Home | Opinion | Protesta dhe antiprotesta

Protesta dhe antiprotesta

image
Në realitetin e sotëm shqiptar, ku një grupim fluid politik qeveris vendin dhe ku numri dy i kësaj qeverie dhe koalicioni akuzohet për ndërhyrje dhe afera korruptive masive...

 

 

 

 

Taulant Malaj

 


“Protestat janë ndërprerësit e paqes, ndaluesit e bizneseve në mënyrën se si ato funksionojnë në mënyrë normale dhe sjellin prishje të rendit e qetësisë publike. Protestuesit në të vërtetë janë mishërimi i gjendjes reale në të cilën ata ndodhen. Njerëzit mund të jenë të varfër, të papunë dhe përgjithësisht mund të shihen si njerëz të pafuqishëm, por kur arrijnë të organizohen së bashku nën zërin e protestës ata mund të kthehen në një forcë që krijon probleme për të fuqishmit. Nëse të fuqishmit nuk ndihen rehat me zhvillime të tilla dhe janë të gatshëm të përdorin arsyetimin si një metodë efektive dhe paqësore atëherë bisedimet ndërmjet palëve do të arrinin në një konsensus në mënyrë që të shpëtojnë privilegjet dhe mënyrën e jetesës së tyre. Në këtë mënyrë të “pafuqishmit” përdorin forcën e protestës për të marrë atë që duan nga “të fuqishmit”.

E gjitha kjo është një perifrazim apo më saktë një shpjegim i asaj çfarë përfaqësojnë protestat dhe impaktit të tyre në të ardhmen e vetë shoqërisë. Në traditën popullore shqiptare, e vërtetuar edhe nga shembujt historikë që në kohën e Skënderbeut dhe deri tek lufta çlirimtare e UÇK-së, është përcjellë brez pas brezi “bashkimi bën fuqinë”. Duke qenë të bashkuar është më lehtë t’i bëhet ballë presioneve dhe është me e lehtë po ashtu të arrihen rezultate që nëse do ndiqeshin në mënyrë individuale do ishin mbase të pamundura.

Megjithatë, protestat kanë dy anët e medaljeve. E para është ajo që u përmend më lart, ndërsa e dyta është ajo që jo rrallë herë ia humbet vlerën atyre. Është fjala për mundësinë që nën efektin e një organizimi të dobët, apo provokimeve që mund të vinë si nga jashtë turmave protestuese ashtu edhe nga element brenda tyre, këto protesta të kthehen të dhunshme. Kjo, është një pikë që askush, nga organizatorët e protestës, nuk do donte të përballej. Acarimi dhe kalimi drejt veprimeve të dhunshme, të çfarëdolloj natyre do ktheheshin në negativitet pasi pala kundërshtare do t’i përshkruante protestuesit si grupe që synojnë ndryshimin e gjendjes aktuale me dhunë. Edhe nëse kërkesat e protestuesve do të jenë të drejta mbështetja do humbiste përballë veprimeve të tilla. Shembuj ka plot qoftë në arenën ndërkombëtare, protestat e dhunshme në Athinë, qoftë në historinë 20 vjeçare të demokracisë përpëlitëse shqiptare (ngjarjet e 1996-1997-1998).

Në realitetin e sotëm shqiptar, ku një grupim fluid politik qeveris vendin dhe ku numri dy i kësaj qeverie dhe koalicioni akuzohet për ndërhyrje dhe afera korruptive masive, zëri i protestës duket të jetë minimalisht veprimi i radhës për t’i dhënë të “pafuqishmëve” forcën që u nevojitet për tu përballur me të “fuqishmit” në duart e të cilëve janë policia, shërbimet sekrete dhe ushtria. Përdorimi i secilës, apo edhe ndonjërës prej tyre, për të zbehur zërin e protestës do sillte një eskalim të situatës në një stad i cili do ngjante me momentet e errëta të përjetuara më parë dhe që askush prej nesh, për aq kohë sa është e mundur, nuk do donte t’i ripërjetonte përsëri. Për të mos arritur në këtë pikë është e rëndësishme që në protestën e 21 Janarit, të paralajmëruara tashmë nga forcat opozitare të Tiranës dhe që sipas disa indikacioneve do përkrahet me pjesëmarrje edhe nga ata të cilët e shohin me mosbesim dhe si të rrezikshëm për interesat kombëtare bashkëpunimin e pazakontë Beograd-Tiranë-Athinë.

Në të tilla rrethana, dhe përkundrejt shembujve të mëparshëm, është e rëndësishme që organizatorët e kësaj proteste të mund të kontrollojnë turmën, zemërimi dhe revolta e së cilës do përballet me përpjekjet e grupimeve të caktuara rreth segmenteve me pushtet që të ndërhyjnë me forcën e atyre që kanë nën kontroll si “të fuqishëm” që janë dhe që të mund të portretizojnë si të dhunshme këtë protestë në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Strategjia e veprimit duket tu jetë shpërndarë agjencive “ligjzbatuese” që jo rrallë herë kanë vepruar mbi baza urdhrash personalë dhe verbalë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00