Home | Opinion | Mungesa e Komandantit!

Mungesa e Komandantit!

image
Dhe kjo situatë e krijuar brenda AAK-së, ka vënë në dukje mungesën e liderit të partisë, Ramush Haradinajt.

 

 

 

 

Adrian Çollaku

 

Përpos kësaj deklarate të censuruar, deri më tani nuk është “zbuluar” as edhe një fakt i vetëm lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj, edhe pse zyrtarët e AAK-së thonë se koha do t’i vërtetojë të gjitha këto gjëra.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, as pas dy javësh nuk arriti që të paraqesë faktet për, gjoja bisedimet sekrete ndërmjet zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk publikoi as fotografi, as incizimeve, e as nuk paraqiti fakte tjera shtesë për të dëshmuar se vërtet kanë ndodhur takime sekrete që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës. Madje, për shkak të presioneve të mëdha ndërkombëtare diplomatike dhe për shkak të përplasjeve e mospajtimeve edhe vetë brenda AAK-së, të mërkurën nuk u lexua as deklarata e paraparë të lexohej në ditën e publikimit të “fakteve”. Megjithëkëtë, gazeta “Zëri” arriti që ta shohë atë deklaratë dhe më pas ta botojë, ku përmenden emrat e disa ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve, të cilët kanë biseduar me zyrtarët e lartë shtetërorë serbë.

Përpos kësaj deklarate të censuruar, deri më tani nuk është “zbuluar” as edhe një fakt i vetëm lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj, edhe pse zyrtarët e AAK-së thonë se koha do t’i vërtetojë të gjitha këto gjëra.

Nga ana tjetër, zyrtarët qeveritarë i kanë hedhur poshtë si të pavërteta dhe si spekulime deklaratat e partisë së Ramush Haradinajt, për gjoja bisedime sekrete.

Sidoqoftë, e tërë kjo situatë përpos që ka krijuar edhe më shumë mjegull para qytetarëve të vendit, ka vënë në pah edhe disa gjëra shumë të rëndësishme.

AAK-ja nëse i ka pasur faktet ashtu siç i ka paralajmëruar është dashur që t’i publikojë ato, sepse mosprezantimi i tyre është shkelje kushtetuese. Zyrtarët e saj nuk është dashur që të dorëzohen para “presioneve” ndërkombëtare, sepse nëse i kanë pasur faktet ka pasur forma nga më të ndryshmet që t’i prezantojnë. Për më keq, censurimi i deklaratës së AAK-së, ku përmenden emrat e zyrtarëve qeveritarë që kanë marrë pjesë në bisedime sekrete, tregon për joseriozitetin dhe mungesën e guximit të kësaj partie që t’i publikojë këto fakte.

E nëse AAK nuk ka pasur fakte, do të ishte shumë më mirë për ta që të mos hynin fare në këtë “lojë” të rrezikshme politike, e cila ka shumë gjasa që t’ua ulë edhe kredibilitetin dhe besueshmërinë atyre, madje të kthehet edhe në dëm të tyre.

Dhe kjo situatë e krijuar brenda AAK-së, ka vënë në dukje mungesën e liderit të partisë, Ramush Haradinajt.

Një studiues kinez Sun Cy Vu, kishte thënë se komandanti është ai që vendos për fatin e popullit.

Dhe kjo thënie e këtij studiuesi mund të na përshkruajë më së miri situatën e krijuar në AAK. Mungesa e komandantit të AAK-së, ka mjegulluar shumë situatën në këtë parti. Rasti i paraqitjes së fakteve të paralajmëruara për bisedime sekrete ndërmjet Kosovës e Serbisë, paraqiti një sfidë shumë të madhe që kjo parti do të duhej ta tejkalonte pa ndonjë çarje të brendshme. Me një fjalë, ishte krijuar një situatë e mjegulluar. Megjithatë, u tejkalua kjo sfidë, por u vërejt shumë qartë se Haradinaj është i pazëvendësueshëm në këtë parti, qoftë edhe për një mungesë shumë të shkurtër.

Ndalimi i paparashikueshëm i tij në Hagë, e ka zënë AAK-në të papërgatitur totalisht.

Dhe çdo ditë që Haradinaj do t’i mungojë partisë, kjo do t’u shkojë më së shumti përshtati rivalëve partiakë, sidomos partive në pushtet. AAK-ja nuk po e tregon as guximin, as identitetin dhe as sigurinë që e kishte më herët. Duket se çdo ditë e më shumë në mungesë të liderit të saj, ajo po rrezikon që të “rrëshqasë” në terrene të panjohura.

Kryesia dhe nënkryetarët e saj duhet që ta gjejnë formën dhe mënyrën për ta udhëhequr partinë në rrugën që e udhëhiqte Haradinaj.

Ata do të duhej të vazhdonin të ishin zëri opozitar, ashtu siç kanë qenë deri tash. Në të kundërtën, nëse edhe AAK-ja do të binte në nivelin e partive tjera opozitare, koalicioni PDK-LDK do ta ketë shumë më të lehtë qeverisjen. Dhe në këtë frymë, edhe jeta demokratike në Kosovë do të ishte shumë më e varfër. Pa asnjë dyshim!

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00