* * *
Politikat e errëta të gatuara nga forcat të erëta, nëpërmjet inskenimit,fabrikimit të dosjeve , metodë e njohur për mbi një dekadë , në mungesë të ofertave dhe programit dhe nën tutelë të patronëve të tyre, mundohen që me çdo kusht fantazmën ta bëjnë realitet.
Artin Spahiu
Fantazmë që po vërtitet kohëve të fundit nëpër Maqedoni është ajo e dosjeve . Dosjet sot janë bërë kryefjalë dhe temë e çdo diskutimi në çdo ndeje. Dikush nga naivitet e dikush me dashakeqësi e përkrahin këtë veprim ogurzi, ndërsa dikush me një kulturë qytetare dhe civilizim apo atdhedashuri dënon këtë. Më interesantja kur dëgjoj nëpër qarqe të ndryshme se për këtë fenomen me mburrje dhe krenari po diskutojnë ca , që ne në Dibër u themi, akoma nuk u janë tharë këmbët që nga komunizmi duke kaluar Drinin e Zi dhe duke bërë diverzitet kundër Shqipërisë në shërbim të sllavëve dhe shërbimeve të tyre. Kjo tani po duket si një ritransmetim i po të njëjtës shfaqje që u transmetua para disa vite. Politikat e errëta të gatuara nga forcat të erëta, nëpërmjet inskenimit,fabrikimit të dosjeve , metodë e njohur për mbi një dekadë , në mungesë të ofertave dhe programit dhe nën tutelë të patronëve të tyre, mundohen që me çdo kusht fantazmën ta bëjnë realitet. Mundohen që të vrasin dhe komprometojnë çdo gjë kombëtare ,duke bashkëpunuar edhe me djallin dhe duke bërë vepra djallëzore ,vetëm e vetëm për t’ia arritur qëllimit të tyre në shërbim të misionit të marrë nga tutorët dhe ideatorët e misioneve të tyre. Kjo s’është hera e parë.
Edhe para disa vitesh, me të njëjtën metodë, nga të njëjtët aktorë, nën tutelë e po të njëjtëve patronë, nëpërmes teknikës së shpifjes dhe falsifikimit, në mënyrë më të paskrupullt u zbulua, gjëja, se kryetari i dikurshëm i PPD-së, tani I ndjeri z.Imer Imeri, na paska qenë kodosh. Lajmi u zgjerua anë e kënd , personi i akuzuar, edhe pse e dinte veten e pastër, po kalonte çaste të rënda, ndërsa saktësia e dosjeve asnjëherë nuk u vërtetua dhe përgjegjësi askush nuk mori! E njëjta po ndodh... nga të njëjtët, por kësaj here, nga mungesa e programit, ofertës dhe misioneve të shumta të dështuara të shërbimeve të ndryshme antishqiptare në Ballkan ,që sjellin dosje nëpër oborret e disa “intelektualëve”shqiptarë ,kur dihet se e vetmja hapësirë dhe zonë ku jetojnë shqiptarët dhe ku mund të veprojnë është Maqedonia , po rikthehen edhe njëherë në taktikën e vjetër me shpresë se edhe kësaj herë do t’ia arrijnë qëllimit. Nëse përpiqesh të depërtosh në thelbin e taktikave të ndjekura nëpërmes paraqitjes të disa “paçavureve” që dikush po na I gjen nëpër oborret e shtëpisë dhe bashkë me padronët e vete, që e dinë se i kanë vetë krijuar, mundohen që të bindin popullin se janë dosje. Kjo zbulon jo vetëm mungesën e respektit për periudhat e lavdishme historike të shqiptarëve të Maqedonisë, por në kuptimin më të gjerë do të shohësh se misioni i tyre ka për qëllim shkatërrimin dhe baltosjen e të gjitha periudhave , veprimtarive dhe figurave të historisë së re kombëtare…!
