Home | Opinion | Pushtuesit janë të njëjtë, barbarë dhe përmbysës

Pushtuesit janë të njëjtë, barbarë dhe përmbysës

image
Është një ndër privilegjet e mëdha në historinë e Ballkanit Ilirk dhe të Evropës në përgjithësi që kombi shqiptar është një ndër kombet më të vjetra autoktone të këtij gadishulli...

 

 

    


 
Nga Gjon Keka

 

Kujtesa historike është virtyt i kombeve me anë të kësaj ne i sjellim gjërat dhe ndodhitë në tryezën e kohës moderne dhe po në këtë tryezë në i ndajmë kohërat, bëmat, progresin, dështimet, veset, sindromet, defektet, gabimet trashanike etj., etj.,dhe kur të arrijmë të mësojmë duke ndryshuar rrënjësisht të tashmen për të mirë nga këto kohëra, atëherë mund të hedhim hapin drejt së ardhmes dhe të gjejmë shtegun e sigurtë në rrugën e perspektivës, zhvillimit të gjithmbarshëm dhe të progresit historik. Gjurmët historike nuk mundet askush t'i humbë apo t'i mbulojë, ato qëndrojnë fuqishëm mbi përpjekjet dhe rrugëtimin e thellë të kombit, ato janë bërë shenja kohe të cilat na e tregojnë natyrën e gjërave të ikura duke na i ofruar ato sa më afër dhe sa më hapur që ne të mësojmë se nga cili cak ishin nisur lëvizjet historike dhe ku jemi tani pas gjithë atyre kohëve.
Është një ndër privilegjet e mëdha në historinë e Ballkanit Ilirk dhe të Evropës në përgjithësi që kombi shqiptar është një ndër kombet më të vjetra autoktone të këtij gadishulli dhe kontinentit evropian, prandaj duke ditur këtë privilegj ky komb është edhe rrënja e qytetërimit të vjetër europian dhe pjesë e thellë e themeleve bazë të unionit europian të tanishëm, pa këtë komb, Evropa mbetet pa rrënjët e saj dhe pa një ndër gurët e rëndësishëm të ndërtesës së përbashkët të kësaj familje të madhe.


Duhet nënvizuar se gjatë historisë shumë pushtues e sidomos pushtuesi otoman (shek.XIV) dhe ai së fundi sllav-serb (shek XIX) janë mundur që me çdo kusht t'i mbulojnë apo edhe t'i humbin gjurmët e së vërtetës së historisë së kombit shqiptar në gadishullin ilirik, qëllimi i tyre ishte që duke humbur gjurmët të ndërtojnë historinë e tyre të rreshme dhe primitive, që më vonë bota të mos e kuptojë apo edhe të jetë e njohur me rrënjët e kombit shqiptar dhe identitetit të tij kombëtar e kulturor, por që këta pushtues barbarë dhe përmbysës të shfaqeshin gjoja para botës si më të vjetërit e këtij gadishulli gjë që kjo gënjeshtër e kulluar nuk u realizua e as që do të realizohet ndonjëherë tani e as në të ardhmen.

Çdo herë qëllimi i pushtuesve ka qenë mbjellja e ideologjisë apo imponimin e saj (p.sh. pushtimi otoman dhe ajo e fundit bizantine apo sllave) pastaj gjeopolitik, gjeostrategjik, uzurpues, humbës të gjurmëve dhe ndërtimi i ëndrrave dhe iluzioneve të tyre, krijimi i miteve,shtrembërimi i historisë, barbarizmi, përmbysja e të gjithave etj etj. Strategjia dhe taktika e pushtuesve ishte sa demoniake aq edhe dhelparake, me anë të mbjelljes së ideologjisë së errët të tyre (otomane dhe sllave) dhe të përpjekjes për të mbuluar gjurmët e së vërtetës historike dëshironin që më pastaj t'i bëjnë tokat e kombit shqiptar pjellë të mendësisë dhe orientimit të tyre ideologjik si dhe të prezantonin para botës një fytyrë të rrejshme të historisë së gadishullit ilirik se gjoja në këtë rajon nuk ka pasur qytetërim dhe kulturë të lartë, por primitivizëm dhe mjerim dhe se me ardhjen e tyre (pushtueseve otomanë e sllavë) është qytetëruar dhe është zhvilluar ky rajon, gjë që kjo ishte gënjeshtra më e madhe e tyre para botës, saqë edhe sot e kësaj dite akoma mbajnë të njëjtën retorikë absurde. Kur dihet se perandoria otomane vetëm sa ka sjellë mjerim dhe primitivizëm, dhunë dhe barbarizëm të paparë në histori, sepse mbjellja e ideologjisë islamike tek shqiptarët automatikisht do të thoshte largim nga civilizimi i lartë dhe kultura e lashtë europiane që kombi shqiptar e posedonte nga rrënja, ndërsa pushtuesi serbo-sllav solli ideologjinë e errët, racizmin, primitivizmin, mjerimin dhe urrejtjen e lindur dhe patologjike ndaj kombeve të tjerë e sidomos ndaj kombit autokton shqiptar, këtë ky pushtues e bënte duke mbjellë farërat e saj ideologjike dhe duke pjellë dhunën dhe barbarinë e marrëzitë gjatë historisë në gadishullin ilirik.

