbi këtë bazë E. Huserli i shkëpuste ligjet e kategoritë shkencore nga realiteti, nga praktika dhe nga procesi historik i njohjes njerëzore. Teza themelore e fenomenologjisë është: s`ka objekt pa subjekt. Mbi këtë bazë fenomenologjia parashtron dy kërkesa:
1. Heqjen dorë nga çdo lloj gjykimi që ka të bëjë me realitetin objektiv e që del jashtë përvojës se kulluar, thjesht subjektive të njeriut.
2. Marrjen e subjektit të njohjes jo si një qenie reale empirike e sociale, por si ndërgjegje e kulluar e transcendentale.
Filozofinë si shkencë mbi thelbet e kulluara, fenomenologjia ia kundërvë njohjes reale të fakteve. Fenomenologjia ka shërbyer e shërben si baze teorike për filozofinë ekzistencialiste. Në ditët tona fenomenologjia, si një rrymë filozofike irracionaliste, mbrohet e zhvillohet nga shoqëria ndërkombëtare fenomenologjike me qendër në SHBA.
Jean Paul Sartre, personaliteti ma i njohur i rrymës ekzistencialiste, u pat influencua shumë prej librit të Martin Heidegger Qenia dhe Koha ku gjinden shumica e motiveve karakterizuese të ekzistencializmit si tensioni në mes të Personit dhe Publikut, deka, asgjasia, angsti, paranoia, refuzimi i shkencës dhe shpjegimit të saje shkak-efekt, dhe paraqitja e Autencitetit si norma e vete-identifikimit e lidhur me idenë e vet-definitizimit nëpërmjet lirisë, zgjedhjes, dhe përkushtimit, si edhe theksimi i tipareve rrethanore të mendimit dhe arsyes.
Formulimi sistematik i Heidegger u pat influencua prej Fenomenologjisë në një mënyre të veçante. Sartre dhe Marleau-Ponty vazhduan në gjurmët e Heidgger dhe fenomenologjisë se tij në zhvillimin e filozofisë se tyre ekzistencialiste, ndërsa Jasper ishte një prej atyre që nuk u ndikua prej fenomenologjisë.
Sipas filozofit hebre, Husserl, Fenomenologjia e Konshiences nuk hulumton kompozimin metafizik apo gjenealogjinë kazuale të gjanave, por strukturën a kuptimit të tyre. Heidegger pat menduar se Husserl gaboi duke mos ngrite çështjen ma themelore-atë të Kuptimit të Qenies (Qenies si ekzistencë jo si Qenie e një Personit). Kështu që Heidegger ndërroi kursin e fenomenologjisë duke e drejtue atë kah çështja se “Çka domethënë me Qene”. Por kjo çështje nuk duhet ngrite si një hipotezë filozofike apo epistemologjike e çfarëdo lloji. Me dite çka domethënë me qene, sipas Heidegger, ka kuptimin “çka domethënë për mua me qene”. Ai pretendoi me ngrite një çështje si hulumtim konkret që ndodhe si rezultat i preokupimit të personit më ekzistencën e tije. Personi duhet bërë vetë i vetëdijshëm ndaj vetvetes si hulumtues i ekzistencës se vet.
Më-qenë-në-botë është një prej termave të Heidegger, të cilin ai përdore me viza bashkuese, si shumë shprehje e fjale të tjera. Sipas këtij termi filozofia përpara tij ka gabuar ose ka lëne mbas dore çështjen e Qenies duke u trete mbas vetëdijes dhe arsyes të cilat nuk marrin parasysh së qenia ekziston kryekreje, tue-qenë-në-botë. Heidegger u be ati i pavullnetshëm i ekzistencializmit sepse ai mësoi prej paraardhësve të kësaj rryme, Kierkegaard dhe Nietzsche.
