Home | Opinion | Parashikimet: Dimër, apo pranverë politike?

Parashikimet: Dimër, apo pranverë politike?

image
Derevolucionarizimi, demilitarizimi dhe në fund të fundit dekriminalizimi i shoqërisë dhe institucioneve kosovare është proces, i cili është i pakthyeshëm. 

 

 

 

 

Fadil Lepaja

 


Qytetari nuk ka armë tjetër, më efikase se kutia e votimit. Protestat tashmë janë treguar jo aq efikase, duke marrë parasysh aftësitë e qeverive qendrore për të korruptuar opinionin publik përmes medias së kontrolluar. Prandaj kutitë janë ai vend i shenjët i demokracisë, që duhet vizituar masivisht dhe duhet hedhur votën për përfaqësuesit e vet. Kutitë janë vlera më sublime të cilën duhet ruajtur nga krimi.

Parashikimi i motit nga BBC për ditët e ardhshme, shënon një ulje drastike të temperaturave qysh nga e premtja dhe pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Po hyjmë në një dimër, i cili po presupozohet të jetë i ashpër. Njerëzit me një saktësi të çuditshme kanë hyrë në sferën e cila dikur konsiderohej monopol i krijuesit dhe parashohin “lëvizjet” e tij. Kësaj ia përshtatin edhe gardërobën e tyre.

Ndërkaq temperaturat në skenën politike janë ngritur dukshëm. Grindjet dhe përqeshjet në ballafaqimet televizive e kanë zëvendësuar retorikën pak a shumë të përmbajtur të fillimit të fushatës. Tashmë pjesa më e madhe e atyre që do të dalin në zgjedhje besohet se e kanë formuar qëndrimin e tyre, dhe tash po synohen të “grabiten” votat e fundit, emocionale.

Duke parashikuar temperaturë me minus gradë, meteorologët pak a shumë po na përgatitin të vishemi trash, dhe të mos ftohemi duke qëndruar në rreshta të votimit. Në ndërkohë po zhvillohet një luftë e ashpër për të na nxjerrë te kutitë e votimit, apo për të na dekurajuar , varësisht prej interesave të “inxhinierëve” të partive dhe grupeve të interesit.

Por, si janë parashikimet për këtë dimër politik? A do të arrijë inxhinieria sociale, me ekipe të tëra të “salduesve” dhe “sharraxhinjëve” të shpirtit dhe besimeve, të ndryshoj besimin tone në procesin zgjedhor dhe të na motivojnë të dalim në një numër sa më të madh te kutitë e votimit? Kjo mbetet për t’u parë, dhe vetëm edhe pak orë na ndajnë nga ky çast.

Ata që shpresojnë për ndryshime janë përqendruar në ringjalljen e shpresës dhe besimit në procesin zgjedhor, të rrëzuar përtokë nga abuzimet me kutitë e votimit dhe nga ndërhyrjet nga jashtë në proces. Të rinjtë, në politikë, pikërisht në këtë ringjallje të besimit i mbështesin shpresat e tyre dhe pikërisht nga kjo i parashikojnë votuesit e tyre.

Ata që dëshirojnë të ruajnë pozicionet e tyre tashmë të krijuara, synojnë të ruajnë këtë gjendje mosbesimi ndaj kutive të votimit dhe përhapin fjalë për premtimet nga jashtë edhe për një apo më shumë mandate. Mesazhi është i qartë dhe nuk tentohet as të kodohet fare. E mesazhi është, “votoni për kënd të doni, ne e kemi armatën e monitoruesve dhe numëruesve të votave. Dhe në fund të fundit, vendimin, para KQZ, e sjellin ambasadat. Preferencat tashmë janë deklaruar, sipas tyre.

Por, ambasadat, si duket janë tërhequr dhe i kanë lënë vetëm kalorësit e zhurmshëm, dhe po tregohen të përgjegjshëm dhe shumë më të kujdesshëm sesa në fillet e këtij procesi. Kjo dëshmon se punëdhënësit e tyre, qeveritë e vendeve mike, u kanë dhënë rekomandime të qarta, se vendimi politik është i qytetarëve të këtij vendi dhe kjo e rritë besimin në proces dhe në vetvete, tek votuesit.

Qytetari dhe kutia e votimit

Qytetari nuk ka armë tjetër, më efikase se kutia e votimit. Protestat tashmë janë treguar jo aq efikase, duke marrë parasysh aftësitë e qeverive qendrore për të korruptuar opinionin publik përmes medias së kontrolluar. Prandaj kutitë janë ai vend i shenjët i demokracisë, që duhet vizituar masivisht dhe duhet hedhur votën për përfaqësuesit e vet. Kutitë janë vlera më sublime të cilën duhet ruajtur nga krimi.

Pas procesit të votimit, i cili do të duhet të jetë legjitim dhe i mbikëqyrur, rezultatet duhen shndërruar në fuqi politike dhe duhet kthyer punës së përditshme. Ankesat e atyre që nuk kanë dalë në votime janë jolegjitime, pavarësisht prej paragjykimeve për procesin.

Dimri politik e sjell edhe pranverën politike

Derevolucionarizimi, demilitarizimi dhe në fund të fundit dekriminalizimi i shoqërisë dhe institucioneve kosovare është proces, i cili është i pakthyeshëm. Tejkalimi i militantizmit dhe armiqësive, arrogancës dhe injorimit të vullnetit të qytetarëve është proces i domosdoshëm dhe do të ishte në interesin e këtij vendi që kjo të bëhej përmes kutive. Ky është edhe interes i bashkësisë ndërkombëtare dhe kushdo që vepron ndryshe e ngatërron lojën edhe me interesa të grupeve apo klaneve të ndryshme.

Nëse megjithatë, klasa politike e këtij vendi nuk gjen fuqi të hapë rrugën e demokratizimit të vendit përmes procesit të ndarjes së pushteteve, ndarjes së krimit nga institucionet dhe të hapjes së rrugëve për investime serioze ( jo-korruptive) nga jashtë, do të hyhet në një dimër politik po aq të acartë nga i cili do të dilet veç me një pranverë politike të nxehtë dhe me një përmbysje të dhimbshme të shumçkaje, e sidomos përmes një katarze kolektive, e cila do të na nxirrte të dinjitetshëm para qytetërimit evropian dhe perëndimor, në dyert politike të të cilit tashmë po trokasim më zhurmshëm dhe me një pasion më të fuqishëm se kurrë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
4.00