Si pushtimi otoman ashtu edhe ai serbo-sllav i kanë deformuar faktet, i kanë mbjellë veset dhe sindromat, kanë rrënuar gjithçka me vlerë, kanë mbjellë edhe ideologjinë e errët të tyre dhe shkatërruese, vetëm e vetëm për përfitimet e të tyre ideologjike, politike dhe territoriale. Në kuadër të kësaj mund të thuhet se pushtuesi otoman në atë kohë dëshironte që duke e islamizuar një pjesë të kombit Shqiptar të arrinte të realizonte lidhjet e tij së pari nga ideologjia islamike, pastaj nga ajo kulturore, e deri të strategjia demoniake e tyre e mbajtjes së kësaj pjese të rajonit në ndikimin otoman në mënyrë të vazhdueshme me anë të bejlerëve, sulltanëve të vegjël apo turqve të rinj që ishin islamizuar dhe ishin bërë shërbëtorë të kësaj perandorie të errët. Po ashtu edhe pushtuesi serbo-sllav me anë të mbjelljes së ideologjisë së tyre dhe krijimit të miteve të rreshme historike e kulturore në trojet e kombit autokton shqiptar, si dhe me orkestrimet e një seri ngjarjesh absurde si brenda     këtij rajoni ashtu edhe jashtë shpalosi në tërësi fytyrën e errët të barbarizmit dhe nacionalizmit të egër kafshor, sidomos në pjesën e fundit të historisë së Ballkanit si; luftërat gjenocidale, barbare, diktaturat, shpërbërja e Jugosllavisë e shfaqi në tërësi pikën kulmore të strategjisë së saj demoniake e që ishte pjellë e farërave ideologjike të saj prej kohësh. Në ditët tona është një lloj ndjenjë e çuditshme kur sheh kombet të cilat kanë pasur një kulturë dhe civilizim të lartë duke rënë çdo ditë e më tepër në kurthin e veseve dhe sindromave të pushtuesve barbarë. Kështu ata arrijnë që të ngulfatin frymën e shpalosjes së shpirtit të vërtetë të kulturës dhe identitetit kombëtar si dhe rrugës së ardhmërisë së sigurtë.


Nga kjo më duhet të theksoj një gjë që është absurde dhe joracionale, se tani në këtë kohë pra në shekullin XXI ka tendenca nga një pjesë e që është pjesë e mbetjes së islamizmit otoman në trojet tona gjatë pushtimit të egër dhe barbar se gjoja ky pushtues nuk ka bërë asgjë në trojet tona dhe kjo po vërehet haptas në mbulimin e marrëzisë që ka bërë pushtimi otoman, por kjo do të thotë të mbulosh me vesin marrëzitë, primitivizmin dhe barbarizmin që ka sjellë pushtimi otoman dhe të harrosh rrënjët e identitetit, kulturës dhe historisë së kombit shqiptar. Kjo tendencë është pjellë e mendësisë së kësaj perandorie dhe ideologjisë së saj që ka lënë ky pushtues barbar dhe është i dëmshëm dhe vdekjeprurës për të tashmen dhe të ardhmen europiane të vendit. Duhet ditur se çdo pushtues është barbar dhe rrënues i të gjithave, prandaj asgjë të mirë nuk sjell përveç shkatërrimit dhe përmbysjes së vlerave origjinale dhe të vërtetës historike të kombeve autoktone.


Ndërkaq krejt në fund mund të nënvizojmë fuqishëm se rruga më e mençur do të ishte rikthimi i shkëlqimit të kulturës, identitetit dhe bashkimit të pjesëve të kombit shqiptar dhe në këtë mënyrë do të vihej në vend e vërteta e historisë së tij si komb i lashtë dhe me civilizim të lartë europian. Kombi shqiptar vetëm i bashkuar në tërësinë e tij anatomike do të mund të lulëzojë dhe funksionojë brenda familjes europiane, duhet ditur se po të mos ndodheshin këto pushtime barbare (otomane serbe-sllave) kombi shqiptar do të ishte një ndër bashkëthemeluesit dhe faktorët e fuqishëm të unionit europian, por kjo nuk do të thotë se tani nuk ka ardhur koha që ky komb të japë kontributin e tij esencial si një faktor brenda familjes europiane, koha është tani që kombi shqiptar të forcojë rrënjët e përbashkëta të Bashkimit Europian.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0