Ekzistencializëm (frengj. existence, lat. Exsistentia-të qenet, ekzistencë; filozofi e ekzistencës), rryme irracionaliste në filozofinë e sotme borgjeze, që lindi pas Luftës së Pare Botërore në Gjermani, e me vone, veçanërisht pas Luftës së Dyte Botërore, u përhap gjerësisht në Francë, SHBA, e në vende tjera kapitaliste. Në fillim ekzistencializmi u shfaq si një trill filozofik, e me pas ka dezertuar në çdo formë të mendimit e të shprehjes njerëzore. Ekzistencializmi është një rrymë filozofike idealiste, madje dhe letrare, e kohëve moderne që ka si objekt ekzistencën njerëzore në nivelin e individit të padeterminuar nga kushtet reale historike, të cilat konsiderohen absurditet i tërë.
Është filozofi irracionale, që i kundërvihet racionalizmit. Sipas saj, njeriu nuk është diçka e dhënë që në fillim, por një hiç, gjë që nuk vërtetohet nga realiteti. Ekzistenca njerëzore sipas Sartit i paraprin esencës (thelbit të saj). Njeriu nuk është kurrë diçka, por një qenie që lufton të bëhet e tillë. Ai është ajo që krijon, ai vetë i pakushtëzuar prej asgjëje dhe në liri të plotë. Njeriu gëzon të drejtën të zgjedhë çdo herë që dëshiron dhe është i dënuar me liri absolute. Por praktika dëshmon së zgjedhja nuk është arbitrare por e kushtëzuar. Liria dhe absurdi sipas ekzistencializmit i krijojnë individit ankthe metafizike, pasiguri, vetmi e izolim dhe endje pa fund në labirintet individualiste.
Ekzistencialistët e mëdhenj, si: Kierkegard, Heidegger, Jaspers, Marcel, Sartre dhe të tjerë, me idetë e tyre, pasqyruan dramën e madhe të njerëzve të shekullit XX, të shkaktuar nga konfliktet katastrofale ekonomike, sociale e politike të kësaj periudhe të rëndë.
Sot ekzistencializmi është një nga rrymat filozofike borgjeze me të përhapura. Kjo, midis të tjerash, shpjegohet edhe me faktin se ekzistencializmi propagandohet gjerësisht jo vetëm nëpërmjet traktateve filozofike, por edhe nëpërmjet romaneve, poezive, tregimeve, poemave, dramave etj. Kështu p.sh., J. P. Sartri pikëpamjeve ekzistencialiste u kushton si veprat thjesht filozofike “Ekzistencializmi është Humanizëm”, “Qenia dhe hiçi”, “Situatat”, “Kritika e arsyes dialektike”, ashtu edhe disa nga dramat e tija si “Mizat”, “Duart e ndyra”, “Prapa dyerve të mbyllura”, trilogjinë “Rrugët e lirisë” etj.
Ekzistencializmi paraqitet si “filozofi e njeriut”, si filozofi humanitare, por në realitet pasqyron frymën e pesimizmit e të shthurjes, krizën e mendimit filozofik të borgjezisë monopoliste. Pikënisja e ekzistencializmit është individi i veçantë, i izoluar, gjithë interesat e të cilit janë përqendruar të vete ai dhe në ekzistencën e tij. Sipas eksiztencializmit, problemet me të cilat duhet të merret filozofia janë ekzistenca e individit, fundi i tij, vdekja, frika e përjetshme përpara vdekjes. Ekzistenca, thonë ekzistencialistet, nuk mund të arrihet me njohjen racionale; e vetmja rrugë për të hyre në thelbin e saj është ta jetosh dhe ta përshkruash atë ashtu siç të jepet në emocionet e tua. Sipas tyre, nga të gjitha emocionet, ai që e zbulon më qarte ekzistencën është emocioni i frikës, që nuk i ndahet njeriut që nga lindja gjere në vdekje. Prandaj, sipas ekzistencializmit, jeta nuk është gjë tjetër veçse një hiç, që na shfaqet nëpërmjet emocionit të frikës.
