Home | Opinion | Kthimi te shteti

Kthimi te shteti

image
Kosova, e cila vete nuk eshte tamam shtet, eshte bere simptome e kthimit te shtetit ne skenen boterore.

Nga Albin Kurti

Ne planetin Mars ka jete. Ky nuk eshte titull i ndonje gazete te vjeter qe provon ta beje shkencen interesante. Keshilli i Sigurimit te OKB-se jeton ne planetin Mars. Sepse, vetem prej andej shihet i gjithe planeti Toke. Duhet te jene larg qe te jene lart.

Duhet te jene te ndare nga ne qe te na shohin te gjithe neve. New York-u eshte ne Toke. Mirepo, New York-u zyrtar eshte ne Mars. E shikojne Kosoven vetem duke e shikuar tere boten. Pikeveshtrimi qe kane hedhur mbi neve eshte sikurse i Kubrick-ut te "2001: A Space Odyssey". Pikeveshtrim kozmik mbi boten dhe historine e njeriut - kthim poetik i shikimit nga yjet mbi syte poetike qe shikojne yjet.

Tajvani, Tibeti, Osetia Jugore, Abhazia, Galicia, Katalonia, Baskia... KS i OKB-se nuk mund ta shikoje Kosoven pa i pare njekohesisht edhe keto vende e shume te tjera te ngjashme anekend botes. Prandaj, kur na shikon neve e shikon tere boten me neve ne te. Nuk brengosen se si bota po e ndryshon Kosoven per cdo dite, por se si Kosova do te mund ta ndryshonte boten nje dite.

U dukemi te vegjel por shume te rendesishem (per veten e tyre, natyrisht). Sepse, 'domino efekti' mbetet kufiri i imagjinates se tyre. "Nese Kosoves ia pranojme pavaresine", degjohen zhurmshem lajmet qe vijne nga planeti Mars, "atehere kjo do te inkurajonte popujt e tjere per pavaresi". KS i OKB-se tash 10 vjet vazhdon te na maltretojne me Rezoluten 1244, me konsensusin e tyre per neve. Parimi universal i ruajtjes se kufijve eshte bere vecse mjet i interesave partikulare te shteteve qe brenda kufijve te tyre shtypin popuj te tere.

Kosova sigurisht qe nuk po e ndryshon boten. Me pare, Kosova eshte simptome e ndryshimit te saj. 'Domino efekti' si arsyetim i kundershtareve nderkombetare te pavaresise ishte shkaku qe perkrahesit (po ashtu nderkombetare te pavaresise) ta sjellin Kosoven para sportelit pa personel te quajtur sui generis. Pasoja dihet: eksperimentimi qe behet me neve pikerisht nga perkrahesit nderkombetare te pavaresise.

Kur cilesohesh sui generis kjo do te thote qe je nje rast aq i posacem saqe s'ndodhesh askund ne librat e historise, rregullat nderkombetare dhe as ne pervojat e njerezve, prandaj vecse eksperimentimi mbetet metode e mundshme e trajtimit. Ne vend se Kosova ta fitoje pavaresine sepse ajo i takon asaj si e drejte universale (per vetevendosje), pavaresia u nxor neper dericken sui generis, me c'rast substanca nuk arriti ta kaloje pragun.

Ne vijim, Kosova nuk u pranua ne organizmat nderkombetare porse ate e njohen 57 shtete vecmas. Kosova, e cila vete nuk eshte tamam shtet, eshte bere simptome e kthimit te shtetit ne skenen boterore. Jetojme ne kohen kur po dobesohen organizmat nderkombetare dhe kur po rritet roli i shteteve te vecanta. Kriza financiare boterore ka sjellur nje gjendje te jashtezakonshme ku sovraniteti klasik i shteteve po nxjerr krye. G20 eshte bere praktikisht Keshilli i ri i Sigurimit. Siguria boterore sot varet shume me teper nga G20 sesa nga KS i OKB-se. Shtimi i rolit te nje organizmi tjeter nderkombetar eshte indikacion i deshtimit te konceptit te nderkombetares.

A nuk na e deshmojne kete zenkat e lidereve te shteteve qe marrin pjese ne takimin e Londres qysh para fillimit te mbledhjes? Nese pergjate viteve te '90-ta mbledhjet e rendesishme nderkombetare shenonin formalizimin e vendimeve te dakorduara paraprakisht, sot ato jane arene e ndarjeve gjithnje e me te thella.

Se jane 20 shtete ne G20 njemend aq jane, ama se jane Grup, me po te njejten siguri mund te themi se: njemend s'jane. G20 gjithsesi paraqet dhimbjet e rilindjes se shtetit dhe, sic duket, te nje bote gjithnje e me multipolare.

Pajtimet eventuale nderkombetare me shume duan ta krijojne pershtypjen e nje bote unike sesa qe jane reflektim i saj. Mekanizmat nderkombetare po rregjojne jo vetem pse shtetet si njesi perberese te tyre po dobesohen por, mbi te gjitha, per shkak se secili shtet perpiqet t'ia beje caren ekonomise se vet, t'i nacionalizoje bankat e veta, por assesi te ndonje vendi tjeter.

Marreveshja e 20 ekonomive kryesore boterore ne Londer per nje megainfuzion financiar do ta rrise dallimin ndermjet te pasurve dhe te varferve nderkohe qe afirmimi i doktrines se tregut te lire do t'i takoje rrafshit deklarativ kurse realiteti shtetit proteksionist.

Sikleti qe i ka mberthyer lideret boterore eshte i njejte: shperthimi i krizes qe mund te vije nga qytetaret e pakenaqur qe kane humbur vendet e punet, kursimet apo shtepite e banimit. Mirepo, ky shperthim i krizes nuk eshte kurrfare shperthimi i pergjithshem. Secili kryeminister a kryetar shteti brengoset per shperthimin e mundshem ne vendin e tij qe do te mund t'i kushtonte, mbase, jo vetem me humbje te zgjedhjeve te ardhshme.

Madje edhe terheqja e trupave spanjolle nga Kosova s'ka te beje me qendrimet e KS te OKB-se sa me problemet qe diskutohen te G20. Secili shtet po perpiqet ta rehatoje veten ndersa per shkak te natyres globale te kapitalit financiar perplasjet jane te pashmangshme e njelloj edhe humbesit gjate perplasjeve. Eshte shume e rrezikshme nese organizmat nderkombetare gjithnje e me te dobet mbesin te fuqishem ne Kosove. Ne kohen kur te gjitha shtetet po i kthejne syte kah vetvetja, eshte shume e demshme qe Kosova ta shikoje veten me syte e tyre. Shteti patjeter duhet te lind edhe ne Kosove. Por, natyrisht, nuk e kam fjalen ketu per shtetin si buzeqeshje te Hashim Thacit prane flamurit te Kosoves, per shtetin qe behet kartoline e derguar ne planetin Mars.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00