Home | Opinion | Politikani në Kosovë dhe në Shqipëri

Politikani në Kosovë dhe në Shqipëri

image
Ai i cili është i dëgjon me shumë kujdes fjalitë e një pjese bukur të madhe të politikanëve tanë, vëren se ata nuk janë në gjendje ta thurrin një fjali të vetme pa bërë asnjë gabim. 

 

 

 

 

Arbër A. Rexhaj


Për ta nisur këtë vështrim po i përmend disa premisa logjike. Logjika formaliste e Aristotelit është hibridizuar me kode të tjera përpos atyre që i ka pasur por përherë ka mbetur ajo, pavarësisht që shpesh janë shtuar objeketet e studimit të saj. Dhe kjo logjikë na mëson për gjuhën, mendimet dhe gjykimet tona, përpos të tjerave. Këto elemente mjaftojnë për t’i parë dhe kështu të dijmë për logjikën e një politikani në Kosovë.

Kundërlogjika dhe deformimi retorik i potikanit në Kosovë

Ne, e dijmë se çfarë po ngjet me politikën, përkatësisht më veprimin politik dhe institucional në Kosovë. Poashtu edhe në Shqpëri. Në këtë rreth ka pakënaqësi. Kjo pakënaqësi shkon përtej dhe kalon në irritim institucional. Ndërkaq në institucione janë politikanët ata të cilët e bëjnë këtë politikë në nivel vendi. Ai i cili është i dëgjon me shumë kujdes fjalitë e një pjese bukur të madhe të politikanëve tanë, vëren se ata nuk janë në gjendje ta thurrin një fjali të vetme pa bërë asnjë gabim. Pra nuk mund ta thuan një fjali nga fillimi deri në fund pa gabuar në asnjë vend, këtu sigurisht ka përjashtime. Në të vërtetë nuk po flasim për gabime të standardit shqip sepse po ta masnim në këtë mënyrë përmasa e intelegjencës së tyre do të binte dukshëm edhe më shumë. E kemi fjalën, së paku tek lidhjet semantike të fjalëve dhe të fjalive të tyre.

Po ta marrim, Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës do ta shohim, përnjëherësh edhe ta dëgjojmë se ai e ka krijuar një retorikë të pandryshueshme dhe të njejtë gjithmonë dhe përmbrenda atyre pak fjalive të mësuara ka një mekanizëm që tërë ligjeratën e shtyn duke e mbushur me kuptime tjera harkun e atij boshti të kufizuar të fjalive. Përndryshe në asnjë ditë, në asnjë fjali nuk ndërron. Është i njejti! T’i marrim parasysh fjalimet me të cilat iu është drejtuar popullit të Kosovës. Aty asgjë nuk është bindëse, ndërsa retorika e politikanit kërkon të arrinë efektin e bindjes tek qytetari. Madje, me gjestikulacionet e tij ai shndërrohet në një një politikan i cili nuk mund të mos e fsheh joorigjinalitetin e tij. Ai, aty, tregohet se ka mungesën e asaj pjese të rëndësishme të retorikës që si funksion e ka bindjen. Tek ai në momentin që fillon e flet mund të shihet si in medias res (në qendër të vëmendjes) joorgjinialiteti i tij. Ajo që bën ai është tejet e rëndomtë. Njejtë mund të flasin të gjithë. Ndërsa kryeministri i një vendi duhet të shembëllej! Rëndomësia është pjesë e diskursit të tij politik e retorik. Përherë flet njejtë dhe nuk nxjerr asgjë të re. Asnjë kreativitet. Nuk shembëllen. Rri në premisën e së zakonshmes!

Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, nuk të lë përshtypjen e njeriut që përfaqëson qytetarin e kulturuar sepse tek ai, në ligjeratën e tij gojore ai është tejet i thjeshtë. Ndokush këtë mund ta lidh me modesti. Por jo, sepse fjalët e tij nuk shprehin kurrëfarë efekti retorik. Gjuha e tij nuk përmban kurrëfarë elekuence! Mendimi i tij, çfarëdo qoftë ai, shprehet shumë thjeshtë me disa fjali okazionale (të çastit), ndërsa në vetvete nuk përmbajnë ndonjë invencion. Ai me intencë ligjeratën e tij politike e thjeshtëzon, kështu vetvetiu largohet nga çdo elitizëm dhe pjekuri politike retorike. Ai flet me performancë e një njeriu të pjekur, por jo me elekuencën e një poltikani model. Bile, nuk di a do të flet ndonjëherë kështu. Jo vetëm ai, por një shumicë e tyre. Ta jep përshtypjen e një politikani rural, i cili do që të hibridizohet me atë pjesë të diskursit të tij retorik.