Në krahasim me atë të para një dekade ,pra qëllimi I misionit të këtyre “patriot” që kryejnë obligime “qytetare”, është me diametër dhe rreze më të gjerë dhe më dashakeqe . Kësaj here nuk është qëllimi i baltosjes dhe diskreditimit të disa figurave politike, por i disa misionarëve dhe misioneve shumë të shenjta të shqiptarëve në periudhat më të lavdishme të historisë së re kombëtar. Kësaj here nuk është me rëndësi që të etiketohet dhe diskreditohen disa figura politike , qoftë ai Ali Ahmeti, gjeneral Ostreni, Fazli Veliu apo Musa Xhaferi, por misioni, vepra dhe organizatat ku ata kanë vepruar në shërbim të kombit dhe atdheut. Nuk është me rëndësi sot se përbaltet figura e Fazli Veliut, i cili që nga periudha e errët antishqiptare komuniste, ka qenë në shërbim të misionit të shenjtë shqiptar, duke u burgosur, larguar nga atdheu, kur disa po rinin dhe shërbenin atij sistemi. Nëpërmes etiketimi të kësaj figure qëllimi është që të etiketohet LPK-ja,-themelues i së cilës është vet ai dhe që është lëvizja e parë shqiptare nga ku dolën të gjitha lëvizjet e tjera pasuese, UÇ të Kosovës, UÇPMB dhe UÇKombëtare. Nuk është me rëndësi sot se denigrohet figura e Musa Xhaferit, i cili duke u arratisur nga atdheu,të afërmit dhe familjarët e vet për dekada me radhë dhe u vendos në shërbim të veprimtarisë kombëtare ,por denigrohet misioni dhe veprimtaria afatgjatë në shërbim të kombit dhe atdheut te këtij misionari.
Ndërsa me tendencën për ta përdhosur figurën e gjeneral Ostrenit nuk është qëllimi i përdhosjes së figurës së tij biologjike apo prej një politikani të thjeshtë por , tendencë për të përdhosur veprimtarinë më të lavdishme të shqiptarëve në mbarë trevat shqiptare. Misioni dhe aktiviteti më i lavdishëm kombëtar. Nëpërmes kësaj figure baltoset veprimtaria luftarake për çlirim, liri dhe pavarësi të Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë.. përbaltet UÇ e Kosovës, UÇKombëtare dhe misioni i tyre, bashkëveprimtarët në këta lëvizje që sot janë figura kyçe në jetën politike dhe shoqërore Kosovë , Shqipëri dhe Maqedoni dhe të cilët nuk do të jetë e udhës të rinë duarkryq dhe indiferent kur nëpërmes një maskarade po etiketohen shokët e idealit dhe aktivitetet e tyre të përbashkëta!
Nuk arrij të kuptoj , se si duan që ti nxjerrin këta të mjerë shërbimet sekrete të Jugosllavisë? Çka është qëllimi? Të baltosen këta figura dhe misioni i tyre apo të ngriten shërbimet si dashamirëse të shqiptarëve?!
Nëse të gjithë e dimë se shërbimet sekrete kanë qenë çdo herë në shërbim të antishqiptarizmit, atëherë si mund ata të përkrahin misionarët dhe liderët më të shquar të shqiptarëve në gjithë këtë histori të re kombëtare?!
Çmenduria dhe “vojvodizmi” nuk ka fund.! Nga praktikat që kemi pasur kjo do të vazhdojë. Në mungesë të misioneve dhe strategjive ogurzeza patjetër se çmendura do të vazhdojë me emra tjerë. Mos habitemi se sot dolën tre misionarë ndërsa nesër edhe të tjerë , qoftë ai edhe komandanti dhe lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti, por edhe ndoshta ndonjë figurë që i takon gjeneratës sime të lindur në vitin 1982 e më vonë…!
Është ky misioni, dhe jo thjesht kohëzgjatja në politikë, që i bën disa liderë dhe struktura politike të vjetër dhe të dëmshëm për shoqërinë. Këta forca kurrë nuk kanë pasur përkrahjen e elektoratit edhe pse, duke nënçmuar këtë, kanë pranuar që të bëhen përfaqësues të tyre për disa herë në qeveri. Pra, nuk mund të pritet që këta të respektojnë verdiktin e elektoratit, pasi qëllimi I veprimtarisë së tyre, që nga formimi, nuk lidhet me përfaqësimin e të drejtave të tyre, po me misionin e marrë nga qarqe të ndryshme dhe të realizuar në mënyrë perfekt. Misioni impossible- I thonë amerikanët këtij misioni, se shqiptarët kanë ditë dhe dinë të vlerësojnë. Pa marrë parasysh së sa dëme i kanë sjellë ata shqiptarëve qoftë kur qenë në qeveri –siç qe rasti në 2008- qoftë në opozitë me thurje e shpifje të paskrupullta.
Comments (0 posted)
Post your comment