Home | Opinion | Nën maskën e demokracisë

Nën maskën e demokracisë

image
Pyes ku është demokracia, vallë ku janë ata që e quajnë vetën demokrat dhe mbrojtës të demokracisë, apo ata mbrojtësit e demokracisë...

 

 

 

 

Sadat Flamurtari

 


Të bëhem memec dhe të mos flas kurrë apo të lejoj mëkatin që te sillet vërdallë para syve të mi. Vallë është më mirë të shkruaj apo të heshtë, të ecë me sy hapur dhe largpamësi apo vallë të mbyll sytë dhe të ecë symbyllur në këtë jetë të egër ku lakmia dhe mashtrimi arrijnë kulminacionin. Është bukur e vështirë të shkruash mbi bazën e mendjes së shëndosh ngase egërsirat vazhdimisht të presin për të ngrënë, meqë ushqimi i tyre po thahet dhe po çrrënjoset ngadalë. Jemi krenar apo ndoshta turpërues nga kjo çfarë po shohim me sytë tanë. Pyes veten dhe ju o popull i nderuar ku i keni sytë e ballit apo edhe ju keni zgjedhur sikurse që thash më herët të ecim symbyllur dhe mos shohim këtë turp që na ngulfat nën maskën e demokracisë dhe barazisë.

Tani meqë po shkruaj këtë shkrim më kujtohet edhe një gjë tjetër apo vallë ne si popull nuk kemi traditë apo thjesht po tentojmë që me vetëdëshirë ta zhdukim historinë dhe traditën mijëvjeçare të popullit tonë nën moton po emancipohemi, maskë me një emër shumë të bukur dhe ky emër është Demokraci. Apo vallë nuk shohim mediet botërore se e tërë bota po bënë luftë për të mbrojtur dhe ringjallur traditën e popujve të tyre dhe për çudi në vend që ta mbrojmë këtë traditë të pasur dhe shumë të lashtë, jemi duke punuar për ta zhdukur. Ndoshta, ndoshta pretendimet janë për të na e fshehur këtë të kaluar tonë të pasur dhe për të na thënë që nuk jemi vendas këtu. Për të na zhdukur identitet.
Mjafton të ndalesh një minutë të shikosh institucionet tona qeverisëse dhe menjëherë do pyesësh vetën vallë mos në Shqiptarinë tonë mijëvjeçare nuk kemi pasur kurrë ne trimëri, bujari, besnikëri dhe dinjitet meqë këta në vend të këtyre atributeve që e tërë bota na i ka lakmi, mund t’i identifikojmë me fjalë që tanimë janë bërë pjesë e historisë së tyre sikur korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti, familjarizimi etj. Këto janë fjalët famëmëdha që i kanë zëvendësuar me ato të cilat na kanë lakmi Bota.

Paturpësia nuk ka kufi meqë ligjvënësit dhe ligjmbajtësit janë nga ata të korruptuarit, që në vete ngërthen shumë gjëra të thëna e të pathëna, meqë për të thënë gjëra të pakëndshme duhet të jesh trim i trimave. Nga shantazhimet e deri te kërcënimet do të përcjellin gjatë tërë veprimtarisë suaj apo edhe më e vështirë do jetë të botosh një mendim tuajin të tillë ngase nuk të dhënë hapësirë për të shprehur mendimin tuaj. Moto e institucioneve tona është Liria e Medieve, kjo është fjalë publike ndërsa kontrolli është edhe më i egër se në kohën e komunizmit të famshëm vetëm tani me të të kuptojmë diçka drejtë ngase është nën maskën e një emri tjetër DEMOKRACI.

E kam të pamundur të ndalem duke mos përmendur edhe luftërat që në emër të demokracisë janë vrarë dhe po vriten me miliona njerëz të pafajshëm. Pyes ku është demokracia, vallë ku janë ata që e quajnë vetën demokrat dhe mbrojtës të demokracisë, apo ata mbrojtësit e demokracisë janë po ata vrasësit e njerëzve të pafajshëm pikërisht për të mbrojtur këtë demokraci. Por nuk do ikë larg nga vendi meqë nuk jemi më të mirë ndoshta edhe më të pistë nën emrin DEMOKRACI vetëm po përdorim metoda dhe ideologji të ndryshme gjithmonë nën këtë maskë bashkëkohore.

Ju pyes edhe një herë o popull vallë more a shihni apo këto institucionet tona punojnë dhe avancojnë dijen apo vallë janë duke punuar për ngritjen e amoralitetit dhe prostitucionit institucional. Shikoni o të nderuar sa për qind të të punësuarave në institucionet tona janë mbi bazën e përgatitjes së tyre profesionale apo thjesht nga lakuriqësia dhe minifundet e tyre. Këtë prognozë nuk po e them nga dëshira për të zmadhuar gjërat por kështu e thonë ata të pakte të ndershëm që janë duke punuar në këto institucione, nga këtu pyes o votues jemi ai populli me histori mijëvjeçare me nderë e faqebardhë që na kanë lakmi Bota e ashtuquajtur demokratike apo jemi popull që tani e tërë bota na sheh me syrin e nënçmimet dhe jo vlerës dhe dinjitetit njerëzor.

Ju të votuar a mbani ndërgjegjeje në veten tuaj për besimin e marr apo thjesht keni mbyllur veshët për t’u bërë milionerë të natës. Vallë keni sy dhe zemër që ndonjëherë ju thërret të shihni mbi bazën e ndërgjegjes, këto familjet tona të varfra që jetojnë në skajshmërinë më të madhe a duhet të qaj hallin dikush për ta apo vallë në vend të ledhatimeve institucionale ata duhet t’i ledhatoj acari i dimrit dhe moti i qiellit të hapur meqë të tillët janë të pa strehë dhe strehim e kanë vetëm qiellin. Një kulm tepër të lartë e të madh, një kulm shumë të bukur që asnjë arkitekt nuk do ketë mundësi të bëjë një kulm më të mirë dhe më të bukur, ama pyetja është ata duhet të shikojnë këtë bukuri te krijuar nga Zoti apo duhet të shikojnë dhe dëgjojnë, shikojnë dhe dëgjojnë për ata qe i udhëheqin duke shëtitur me vetura luksoze, me të ardhura vjetore marramendëse, me apartamente të klasës më të lartë. Ata këto i shikojnë dhe i dëgjojnë ngase këto janë bisedat që e rënkojnë popullin dhe unë ju pyes e ju përgjigjen paraqitjani vetes në pasqyrë, u shtohet apo u pakësohet mërzia dhe dhimbja të tillëve?!

Unë nuk mund të bëjë ballë të shkruaj më tepër nga fakti i fjalëve prekëse dhe që më bëjnë të ndihem i mërzitur. Pse kjo po i ndodh popullit tim, por për të pasur një pikë shprese për të gjithë ne dhe për të na kthjell mendjet tona po na e dëshmon më së miri vetë natyra e cila po i ledhaton më butësisht ata për të cilët ju i keni në ndërgjegjeje dhe nuk keni kurrfarë përkujdesje për ta. Do e përmbyll këtë shkrim timin me një thënie të Popullit tim të dashur “Kur mungon macja, minjtë bëjnë dasmë”, kjo nënkupton kur nuk funksionon drejtësia dhe zbatuesit e ligjit të tjerët (institucionet tjera) hedhin valle

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00