Home | Opinion | Të jetosh në dy botë

Të jetosh në dy botë

image
Kjo në një mënyrë na bënë të kuptojmë se me ç’operacion plastik i bënë zemrat dhe maskat në botën tjetër të pushtetit dhe krenarisë ata që deri dje ishin qytetarë ...

 

 

 

Gjon Keka

 


Gjatë procesit të historisë së shtetit dhe lidershipit politik janë vërejtur aty këtu disa elemente që jo vetëm se kanë nxjerrë papritmas në shesh dy botërat politike të lidershipit të shtetit, por edhe kanë treguar qartë se në ç’nivel psikollogjik dhe vizionar qëndron anija shtetërore në rrugëtimin drejt qëllimit dhe ardhmërisë. Jo rrallëherë liderët partiak apo politikanët kanë luajtur rolin e qytetarit dhe njeriut të thjeshtë para se të arrijnë në pushtet dhe kur janë ngjitur në maje të pushtetit ata menjëherë kanë harruar thjeshtësinë dhe vullnetin e popullit. Edhe pse ata kanë provuar para se të arrijnë në maje ndoshta jo ne thellësi të qytetarit, por sadopak kanë parë dhe ndier se si populli është ai që më së shumti mund të ndiej gjendjet dhe proceset që ndodhin brenda shtetit, si ato pozitive ashtu edhe ato negative.

Nëse vërtetë politikanët që deri dje kanë qenë pjesë apo edhe në mes të popullit dhe vuajtjeve të tij por edhe vullnetit dhe dëshirave të tyre, atëherë ngjitja në maje nuk do të duhej automatikisht të thoshte largim nga bota tjetër, botë kjo që ka fuqinë më të madhe se ata që janë ngjitur aq shpejtë shkallëve drejt majës së pushtetit shtetëror. Nëse procesi i politikanit apo partisë gjatë ngjitjes së saj në shkallët e pushtetit ka kaluar rrugës së qytetarit dhe me qytetarin si fuqi që ka shtyrë këtë apo atë politikan apo parti drejt majës së pushtetit do të ishte absurde dhe marrëzi që pas fitores që ka marrë nga fuqia e popullit të heq dorë nga ndjenjat dhe vullneti i përbashkët deri në momentin e marrjes së fuqisë nga populli. Kjo në një mënyrë na bënë të kuptojmë se me ç’operacion plastik i bënë zemrat dhe maskat në botën tjetër të pushtetit dhe krenarisë ata që deri dje ishin qytetarë dhe nëse jo si të tillë ata në dukje kishin veshur petkun e popullit.

Marrja e fuqisë nga populli dhe ngjitja në maje me ndihëm e popullit nuk do të thotë se një ditë nuk do të zbresësh poshtë në botën e përbashkët të realitetit dhe vullnetit që ndien ritmin e ecjes së shtetit në çdo hap, por edhe vuajtjet që ia shkakton po ajo fuqi dhurues nëse ajo keqpërdoret dhe harron botën reale botën e përbashkët politike-qytetare të mbështjellë në moralin e pastër dhe vizionin për ta çuar kombin në vendin e sigurt drejt proceseve të integrimit në familjen evropiane.

Kështu që ngjitja e politikanëve respektivisht partisë në maje të pushtetit dhe shkëputja nga bota e përbashkët politike-qytetare po krijon një lloj hendeku gjithnjë e në rritje në mes botës së pushtetit dhe qytetarëve. Ky hendek po vështirëson ecjen e shtetit në shina të sigurt dhe po pengon pamjen e qytetarëve dhe vullnetit të përgjithshëm të tyre për një shtet demokratik, evropian dhe me një të ardhme të sigurt.

Ndarja në mes e këtyre botëve po bëhet gjithnjë e më shumë një lloj tradite dhe kjo normalisht se do të ndikoj negativisht drejtpërdrejtë edhe në proceset e zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit dhe rrugës së tij. Prandaj për të hequr këtë hendek është e domosdoshme lidhja e fuqishme dhe e pashkëputshme e vullnetit të popullit si fuqi dhurues e atyre që menaxhojnë me shtetin pra lidershipit politik. Kjo lidhje e fuqishme do ta shpinte vendin drejt rrugëve të sigurta dhe një ardhmërie të ndritshme të popullit.

Sidoqoftë duhet thënë se nga lidhja e këtyre botëve vijmë deri te një rezultat që tregon dhe ka efekt si në politikën shtetërore ashtu edhe në zhvillimit e përgjithshme të vendit. Me anë të kësaj ne kuptojmë se efikasiteti politik është burim i besimit qytetar dhe po ashtu ky besim reflekton gjithnjë nëse janë të lidhura fuqishëm politika-qytetari në qeverisjen e vendit, dhe nga kjo vijmë te ndikim në çështjet politike por edhe të përgjithshme. Shëndeti i shoqërisë dhe shtetit të mbikëqyrur të Kosovës varet nga kjo lidhje efikase dhe e fuqishme, vetëm në këtë mënyrë ne mund të shohim pushtetin se si lëviz nga fuqia e popullit në proceset e zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit demokratik dhe juridik, por edhe se si rrah fuqishëm zemra e demokracisë, lirisë dhe qytetërimit evropian të popullit në përgjithësi.

Pra nga kjo mund të thuhet se shteti dhe politika shtetërore në brendësi mund të jetë efikase dhe e shëndetshme nëse besimi i qytetarëve është i lidhur ngushtë me lidershipin të cilit i kanë dhënë fuqinë për të pas ndikim në proceset pozitive të politikës shtetëror dhe për ta ndërtuar dhe zhvilluar shtetin dhe drejtuar në rrugën e ardhmërisë së sigurt. Ndërsa në aspektin e jashtëm ka të bëjë me atë nëse pushtetarët arrijnë t’i përgjigjen vullnetit të popullit dhe të mirës së përbashkët si dhe kërkesave të përgjithshme të qytetarëve.

Me një fjalë shëndeti i shoqërisë dhe shtetit të mbikëqyrur të Kosovës luan një rol të rëndësishëm në psikologjinë politike dhe shtetërore, pastaj në kulturën dhe zhvillimet e përgjithshme të vendit si dhe në proceset e demokratizimit, shtetndërtimit, proceseve të rrugës së integrimit në strukturat euroatlantike etj, etj. Shëndeti i shoqërisë dhe shtetit, pastaj lidhja e fuqishme e vullnetit të popullit respektivisht qytetarit dhe lidershipit shtetëror do ta mbyllte një herë e përgjithmonë hendekun në mes krenarisë (majës së pushtetit) dhe thjeshtësisë (vullnetit të popullit).

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0