Pesimizmi në kulm dhe frika për të nesërmen e përshkon fund e krye ekzistencializmin si botëkuptim të borgjezisë së sotme reaksionare. Në kushtet e sotme historike ekzistencializmi del nen maskën e filozofisë se lirisë. Por lirinë ekzistencialistet e marrin si diçka absolute, si liri shpirtërore. Jashtë veprimtarisë së vetëdijes, projekteve të individit, bota, sipas J. P. Sartrit, është një hiç, është pa kuptim. Duke e kuptuar lirinë jo si një raport shoqëror real, jo si liri që fitohet në luftë kundër skllavërimit klasor dhe kombëtar, por si liri të vullnetit, që i jep të drejte individit borgjez të veproje sipas dëshirës se tij, ekzistencialistet thonë së njeriu është i dënuar që gjithnjë të dëshiroje atë që është e pamundur; pra, ata e shpallin realizmin e lirisë si një utopi / përfytyrim ideal i shoqërisë njerëzore. Ekzistencialistet thonë së shoqëria ( pa bëre dallim nëse ajo është kapitaliste apo socialiste) e shtyp dhe e shkatërron individualitetin e njeriut, prandaj si rrugëdalje ata predikojnë shkëputjen, izolimin e individit nga shoqëria, ndarjen nga realiteti dhe mbylljen e tij në vetvete.
Ekzistencializmi ushtron një ndikim të madh në artin dhe sidomos në letërsinë e disa vendeve të sotme imperialiste e revizioniste. Imperializëm / faza më e lartë dhe e fundit e kapitalizmit. Revizionizëm (lat. revisio-rishikim), rryme ideologjike.
Fillimet e kësaj rryme i gjejmë të S. Kirkegardi (1813-1855), filozof fetar danez. I lindur në Kopenhagën, ai e kaloi jetën e tij të shkurtër me një karriere të shkëlqyer letrare, duke nxjerre një numër të jashtëzakonshëm librash deri në vdekje. Për Kirkegardin termi ekzistence lidhej me njeriun si individ. Të ekzistosh, shprehej ai, do të thotë të jesh një lloj i caktuar individi, një individ që përpiqet, që vlerëson alternativat, që zgjedh, që vendos dhe, mbi të gjitha që angazhohet. Tere karriera e Kirkegardit mund të konsiderohet me të drejte si një revolte e vetëdijshme kundër mendimit abstrakt dhe si një tentative nga ana tij për të jetuar sipas kritikes së Fojerbahut: “Mos dëshiro të jesh filozof krejt ndryshe nga të qenit njeri...; mos mendo si mendimtar, mendo si qenie e gjalle reale...; mendo në Ekzistencë”.
Për Kirkegardin të mendosh në ekzistencë, nënkupton të pranosh që njeriu ndodhet përballë zgjedhjes vetjake. Njerëzit gjendën vazhdimisht në një situate ekzistenciale. Ai bëri dallimin midis spektatorit dhe aktorit dhe argumentoi së në ekzistencë përfshihet vetëm aktori. Sigurisht, edhe spektatori mund të thuhet së ekziston, por termi ekzistencë nuk u përket tamam gjerave inerte ose joaktive, qofshin këta spektatore apo gurë. Kirkegard ngulmon që ekzistenca duhet të tregoje një cilësi të individit; domethënë, pjesëmarrjen e tij të vetëdijshme në një veprim. Vetëm drejtuesi i vetëdijshëm ekziston, prandaj, në të njëjtën mënyre njeriu, që angazhohet në veprimtari të vetëdijshme vullneti dhe zgjedhjeje, mund të thuhet së ekziston vërtet.
