Home | Opinion | Euroskeptikët në hyrje dhe Euroskeptikët në zgjerim...

Euroskeptikët në hyrje dhe Euroskeptikët në zgjerim...

image
Shumica e shqiptarëve BE- në e konsiderojnë dhe e shikojnë si një Vizë Shengen, apo një liri që ti hipin një mjeti udhëtues, dhe askush mos ti pengojë në Europë.

   
 
Nga Besi BEKTESHI


Ka dashur rreth 50 vite kontinenti plak, që të arrijë të besojë se mund të ketë një “Europë të Bashkuar", dhe që prej asaj kohe kur idetë filluan të kalojnë në planin praktik implementues, janë bërë hapa të vështirë përpara. Në vitin 2009 po bisedohet se edhe “Ballkani mund të integrohet në Europë” dhe se në përgjithësi kemi të bëjmë me një proces të vështirë integrimi me shumë pengesa dhe shumë “detyra shtëpie”, të vendosura kryesisht mbi bazën e standardeve që pikërisht Europa kërkon. Nejse, termi “detyra shtëpie” tashmë është i vjetruar dhe nuk di pse akoma përdoret, sepse ka konceptin e vogël të kalimit të klasës dhe po të shkojë kjo në drejtim të zgjerimit të Europës, politikisht i bie ndesh pastaj qenies së saj një tërësi gjeografike, që nuk mund të imagjinohet si një diçka e ndarë.
 
Por përderisa burokratët si brenda dhe jashtë, nuk kanë gjetur term tjetër, na duhet të vazhdojmë të përsërisim si papagaj po të njëjtin “parullë” jo shumë domethënës që pranon kalim klase ose notë minimale për kalesë, por mohon në mënyrë të çuditshme të detyrueshmen dhe realen që është përkatësia europiane në histori, kulturë dhe sidomos në identitet. Euroskeptikët në hyrje (bërje pjesë në BE) janë disa, dhe në përgjithësi është një mendim i formuar në Europë që janë kundër politikave të BE-së. Janë kundër dhe zgjerimit juridik komunitar të punëve kombëtare dhe të hyrjes në euro si monedhë unike. Sot kanë ngrënë disi goditje për euron, sepse kanë parë se ajo ka përballur më mirë krizën. Eurokeptikët në hyrje kanë në bazë mos besimin drejt politikave ekonomike dhe sidomos institucioneve të BE-së. Kanë disa suksese historike Euroskeptikët dhe në vitin 2005 një nga vende më europianë dhe ideatorë të BE- së si Franca, ka djegur në referendum “Kushtetutën Europiane” dhe po kështu edhe Holanda që bën të “mbytur” “Kartën e Përbashkët të Ligjeve Europiane”. Kanë qenë Irlandezët që i kanë thënë “jo” me referendum “Traktatit Europian” një përmbledhje ligjesh që zëvendëson “Kushtetutën Europiane” dhe kjo ka ndodhur në 2008. Në përgjithësi janë partitë disi nacionaliste që “djegin” kështu, dhe janë euroskeptikë. Po të shtojmë se Zvicra është në rrugë e sipër dhe se Britania nuk ka pranuar akoma euron, apo Islanda e cila mund të pendohet sot por nuk është kurrkund, atëherë mund të themi se nuk kemi të bëjmë me një “fenomen”, por me një problem. Megjithatë ka ikur era e opozicionit të euros dhe vazhdon era e kundërshtisë së zgjerimit me shtete të tjera. Kriza ka shpërthyer disi në politika ekonomike si një “bombë kronometër dhe me përhapje të lehtë, por të përgjithshme” dhe shtetet e ndryshme europiane, kanë vrejtur se euro qëndron më mirë se sa monedhat kombëtare, veçmas njëra tjetrës.

Europa me euron me shumë vështirësi, por po mban një “unitet të pëlqyeshëm” edhe përballë krizës në Amerikë dhe botë. Por kriza ka bërë një plagë dhe me një kolpo të vetme ka shtuar përhapjen e euroskepticizmit. Bashkimi i Europës nuk mund të jetë dhe interpretohet më një “operacion intelektualistik” jashtë rënieve në jetën reale dhe jashtë erës të lidhjeve të bezdisshme në përgjithësi. Tani nuk është më ideja e “kataklizmës” të daljes nga monedhat kombëtare dhe kjo është me sa duket, një frymë e mirë dhe fitore. Tani kjo gjë ka bërë që edhe dy vendet shumë euroskeptikë si Irlanda dhe Islanda të bëjnë përpara, për tu kapur mbas Europës, sepse po “shiten komplet në duar të huaja” mbas krizës financiare. Por Brukseli dhe “Europa e Bashkuar” ka burokraci dhe kjo është patjetër një nga momentet e refleksionit si në politikat ekonomike dhe ato të përhapjes. Ka burokraci dhe shumë antagonizma të tillë, që e bëjnë të ketë jo një “kor” të mirë sidomos në përballjen me krizat dhe tashmë me “euroskepticizmin” në përhapje. Bundeskancelarja Merkel ka dhënë sinjalin e fortë të frenimit të zgjerimit dhe pas saj nuk është vetëm Gjermania, sepse të tillë mendim kanë edhe disa shtete të mëdha dhe politikanë në pushtet edhe në Francë, Britani dhe vende të tjera lider të Europës. “Janë djegur” nga zgjerimi i fundit dhe sidomos me dy vende afër Ballkanit. Po, mund të quhen të shpejtë në zgjerimi i dy vendeve si Bullgaria dhe Rumania. BE-ja dhe Brukseli së bashku me Strasburgun nuk kanë bërë mirë llogaritë as me korrupsionin dhe as me lëvizjet demografike të tyre, dhe sidomos me nivelin e demokracisë në të dy vendet.