Kualicionet që janë bërë deri më tani, na kanë mënsuar të kemi një bindje rreth gjykimeve të politikanëve në Kosovë. Fatmir Sejdiu, si kryetar i Kosovës gjykon më shumë për vetveten se sa për qytetarin. Duke e parë që politika destruktive e drejtuar nga ai (edhe shtëpinë e vet e ka lënë pa kryetar) duke vazhduar kualicionin tejet të vështirë me Hashim Thaçin më shumë gjykon për vetveten sesa për të mirën e vendit të tij. Atij nuk i ntereson asgjë. Po ta lënë do të pensionohej së bashku me karrigen e kryetarit të Kosovës. Mund që të mos jetë fort i interesuar për zhvillimet politike në Kosovë. Mjafton të jetë ai kryetari! Poashtu mjafton të shpërndaj dekorata dhe të marrë pjesë nëpër tryezat ku flitet për Kosovën, sepse ai që vendos edhe për pozitën e tij është vetë Hashim Thaçi! Zhvillimet e fundit politike në qytetin e Prizrenit flasim shumë për këtë, sigurisht përpos dhjetra rasteve tjera!

Meqë i morrëm në kryq liderët e partive më të mëdha politike nuk do të mund pa e zënë në gojë Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendose! Albin Kurti është njëri prej poltikanëve i cili përpos që me plot mjeshtri zhvillon veprimin e tij politik, ai vazhdimisht shkruan në këtë intencë politike. Pra zhvillon diskursin e tij politik dhe nuk rri mbrenda një shabllonistike. Ndërkaq aftësitë e tij logjike dhe gjykuese skajshmërisht i ka shprehur përmes demonstratave. Aftësitë e tij retorike dhe politike janë parë më së miri aty, ai ka arritur efektin e bindjes tek qytetarët, së paku tek ata që kanë dalur në demonstratë. Në protestat e organizuara nga ai portretizohet më së miri “techne retorica” e tij shumë personale dhe përherë kreative. Me gjetje shumë interesante me performime kreative, bile edhe artistike!

Retorika e politikanit në Shqipëri

Meqenëse Kosova dhe Shqipëria e kanë të njejtën gjuhë dhe flasin njejtë, dallojnë shumë në raportet retorike. Përpos Sali Berishës i cili mund të jetë i njejtë në diskursin e tij politik me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn, tek politikanët tjerë hetohet që komunikimi me medie dhe me elektoratin e tyre i cili e arrin fushën e bindjes dhe tjetër punë është se kush merr vota më së shumti.

Sali Berisha, president i shtetit shqiptar shumë lehtë mund të kthehet në një humorist, ndaj edhe në një sarkastik. Fatkqësisht, kjo mund të jetë e vërtetë, sepse ngritja dhe ulja e tonit të zërit shpesh është tallur nga aktorët tanë dhe portretizimi i lojës së aktorëve duke e imituar atë, sjell përherë gaz tek shikuesit. Madje ajo që kemi mundur të vërejmë se fjalitë e Berishës, dalin krejt të papërgatitura, krejt të rastësishme, sepse ngaherë në mes të ligjeatës së tij politike hetohet se harron se ku ka mbetur gjatë artikulimit të tij politik. Atë që më së miri që mund të bëj ai, është përdorimi i zërit, kur kritikon ndonjërin e rrit zërin në shenjë revolte, ndërsa kur pajtohet, e ul atë në shenjë kënaqësie.

Ndërsa tek partitë tjera megjithatë ka logjikë të një retorike politike, e cila manifestohet edhe tek PS e Edi Ramës dhe poashtu edhe tek LSI e Ilir Metës. Ndërsa tek këta mungon gjykimi politik. Tërë kohën Rama gjykon vetëm për vetvete pa menduar për stabilitetin e vendit të tij rreth hapjes së kutive të fletëve të votimit. Organizon demonstrata të cilat mund t’i sjellin dëme Shqipërisë, në këtë mënyrë demonstron egzistimin e demokracisë në Shqipëri. Ndërsa poashtu Ilir Meta të vetmen më së shumti ka menduar për vete, sesa për partinë e tij (të kujtojmë momentet e kualicionit) kur bëri kualicionin e çuditshëm me PD të Sali Berishës. Përpos mospërputhjeve të ideve politike dhe programeve politike dhe tejet jo harmonik ai u bashkua me Berishën vetëm për vete.

Dhe si përfundim mund të themi se kjo jo harmoni e kualicioneve, kjo mospërshatje e ideve dhe programeve politike mund të jetë analogji mes partisë së Fatmir Sejdiut dhe partisë së Hashim Thaçit si dhe mes partisë së Sali Berishës dhe partisë së Ilir Metës.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00