Ekzistencializmi i Kirkegardit mund të përmblidhet në thënien e tij: “Çdo qenie njerëzore duhet të mendohet në zotërim esencial të asaj që në thelb i përket të qenit njeri”. Arritja tek ekzistenca autentike nuk është çështje e intelektit; ajo është çështje besimi e përkushtimi, një proces i vazhdueshëm nga individi ekzistues në prani të situatave të shumta o kështu o ashtu.
Shkurtimisht, disa fjalë mbi jetën e M. Heidegger. Jeta e Heidegger është një jetë e trazuar dhe do të duhej të shkruheshin libra të tërë mbi të. Këtu do të mjaftohemi vetëm me një vështrim të përgjithshëm. Lindur në Messkirch, më 1889, në rajonin e Bade, i biri i një mjeshtri vozaxhi, në një familje katolike, Heidegger kryen studimet e tij të mesme nga 1903 deri 1909 në Kolegjin e Constance, pastaj në liceun e Friburg dhe nisur nga viti 1909 studime të larta teologjie (katër semestra), pastaj filozofinë dhe shkencat në Universitetin e Friburg ku ai mbron më 1913 një tezë doktorati nën ndikimin e leximit të tij të Husserl. Heidegger vdes më 1976, në fshatin e tij të lindjes Messkirch, në moshën 86 vjeçare.
Veprat më të rëndësishme të M. Heidegger: Traktat i kategorive dhe i domethënies tek Duns Scot (1916), Interpretime fenomenologjike të Aristotelit (1922), Qenie dhe Kohë (1927), Probleme themelore të fenomenologjisë (1927), Interpretim fenomenologjik i “Kritika e arsyes së kulluar” të Kant (1927), Fenomenologjia e Mendjes e Hegel (1930), Mbi origjinën e veprës së artit (1935), Letër mbi humanizmin (1946) etj.
M. Hajdegger niset nga fenomenologjia dhe përpiqet të shmange përkufizimin e njeriut në lidhje me cilësitë ose vetitë që e ndajnë njeriun nga bota. Për me tepër, vetëm njeriu ka përjetime te tilla, aq të pranishme si: ankthi, frika, halli dhe shqetësimi për vdekjen. Këto pyetje të bëjnë të mendosh se çdo të thotë të jesh. Hajdegger në veprën e tij madhore Qenie dhe Kohë, që mbështetet deri diku tek Kirkegardi dhe Huserli, shkruante se të kuptuarit tone baze të çështjes se madhe Qenies arrihet me se miri nëpërmjet analizës ekzistenciale të njeriut.
Në kaosin që sundon në këtë jetë, njeriu ndjen frikë dhe kjo e shoqëron atë gjatë gjithë ekzistencës. Frika dhe shqetësimi janë shenja të pakënaqësisë dhe të distancimit nga të tjerët. Ne ekzistojmë, sipas Hajdeggerit, jo pse lidhemi më të tjerët, po sepse gjithë jetën jemi të shqetësuar. Njeriu thotë ky filozof, ndjen vetëm vetminë e tij dhe faktin se është i dënuar të vdesë. Ngaqë njeriu ndjen vetëm shqetësim e frikë, për te të gjitha lidhjet me të tjerët janë vetëm iluzion.
Ekzistenca u quajt prej Heidegger Da-sein (me-ekzistue-atje), që domethënë së ekzistenca kontrollohet prej kulturës të cilës personi i përket. Ky person s`ka fuqi me kontrollua hjedhjen (gj. geworfen) (engl. throwness) personi s`është unik sepse ai bahet ashtu si dëshiron kultura në të cilën ai ka le, dhe raca njerëzore s`ka gjë të përbashkët sepse gjithsecili rritet në akordance më kulturën në të cilën ai ose ajo ka linde, ose me përdore termin e Heidegger-it asht hjedhe ose ka ra. Prandaj njeriu s`ka ekzistencë të mirëfillte jashtë kulturës se tij. Ideja e hjedhjes (throwness) e Heidegger u aplikua në shume aspekte të fragmentizimit, pasigurisë e lokalizimit të koncepteve postmoderne. Hajdeggeri për kuptimin e fjalës greke fenomen e mori si diçka që zbulon vetveten. Ai mendonte se, duke lëne përvojën tone njerëzore të zbuloje vetveten, ai kishte zbuluar diçka krejt të ndryshme nga konceptimi ynë tradicional për njeriun.
