Home | Opinion | Heroi dhe meditansi

Heroi dhe meditansi

image
Ëndrra për Shqipërinë e Bashkuar nuk soset asnjëherë. Ajo nuk harxhohet sepse meditansët jetojnë dhe rilindin sa herë që ka nevojë atdheu. Ata linden sa herë që fëmijët tanë flasin shqip!

 

 

 

 

Arbër A. Rexhaj

 


Heronjtë e vërtetë domosdoshmërisht kanë qenë idealistë në kuptimin më meditans të mundshëm. Ndaj në këtë rrafsh meditimi në referencën e dëshmorit dhe drithërima për atdheun kalon kufijtë e së mundshmes prandaj kërkon pafundësive të së pamundshmes. Meditantët e atdheut janë me status të lartë njerëzor, nuk kanë qenë kurrë të rëndomtë, vdekja e tyre e lartë për një çështje të lartë domosdoshmërisht i bën të lartë! Tek dëshmori, rëndomsia humb kuptimin, ajo kthehet në universialitet, një botëkuptim ndryshe, të veçantë dhe tejet vetëmohues

Për meditantët e atdheut vdekja nuk është përfundim i një jete njerëzore, një jete frymorësie, por një rilindje që shkon e zgjatet nëpër krajatat e pafundme të fatit të atdheut. Ata bëhen subjekt frymëzimi për fëmijët dhe për atdhetarët e ndershëm të cilët kurojnë zemrën në momentet më të vështira të katarsisit të atdheut.

Atdheu kaherë ha bijtë më të mirë të vendit, kjo në vete ka një semantik të vrazhdësisë, të ironisë dhe të naivitetit, por megjithatë është tregues se vetëm më të mirët e kanë dashurinë përnjëmend për atdheun. Ata nuk shteren së dashuruari deri në vdekje, dhe kështu edhe vdekjen e pranojnë me shumë lehtësi. Nuk kursejnë veten dhe familjen për të. Ata qëndrojnë përherë Gatitu!

Ndonëse vdekja si përfundim i frymorësisë është fundi i qenies sonë, të vetmit që përcillen gjeneratë pas gjenerate janë heronjtë dhe ideali i tyre. Të tjerët nuk mbahen mend! Ndërsa dhembja për ta metamorfozohet në krenari, por edhe më larg se krenaria ajo kalon në krenari kombëtare, pastaj në krenari familjare duke u dromëocuar edhe më shumë.

Meditansi i mëmëdheut, para se gjithash ka interesin kombëtarë dhe atë të përgjithshëm. Ai përherë ka qenë gatitu para çdo deformimi politik dhe shoqëror. Ai e ka lënë familjen në mëshirën e fateve kolektive ose e ka shtyrë së bashku me të drejt vdekjes dhe ngritjes në piedestal të nderit të dëshmorit të kombit. Sot këta meditans, titanë të atdheut janë harruar nga ne në rrugëtimin tonë të mbrapshtë. Ata jetojnë sërish vetëm në kujtesën e meditansëve tjerë, të cilët të pavetëdijshëm presin rrugëtimin e tyre. Krejt pavetëdijshëm presin rilindjen e tyre.

Historia domosdoshmërisht përsëritet. Ajo përsëritet vetëm atëherë kur udhëtimin e dëshmorëve tanë ne nuk e çojmë deri në fund. Ëndrra për Shqipërinë e Bashkuar nuk soset asnjëherë. Ajo nuk harxhohet sepse meditansët jetojnë dhe rilindin sa herë që ka nevojë atdheu. Ata linden sa herë që fëmijët tanë flasin shqip!

Nuk ka kurrfarë dyshimi se meditansët dhe të gatshmit për t’u metamorfozuar në heronj jetojnë mes nesh. Ndokush nga ta është i vetëdijshëm për sakrificën e tij, ndërsa të tjerët krejt pavetëdijshëm shkojnë drejt krajatave dhe të stërmundimit për ta shaluar shoqërinë dhe bërë praktikumin e atdheut. Ata përherë dëshirojnë që vendin ta shndërrojnë në kuq e zi, duan që me gjakun e tyre të ngihemi ne. Kështu ne të pimë nga gjaku i tyre dhe të hamë nga mishi i tyre. Shpëtimi ynë janë ata!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00