Home | Opinion | Histeri akuzatore nga oborri në oborr

Histeri akuzatore nga oborri në oborr

image
Inflancioni i shifrave, aferave, dhe dedeksionit të përgjithshëm në shoqëri, ka dy qëllime nga inspiruesit dhe realizuesit.

 

 

      

 

Nga Besi Bekteshi

Nuk shkon qoftë edhe një ditë që makineria gjigandeske e lajmërimit dhe denoncimit të aferave, korrupsionit dhe mafies apo bashkëpunimit me krimin e organizuar, të mos përmendë emra nga “oborri në oborr”. Kjo histeri akuzatore e sjellë në media, e përpunuar shpesh herë në mënyre të marrë, shpesh herë në mënyrë tërthorazi, shpesh herë me qëllim tymnajë dhe shpesh herë për të prishur një sistem apo takim, po baltos të gjithë shqiptarët. Kaq shumë bërtasin dhe ulërasin në televizione, kaq shumë denigrojnë dhe anatemojnë... sa pjesa që nuk ka të bëjë fare me të tilla realitete, po qëndron sikur të ishte ajo fajtorja. Sepse....po sepse, ka akuza nga më monstruozet në politikën shqiptare dhe ka shifra që sillen nga 200, 100, 40, 10 milion euro e deri në shifra të vogla 1 milion dollarëshe, sa që të duket vetja i vogël fare, biles edhe Provensano që është shefi i italianit “vlonjat” që u kap sëfundmi të duket... hiçgjë. Inflancioni i shifrave, aferave, dhe dedeksionit të përgjithshëm në shoqëri, ka dy qëllime nga inspiruesit dhe realizuesit. E para të ndyjë të gjithë shoqërinë shqiptare dhe politikën, por edhe popullin shqiptar. E dyta....në vitin 1997-të një dorë e “krimit të organizuar me bazë politike” nga e majta... tentoi dhe realizojë ta hidhte Sali Berishën, duke i bërë një puç financiar dhe po ashtu të grabisnin lekët e njerëzve jo të mësuar me kapitalizmin në Shqipëri. Ja arritën qëllimit, duke shkatërruar vendin. Sot tentojnë të mbjellin pasigurinë, elementin frikë ekonomike, dhe tmerrin nga “pasuria e sunduesit”... Berisha!! Tentojnë të mbjellin frikën, që kur të vijnë në pushtet, të korrin pastaj ekonominë e njerëzve të frikësuar, gjë që të çon te absolutizmi i të pasurve të majtë... që e kanë stomakun shumë, por shumë të gjerë. Të tilla parti të pasuruarish... sponsorizojnë edhe individë në krahun tjetër, i stabilizojnë ato... dhe këtë PS-ja e ka bërë në partinë e Berishës. Një rast, është i qartë tani, por janë edhe nja dy “raste” brenda të cilët ose nuk kanë marrë urdhër ose nuk arrijnë të dalin haptas dhe janë për një kohë të dytë. Sistemi i frikës, dhe moralit të prishur, por të apalteve të lartë... ka siguruar edhe financat në qarkoren e duhur socialiste, që po arrin të kontrollojë situatën që nga mbas 28 qershori, për cilësinë e destabilitetit politik dhe frikës ekonomike.

Ulërimat histerike dhe baltosjet e përgjithshme qeveritare... janë strategjia e thënies së një të vërtete... me absolutisht çdo mashtrim brenda në sasinë maksimale. Në këtë lojë të ndyrë... kur ka vetëm akuza dhe askush nuk arrestohet i humbur është ai që ka pushtetin. Kjo dihet tashmë sepse bien kreditet e pikërisht mazhorancës dhe me largimin e një deputeti dikur socialist dhe pak më përpara demokrat... peri hollohet, pavarësisht se PD-ja nuk ka më një person që ka detyrë te mos jetë në kohën e caktuar me të. Sulmi mbi femrat e PD-së... është edhe tjetra medalje dhe një pakujdesi tjetër e paparashikuar nga pikërisht PD-ja. Mua më vjen mirë, që asnjë bashkëqytetar i imi shkodran... e kam fjalën qytetar i lindur në Shkodër dhe qytetar shkodran nga origjina... nuk është akuzuar për asgjë. Nuk e kam fjalën për të lindur në katund, ose malësi, ose edhe që kanë lindur dhe jetojnë në Tiranë, por qytetarë të Shkodrës që të akuzohen për krime... dhe financa të pamerituara, apo dhe apalte qindra milionëshe. Por edhe Beqja sikur duhej të mendohej dy herë përpara se të merrte financa kur e di... mbase edhe se di, një nen 71, që thotë mandat është kur ta jep KQZ-ja.