Për këtë arsye, Hajdegger sajoi një fjale të re për të përshkruar me me saktësi përvojën e ekzistencës njerëzore: kjo fjale është Dasein që në gjermanisht do të thotë thjesht “të jesh atje”. Fjala Dasein përdoret për të theksuar qenien e njeriut si një fushë e gjerë. Ky dimension, i fushës se gjerë të njeriut, është bota. Siç ve në dukje Hajdeger: “Bota nuk është një mënyre e karakterizimit të atyre entiteteve që Dasein në thelb nuk është; ajo është me tepër karakteristike e vete Daseinit”. Daseini, përcaktimi i ekzistencës njerëzore nga Hajdeger, është vendi ku realizohet bota. Dasein zotëron një strukture trefishe, që bën të mundur projektimin e botës.
Struktura e parë është të kuptuarit, struktura e dytë është gjendja shpirtërore, struktura e tretë është analiza. Në lidhjen e tyre të ndërsjellë, këto tri struktura, se bashku, përfaqësojnë strukturën thelbësore të ekzistencës së Dasein-it. Në librin e tij Qenie dhe Kohë, Heidegger sjelle një kuptim tjetër, i cili pothuaj e bën të pavlefshëm idenë e kuptimit epistemologjik (Schleiermacher e Dilthey) dhe si rezultat zhvlerëson metodologjiken e kuptimit. Sipas atij, kuptimi i diçkaje lidhet shume ma pak me proceset kognitive sesa me nocione të tilla si: me-dite-sesi, aftësi, kapacitet, mundësi. Të gjitha këto nocione lidhen me ekzistencën e njeriut në tokë. Kështu, me dite nuk dmth aq shumë më zotnue nji dituni specifike, si p.sh. nocioni “Deka e Autorit” e Roland Barthes, sesa dmth më qene i afte më ushtrue nji aftesi praktike. Më dite diçka atëherë dmth vet-kuptim, vet-njohje, vet-implikim në kuptimin se vetvetja dhe kuptimi i diçkaje shkrihen në një entitet të vetme, si p.sh. muratori dhe aftësia e tij me gdhende gurët në një mënyre të tille që kur të vehet çatia, keq-vumja e gurëve mos të shkaktojnë shembjen e shtëpisë.
Gadamer, një pasues i Heidegger, veçanërisht në këtë subjekt, përdore shprehjen aristoteliane phronesis, që dmth kuptim praktik. Jo aq shume i preokupuem me ekzistencën e Qenies, Gadamer është i interesuam me aplikimin e diturisë se fitueme dhe sesi ajo dituri vehet në shërbim të Dasein / Qenies. Përveç kësaj, Hajdeger thekson elementin e kohës në ekzistencën njerëzore. Ne e njohim kohën, thotë ai, sepse e dimë që do të vdesim. Prandaj ekzistenca e njeriut është e përkohshme.
Jean Paul Sartre lindi në Paris më 21 qershor 1905. Shkollën e mesme e kryen në liceun Henri IV, ku njihet edhe me Paul Nizan. Nga viti 1922 deri në 1924 ai vazhdon një kurs parapërgatitës në liceun Louis-le-Grand, për të pranuar më pas në Ecole Normale Superieure, në 1924-ën. Njihet me Simone de Beauvoir, me të cilën formojnë një çift të pajisur me liri dhe bashkëfajësi. Ajo ishte dashuria e nevojshme, në kundërshtim me dashurinë ngjitëse, që mund të ishte shkaku i njohjes së tyre. Fillimisht dështoi në provimin e pranimit në filozofi, pasi ishte treguar më shumë origjinal seç duhej, për t`u pranuar absolutisht i pari, një vit më pas. Pas përfundimit të studimeve ai jep lëndën e filozofisë nga viti 1936 deri në 1939, në Havre, Laon dhe Paris. Rekrutohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, por bie rob dhe lirohet vetëm në vitin 1942.
