Home | Opinion | Larg

Larg

image
Detyra e integrimit na përket vetëm neve dhe vetëm ne jemi përgjegjës për këtë detyrë dhe për rezultatet dhe të arriturat e procesit të integrimit. 

 

 

 

 

Valdon Bytyçi

 

E pritem, të shumëpriturin: Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. Na zhgënjeu apo ndoshta nuk duhej të prisnim më shumë nga ai! Ky raport është në vazhdën e shumë raporteve ndërkombëtare për Kosovën, paraqet një gjendje të zymtë për Kosovën, duke vlerësuar disa të arritura të “vockla”, por duke raportuar së nuk është bërë asgjë në aspektin e luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, në përmasimin e përgjithshëm ekonomiko-social. Raporti në fjalë pasqyron një gjendje më se reale të proceseve në vend, ajo çka ceket në raport është kompatibile më atë çka ndjejnë qytetarët e Kosovës çdo ditë. Përballën me të gjitha vështirësitë dhe problemet që i prodhon politika e që pasojat e veprimeve të tyre “fëmirore” e godasin dhe molisin edhe me të molisurin, qytetarin e Kosovës.

Ky raport nuk duhet të bije në vesh të shurdhër, kritikat që janë të shumta në të, për me tepër të gjitha ato që janë thënë janë në përputhje me gjendjen faktike, është obligim i secilit nga ne që raporti i ardhshëm të mos përsëritet (të mos jetë i njëjtë), por të ndryshojë në aspektin pozitive në mënyrë që ne të bëjmë hapa konkret në drejtim të BE-së. Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat bombastike, por duhet lëvizur konkretisht dhe të zbatohen instruksionet e Komisionit Evropian dhe të çdo mekanizmi tjetër ndërkombëtar! Barrën më të madhe për përmasimin e gjendjes në Kosovë, normalisht e kanë ata që po e kërkojnë votën e qytetarëve me ofertat e tyre programore të cilat janë të grimosura për mrekulli, sa që e habisin qytetarin “prej të mirave” sa edhe ai nuk di se kë të votoj! Pra, Qeveria e ardhshme e ka për detyrë kryesore që të mos i lejoj qytetarët e saj që edhe me tej të qëndrojnë në Getto. Ato parti që do të arrijnë ta formojnë Qeverinë duhet të kenë në top agjendë çështjen e integrimit dhe lirinë e lëvizjes për shqiptarët e Kosovës në Evropë!

Duket se raporti i fundit i Komisionit Evropian është marrë me seriozitet në përgjithësi nga shoqëria, kemi parë disa konferenca dhe organizime e debate të ndryshme përkitazi më raportin në fjalë. Kjo do të thotë se për çdo herë e me tepër po i jepet një rëndësi e posaçme raporteve ndërkombëtare për Kosovën. Tani më kemi filluar të vetëdijesohemi si shoqëri për rolin dhe rëndësinë e integrimit evropian, kjo do të thotë se për ditë e me tepër po e ndjejmë nevojën e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e integrimeve. Njëherësh, ky vetëdijesim është një presion që i bëhet (do t’i bëhet) Qeverisë (Qeverisë se ardhshme) që të jetë sa me e kujdesshme në plotësimin e kritereve për anëtarësim dhe për liberalizim e vizave.

Për këtë një punë kruciale është duke e bërë shoqëria civile, e cila po i jep puls sensiblizues shoqërisë për rëndësinë e integrimeve dhe në këtë mënyrë po e rritë dhe do ta rritë përgjegjësinë e Qeverisë së ardhshme për integrimin e vendit në struktura Euro-Atlantike. Andaj, për të pasur sukses në procesin e integrimit duhet të koordinohemi në punë të përbashkët më qëllim që sa me shpejtë të i bashkohemi familjes evropiane, aty ku ka vendin shteti ynë. Detyra e integrimit na përket vetëm neve dhe vetëm ne jemi përgjegjës për këtë detyrë dhe për rezultatet dhe të arriturat e procesit të integrimit. Këtë e kanë thënë edhe vetë zyrtarët e KE-së, “se vetëm nga ju varët se sa shpejtë do të jeni pjesë e liberalizimit dhe e integrimit të tërësishëm në BE”!

Nga raporti kuptuam se jemi paksa larg këtyre proceseve, por ne na mbetët që të mos jemi edhe vitin e ardhshëm kaq larg…!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00