Home | Opinion | Eleganca politike

Eleganca politike

image
Ç’nënkuptohet me elegancën politike dhe si manifestohet ajo, a ekziston ndër ne?

 

 

 


Bahri M. Gashi

 


Shikuar realisht konceptin e vlerave unike politike të mishëruara me “kodin e elegancës politike”, jo çdo kush dhe çdo herë e ka fatin prosperues të unifikimit garantues e kompatibil me këto vlera universale të të qenit elegant në politikë dhe politikëbërje. Filozofia e vlerave politike nuk krijohet vetëm me ndikimin nga reputacioni i vullnetit politik nga jashtë apo brenda për ta bërë politikën. Forca elektorale “evropianët e rinj” me të cilët synohet arritja e pozicioneve drejt ndryshimit akoma nuk është e formësuar politikisht. Kjo gjeneratë politike po zbaton rregullat e konceptit tradicional apo zakonor sipas parimit të të qenit besnik ndaj betimit politik në subjektin partiak që dikur njihej si “nëna parti”.

Forca e mendimit të elegancës politike në rezultatet numerike duhet të vlerësohet me indeksin e realitetit dhe të objektivitetit programor dhe të një rëndësie të veçantë janë burimet njerëzore për zbatim. Praktikat politike tradicionale që ne po i njohim në vendet tona të Ballkanit “perëndimor” dhe ekskluzivisht nga tereni politik brenda shqiptar janë vënë rregulla strike dhe provinciale të politikës dhe politikëbërjës, fatkeqësisht lokaliste kundrejt normave demokratike të politikës së hapur dhe përfaqësimit ngjashëm me garat në SHBA–të, të bërjes së politikës me elegancë nga dy kampet kryesore dhe jo dhjetëra sish.

Natyra e rrugëtimit të individit në politikëbërje kërkon elegancë politike e cila manifestohet me ndryshim dhe modifikim të vazhdueshëm në të gjitha proceset evolutive të karrierës politike. Koha ecën me shpejtësinë e saj magjike, sikurse që duhet ndryshimi konceptual i theksuar nga nocioni i “politikanit lokal” të kalohet në nivelin e lartë të politikanit të “burrështetasit” dhe t’i përshtatemi udhëtimit elegant bashkëkohorë në ecje e sipër.

Ç’nënkuptohet me elegancën politike dhe si manifestohet ajo, a ekziston ndër ne?

Eleganca politike në kuptimin e saj i referohet dy tipareve themelore me të cilat mund të kuptohet si e tillë; Tipari i parë natyrshëm lindë me njeriun dhe individin politikbërës. Ndërsa tipari i dytë ndërlidhet me zhvillimin e tij etapë pas etape e cila ose e ndërtohet dhe formësohet, ose e tjetërson kuptimin e elegancës politike. Si qëndron situata te ne? Realisht politkikbërjës te ne duket se i mungon eleganca politike, ajo që duket, neve kemi kuantitet subjektesh, por jo edhe kualitet të vlerave, elegancë politike, ndonëse eleganca politike nuk nënkupton tërësisht dukjen fizike apo “petkun mediatik politik”, në fakt ajo pasqyrohet me vlera kulmore gjithëpërfshirëse të elegancës politike të bazuara te primet universale të lirisë dhe demokracisë, të përpjekjeve shekullore për çlirim, shtetkrijim dhe shtetndërtim.

Eleganca politike i referohet gjithashtu edhe realizimit të misionit politik në arritjen e synimeve politike, por kuptohet se rruga deri te krijimi i elegancës politike është e gjatë dhe me sfida shumë. Sfida kryesore mbetet te njeriu apo individi në mos krijimin e integruar të koncepteve politike. Kosova me shtatëdhjetë e një subjekte politike, në një treg jo unik; dy, tri konceptesh politike prej 1.2 milion votuesish potencial, konsideroj se këto subjekte të vjetra dhe tani të reja politike duhet sa më parë të ripozicionohen drejt unifikimit sipas parimit konceptual – programor dhe vizionet politike duhet të bashkohen dhe Kosovës t’i ofrojnë politikë qeverisëse të qëndrueshme dhe jo “politikë aferash sabotazhi” apo me “kalime barkodesh” të skaduara akoma pa filluar, ndonëse këto veprime as votuesve, respektivisht“ shtetasve të Kosovës” nuk i nevojiten gjithë këto “produkte subjektesh politike”.

Në gjithë këtë rrëmujë të tregut politik të shpërfillur në ecjen politike e ka humbur kuptimin eleganca politike. Si duket ky kuptim ka gjasë të vonohet edhe për pak kohë derisa ne të kuptojmë se në politikë nuk mund të hyhet dhe të dilet si në një “treg pemësh dhe perimesh”, aty ka “kontratë morale qytetare” të bazuar tek vullneti i dhënies apo marrjes së besimit, dhe ky parim demokratik nuk mund të ndryshoj për qëllime politike të askujt që mendon ndryshe. Nëse idetë janë të ndryshme qëllimet nuk mund të janë të njëjta dhe tani më shumë se kurrë Kosovës i nevojitet vullneti i dëshmuar politik dhe jo “testet politike”, gatishmëria dhe përkushtimi për stabilitet institucional dhe stabilitet elektoral që i duhet shtetit të Kosovës. Kjo mundë të realizohet vetëm me vizionin të njohur si “elegancë politike” për krijimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit të prosperitetit ekonomik, pa shkëputje asnjëherë nga nocioni themelor dhe emocioni “patriotik të atdhedashurisë” për Kosovën, ndonëse krijimi i liderëve të rinj me një elegancë politike mbetet sfida në mes vullnetit të brendshëm dhe nuhatjes në krijimin e politikëbërësve të rinj për ballafaqimin me sfidat e politikës dhe arritjen e shkallës së elegancës politike.


(Autori eshte dipllomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL-së, në Shkencat Politike)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0