Koha sot po i ngjan Italisë së viteve ‘60 dhe modelit të llafazanërisë idiote, pa etikë dhe qenërishtesh që bërtet e bërtet, por nuk konkretizon akoma asgjë. Por në Shqipëri, në ndryshim nga Italia, nuk kanë “dëshirë për forcë të ligjit” nuk ka dëshirë sidomos nga organet e tij... të pikërisht ligjit. Mungojnë të vullnetshmit e ligjit, dhe nuk ka sistem vlerash që ti marrë kapadaijtë e përfitimeve “jo thjesht për zhelesh, por për kostume Armani që kanë” dhe ti nxjerrë jo jashtë, por ti fusë brenda. Pikërisht brenda në burg, dhe aty të pëllasin sa të duash që “janë të burgosur politikë”. Ku ka më turp se sa të marrin flamurin e “paladinëve” të pronës... socialistët dhe horrat pronarë mbas tyre dhe të flasin për tokat. Ku ka më turp, se sa loja që bëjnë me ngritjen e fukarenjve në protesta, bllokimet e rrugëve, dhe pastaj edhe gjuajtjen me gurë, duke prishur edhe ligjin me “arsyen” e mbrojtjes së fukarenjve... që një shumicë janë grabitës të tokave. Kjo është strategji nga disa zyra të fshehura nga e majta të cilat që në kohë të gjyshave dhe baballarëve i kanë dhe i përdorin edhe sot.


Nuk duan as ligj të gjykatës... administrative dhe nuk duan as kasa... megjithëse jam i sigurtë se po të vijnë në pushtet kanë për ti lënë ato fukarenjtë të “qetë”, sa t’ju vendosen gjoba, dhe pastaj do t’ju aplikojnë edhe kasat. Nga ana tjetër... meritat në PD, sikur po “kalojnë” dhe rasti i fundit ka treguar realitetin, se nuk mund t’ju besosh atyre që lëvizin sa te njëra parti e madhe, te tjetra... jo nuk duhet të kenë... meritën të kandidohen për deputet... në asnjë mënyre edhe sikur vërtetë te paguash 2000-3000 euro të futesh në punë në Malësinë e Madhe! Si nuk doli një... “Edi Rama dikur thoshte”... një bir kurve që “të gjejë lekët e tij në xhepat e mi”...! PO, si nuk doli një “zog kurve” që mbasi ka paguar 3000 euro për tu futur në punë... të akuzojnë si publikisht dhe penalisht... atë që e ka futur në punë me 3000 euro!? Si ka mundësi!? Ka mundësi, se mund të jetë si ai që fut në punë me 3000 euro dhe ai që paguan... 3000 euro një dorë maskarenjsh që nuk ka gojë kush ti tregojë. Si nuk akuzoi dhe futi për ca kohë në fresk, kjo prokuroria si ato që shesin mallin e shtetit dhe ato që e blejnë këtë mall... në burg. Si ka mundësi? Ka mundësi sepse është modeli i frikacakëve dhe horrave që kapardisen si të fortë dhe janë në të vërtetë “lakuriqësitë” e modelit më të shpifur të një lloj “Gay Pride” që në Shqipëri e bëjnë me pasurim dhe akuza për pasurim. Dikujt, i duhet të kthehet në seriozitet, në heteroseksual dhe burrë, që të ndalojë qëllimin e ndotjes së të gjithës dhe të frenojë revanshizmin gjysmë anarkist dhe gjysmë pasuror të ideatorëve të shtetit që jeton nën apaltistët që kanë marrë poste dhe... blerë financiarisht politikën... majtas dhe po tentojnë edhe djathtas. Tani vërtetë po na çajnë... timpanin fare!!!
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00