Po, dhe as që bëhet fjalë se mund të jenë këtë dy vende nga pikëpamja superstrukturore, infrastrukturore dhe europiane në përgjithësi në standarde më mirë, bie fjala se dy vende ballkanike si Sllovenia dhe Kroacia. Tashmë këtë e pranojnë të gjithë. Por çfarë do të thotë për ne kjo gjë? Po të jemi realistë dhe të shprehemi qartë, ne vetëm një diçka kemi më shumë se të gjithë të tjerët të marrë së bashku. Ne si popull dhe si politikë, jemi super proatlantistë dhe super proeuropianistë. Por vetëm kaq. Në të gjithë aspektet e tjera jemi më të dobëtit dhe më të pa pranueshmit në Europë, edhe pse jemi më të mirët dhe të sinqertët në dashurinë që kemi drejt dy targetëve të lartë që kemi si shtet, komb dhe shoqëri. Jemi dobët në institucione, në zbatim të ligjeve, në drejtësi, në infrastrukturë, në perceptim të standardeve dhe zbatim të tyre, në ekonominë tonë të madhe informale, në çështjet e pronës, në kushtetutshmëri, në ekonominë familjare dhe kudo pavarësisht hapave të zgjatur që bëjmë. Ne shtyjmë sa mundemi politikisht drejt një anëtarësimi në Europë, por shtyjmë për të pasur aksese elektorale, ose ato që duan të vijnë në pushtet pranojnë të shtyjnë, por frenojnë pozitën pikërisht për akses elektoral. Kur Doris Pack deklaron që “mos të ngutemi” në fakt duhet kuptuar se “tani për zhgjedhje” mos bëni kërkesë, sepse natyrisht e gjitha kjo do të interpretohej në popull si një fitore e atyre që janë në pushtet.

Njësoj sikur të thonë “e keni boll pranimin në NATO” mor trima.... Kur kryeministra të lartë të shteteve të mëdha europianë “frenojnë” dhe zyrtarë të BE-së fillojnë të modifikojnë, duhet marrë mirë me mënd se tani kemi një moment që kërkohet reflektim, sepse në burokracinë europiane kështu funksionon. Në fakt nuk deklarojnë se “nuk do të hyni në Europë”, por deklarojnë se tani mos ju rritet shumë kërkesa, për të shpejtuar në këtë hyrje. Në fakt jemi më të dashuruarit dhe jo thjesht se duan të hyjmë, por sepse kemi qenë më të izoluarit dhe vazhdojmë në një farë mënyre të jemi të tillë. Shumica e shqiptarëve BE- në e konsiderojnë dhe e shikojnë si një Vizë Shengen, apo një liri që ti hipin një mjeti udhëtues, dhe askush mos ti pengojë në Europë. Kurse politikanët dhe maxhorancat si “fuqi pushteti dhe elektorale” kur arrijnë ndonjë prag integrimi. Minorancat politike, si një koncept të mos realizimit të detyrave të pushtetit që të vijnë pikërisht ato në pushtet. Kurse njerëzit që dinë se çfarë është Europa e kuptojnë si një stërmundim dhe sakrificë njerëzore që duhet bërë, që brezi tjetër të mos ketë më “detyra shtëpie” që ne kemi sot.

Na duhet të jemi të dashuruar me Europën, sepse na kanë ndarë prej saj me dekada (dikur kemi qenë të tillë) dhe me veprimtarinë tonë, e kemi ndarë veten edhe për disa vite të gjata në tranzicionin tonë fatal. Por të dashuruar jo politikisht, sikundër janë së paku dy forcat kryesore politike tonat. Sepse kështu “dashurie” kemi pasur me Jugosllavinë e Titos, pastaj me BRSS-në e Stalinit dhe pastaj me Kinën e Mao Ce Dunit. Nuk shkohet në Europë me dashuri politike dhe maxhorancash e minorancash, por me dashuri për identitetin tonë Europian dhe sidomos me dashurinë për lirinë dhe demokracinë me rregulla loje, që Europa dhe bota demokratike shpërndan. Nuk shkohet  në Europë pa dashurinë për veten dhe shkatërrimin e atyre vlerave Europiane që kemi trashëguar dhe nuk arrijmë të demonstrojmë. Nuk shkohet me servilizmin politik të shumë shtetarëve dhe politikanëve, por me ndjesinë se jemi pjesë e Europës dhe identitet kulturor dhe politik i saj. Për më tepër, duhet të largojmë një herë e përgjithmonë idenë se “servilizmin dhe prapësinë tonë politike” në Europë nuk e kuptojnë. Mund të ketë komisionerë, ambasadorë dhe zyrtarë europianë, që “klimatizohen” me servilizmin tonë maxhoritar dhe opozitar dhe lojërat me të, por demokracia europiane ka mekanizma që në fund e kupton edhe këtë. Natyrisht që e kupton.......


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00