Disa e konsiderojnë si njeri të rezistencë, por në fakt filozofia e Vladimir Jankelevitch i ofroi pikërisht versionin e kundërt, atë të mosangazhimit politik. Në këtë periudhë ai boton dhe esetë e tij filozofike si “Qenia dhe Hiçi” (1943), duke pasuruar dhe popullarizuar ndjeshëm rrymën ekzistencialiste franceze, të cilës i dha edhe një përkufizim “Ekzistencializmi është humanizëm” (1946). Autoriteti dhe popullariteti i tij rriten ndjeshëm, ku romani i tij filozofike “Neveria” (1938), novelat “Muri” (1939), si edhe disa pjesë teatrale i lejuan atij jo vetëm të shpërndajë idetë e tij filozofike, por edhe të prekë ndjeshëm mendimin e një shtrese shumë të gjerë të publikut. Në vitin 1956 ai ndërpret çdo lidhje me Partinë Komuniste franceze, pas ngjarjeve në Hungari dhe kritikon po kaq ashpër ndërhyrjen e armatosur ruse në Çekosllovaki, në vitin 1968.
Mbështetës i revolucionit kuban ai do të shprehej për Fidel Kastron: “Ai më pëlqeu shumë! Më ndodh rrallë..., por ai më pëlqeu shumë!”. Pas publikimit të librit të tij autobiografik Fjalët, në vitin 1964 atij i jepet çmimi Nobel për letërsi, të cilin e refuzon, pasi sipas tij asnjë njeri nuk meriton të çmohet sa kohë është në jetë. Në vitin `73, së bashku me Serge July, Philippe Gavi, Bernard Lallement dhe Jean-Claude Vernier, botojnë të përditshmen “Libération”, nga e cila do të tërhiqet në 21 maj të '74-ës, për arsye shëndetësore. Që nga ky vit, së bashku me Benny Levy, të cilin e kishte njohur në kohën kur ky i fundit ishte drejtues i grupit maoist “E Majta Proletare”, ai punon në një refleksion mbi pushtetin dhe lirinë. Vdes më 15 prill 1980, ndërsa në funeralin e tij morën pjesë mbi 50 mijë persona. Filozofia e tij ndoshta mund të përmblidhet me disa fraza të marra nga librat e tij kryesorë, ku mund të veçohet “... bota është “absurde”, pa arsye. Ajo është “me bollëk”.
Ajo thjesht ekziston, pa “themel”. Gjërat dhe njerëzit ekzistojnë nga fakti dhe jo se kanë të drejtë” Neveria, për të vazhduar më pas me disa nga mendimet e tij esenciale si “... njeriu është absolutisht i lirë: ai s`ka asgjë tjetër për të bërë, veç jetën e tij, ai është një projekt. Ekzistenca paraprin thelbin. Angazhimi nuk është një mënyrë për të qenë i pavarur, por çfarëdo lloj ngarkese...” e për të vazhduar më pas me “njeriu është i dënuar të jetë i lirë: mosangazhimi është një tjetër formë angazhimi, ndaj së cilës jemi përgjegjës... Për më shumë Zoti nuk ekziston, pra njeriu është i vetmi burim moraliteti: ai është i dënuar të krijojë moralin e tij”.
Veprat e Sartrit janë: Imagjinata (1936), Përparësja e Egos (1937), Neveria (1938), Muri (1939), I imagjinuari (1940), Qenia dhe Hiçi (1943), Rrugët e lirisë (1945), Ekzistencializmi është humanizëm (1945), Duart e pista (1948), Djalli dhe zoti i mirë (1951), Kritika e arsyes dialektike (1960), Fjalët (1964) dhe Shënime për një moral (botuar pas vdekjes në `84).
Emri i Sartrit është identifikuar me ekzistencializmin. Si filozof, Sartri ishte i afte të shkruante për ekzistencializmin me një stil të përsosur, në veprën e tij madhore Qenia dhe Hiçi (L`Etre et le Neant) 1943. vepra e tij madhore është Ekzistencializmi është humanizëm (L`Existencialism est un humaniste) 1946, etj.
Versioni i ekzistencializmit nga Sartri është produkt i një përzierjeje të veçante të së paku tre formave bashkëkohore të mendimit, që burojnë nga Marksi, Huserli dhe Hajdegeri. Sartri u preokupua pothuajse tërsishte me ekzistencën e individit. Prandaj formulimi klasik nga Sartri i parimeve baze të ekzistencializmit; domethënë, që ekzistenca paraprin esencës, është një përmbysje jo vetëm e synimeve të Hajdeggerit, por edhe të metafizikës tradicionale, e cila që në kohen e Platonit ka thëne së esenca e paraprin ekzistencën.
Të thuash që ekzistenca paraprin thelbin, do të thotë, sipas Sartrit, që njeriu, në radhe të pare, ekziston, përballet me veten, del në botë dhe pastaj përkufizon vetveten. Pasoja me e rëndësishme e vendosjes së ekzistencës para esencës në natyrën njerëzore nuk është vetëm që njeriu krijon vetveten, por së njeriu është përgjegjës, pasi ekzistenca e tij varet kryekëput nga vete ai.
Sartri e pranon prononcimin e Niçes se Zoti ka vdekur dhe merr seriozisht nocionin e Dostojevskit që në rast së Zoti nuk do të ekzistonte çdo gjë do të lejohej. Ekzistenca e tij e paraprin esencën e tij. Përveç kësaj ekzistence ka një hiç; ekziston vetëm e tanishmja. Në veprën e tij Neveria, Sartri shkruan se natyra e vërtete e së tanishmes zbulohet ashtu siç ekziston, se ajo që nuk është e tanishme nuk ekziston.
Përfundimi i ekzistencializmit të Sartrit është së, në rast së njeriu shpreh huamnitetin e tij të vërtete në të gjithë sjelljen e tij, ai nuk do ta mashtroje kurrë veten dhe atëherë ndershmëria do të behet jo ideali i tij, por me tepër vete qenia e tij. Ekzistencializmi i përket kohëve të ndryshme dhe pikëpamjeve të ndryshme dhe shpesh definizohet në mënyra që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Si term fjala existencialist u pat aplikue së pari prej filozofit / shkrimtarit Jean Paul Sartre.
J. P. Sartre konsiderohet si mendimtari ma popullor i kësaj rryme e cila arriti kulmin e saje në vitet 1940 dhe 1950. Disa figura kryesore përveç Sartre janë francezet Simone de Beauvoir, Maurice Merleau-Ponty, Gabriel Marcel, gjermanet Karl Jaspers dhe Martin Heidegger, spanjollet Hose Ortega y Gasset dhe Muguel de Unamuno, hebrejt Martin Buber dhe Karl Popper, dhe ruset Nikolai Berdiajev dhe Lev Shestov.(Disa prej këtyre figurave të ekzistencializmit, si p.sh. Martin Heideger nuk e pranoi klasifikimin si mendimtar ekzistencialist).
Ekzistencializmi nuk është kundër filozofisë, por kundër pikëpamjes së zhvillimit e praktikumit të filozofisë. Temat kryesore të ekzistencializmit si tmerri, mërzia, t`huajtja, absurditeti, liria, asgjasia, përkushtimi, kërkojnë kategori të reja në përmirësimin e domethënies së vetës.
Comments (0 posted)
Post your comment