Home | Opinion | Paqe – Ligj – Liri

Paqe – Ligj – Liri

image
Paqe – Ligj – Liri! Le të formohet trupi, mendja e shpirti shqiptar demokratik! 



 

 

 


Nga Xhovalin Delia

 

(Triniteti ynë laik demokratik)

21 Janari 2011, na mori 3 vëllezër, tre njerëz të mirë, tre jetë dhe na hidhëroi të gjithë, mijëra, miliona vetë. Por, si çdo e keqe që sjell një të mirë; bash kjo ditë e zezë, na la shumë mësime me vlerë.

Nga ky i madh pësim, të paktën 10 le të na bëhen mësim.


1- Dhuna nuk është demokraci as trimëri, por anarki e marrëzi!
2- Dhuna nuk sjell dobi e as drejtësi por vdekje, mllef e hasmëri!
3- Dhuna nuk është demokratike e as qytetare, por sjellje primitive e barbare!
4- Prona, shtëpia, zyrat e institucionet demokratike, policia, Garda e Republikës, janë po aq të shenjta sa varret, kishat dhe xhamitë, nuk dhunohen, por respektohen, ruhen e reciprokisht mbrohen! 
5- Në demokraci populli është sovran, e jo mish për top për ndonjë shtihan!
6- Para se të protestojmë, duhet ta dimë kush na prin e çfarë kërkojmë!
7- Të mos dëgjojmë shtihanët e të mos shkojmë ku të na çojnë këmbët!
8- Një që veç akuzon, e shteg nuk na tregon, nuk mund të jetë prijësi jonë!
9- Një që nuk na dëgjon veç me urrejtje flet, nuk i dhimbsemi ne, por ka hallin e vet!
10- E vërteta nuk gjendet në rrugë, e drejta nuk fitohet me dhunë; punët e mira duan durim pa hesap, mend e shumë mund. Le të dëgjojmë njeri tjetrin, të kuvendojmë urtë e butë, pa sharë, pa ndjellë pa u zënë me gurë!
Në pësimet e panumërta, këto 10 pësime, le të bëhen 10 mësime, dhjetë urdhëresat të shenjta të demokracisë.
Përulem me respekt para gjithë atyre njerëzve të thjeshtë e të mirë që u sakrifikuan për liri e demokraci. I paharruar qoftë kujtimi tyre! Le ti pagëzojmë këto shpirtra të pastër me tre emra të shenjtë: Paqe – Ligj – Liri, e le ti gdhendim këto tre fjalë të arta në gurë, në Dibër, Gjirokastër, Fier, e gjithkund në Shqipëri! Le të bëhet triniteti ynë laik, lutja jonë demokratike!
I madh e i vogël, me e pa parti, fetar, laik e ateist, komunist, demokrat e socialist, mysliman, bektashinj e të krishterë, le të mbjellim lulet e Paqes! Le të ndezim qirinjtë e pajtimit! Le të përsërisim lutjen për të ardhmen tonë demokratike; Paqe – Ligj – Liri! Le ta shkruajmë kudo; në flamuj me shtatë ngjyra, në shami, mbi jastëk e në çarçafë të bardhë e mbi çati. Ta shqiptojmë me zë, me telefon e celularë. Le ta shkëmbejmë me njeri tjetrin me gojë, me SMS, e –mail, facebook, blog e telefon. Le ta vëmë si poster kudo, si sfond në celularë, në desctop computer e laptop! Le ta shënojmë në axhenden e ditës, në rubrikë e në ditar. Le ta vëmë çdo ditë në meny si pjatë të parë, le ta shkruajmë në dërrasën e zezë të klasës parë. Ta bëjmë në detyrat e klasës e të shtëpisë. Le ta shkarravitim me spray e me shkumës në muret e shkollës e të shkallës e të avllisë, me bojë të bardhë në rrugë në sheshe e trotuare. Me gurë bardhë të mëdhenj në kodra e male e livadhe. Le ta vëmë si foto në zyra, restorant, kafene e bare, në parlament, në shtëpi, në kuzhine, në studio e në kalendarë. Le ta shkruajmë me kechup në patate e me krem në torta. Le ta pimë si ujë, si birrë, si verë e me raki. Ta hamë si ëmbëlsirë, në ditëlindje, festa e vaki, në familje, me miq e shoqëri! Le ta kërcejmë si vals, tango, salsa, e Rap &rrok në diskoteka.  Le ta këndojmë si solistë e në kor, në banjë; duke u rruar, nën dush e duke i rënë me dorë; - me vajë, me iso, sharki, me piskamë pas krahu, me ligje, daulle e çifteli! Le ta bërtasim në shtrat, ta ulërimë në ëndërr e deri në orgazëm: Paqeeeee – Liiiiiiiiigj - LiiiiiiRiiiiiiiii!
Paqe – Ligj – Liri! Le të jetë kënga jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të bëhet thirrja jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të bëhet përshëndetja jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të jetë urimi jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të bëhet parulla jonë!
Paqe – Ligj – Liri! le të shkruajnë gazetat!
Paqe – Ligj – Liri! Le të shkruajnë poetët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të flasin radiot!
Paqe – Ligj – Liri! Le të pikturojnë piktorët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të shkruajnë gazetarët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të recitojnë aktorët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të këndojnë këngëtarët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të jenë televizionet!
Paqe – Ligj – Liri! Le të shkruajnë shkrimtarët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të kompozojnë muzikantët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të bëhet ninanana!
Paqe – Ligj – Liri! Le ta mësojnë politikanët!
Paqe – Ligj – Liri! Le ta mësojnë parlamentarët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të luten ateistët,  laikët e besimtarët!
Paqe – Ligj – Liri! Le të belbëzojnë bebet!
Paqe – Ligj – Liri! Le ta pëshpëritë Hëna!
Paqe – Ligj – Liri! Le të jetë lutja jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të lutemi para se të hamë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të falemi para se të flemë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të lutemi sapo të hapim sytë në mëngjes!
Paqe – Ligj – Liri! Le të zbardhë dita!
Paqe – Ligj – Liri! Le ta rënkojnë në gjakësorët në prita!
Paqe – Ligj – Liri! Le të shndrisë qielli!
Paqe – Ligj – Liri! Le të ndriçojë Dielli
Paqe – Ligj – Liri! Le të jetë frymëmarrja jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të rrahë zemra jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të jetë mendimi jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të shndërrohet jeta jonë!
Paqe – Ligj – Liri! Le të bëhet triniteti ynë laik!
Paqe – Ligj – Liri! Le të formohet trupi, mendja e shpirti shqiptar demokratik!


*Regjisor – piktor – shkrimtar


www.xhovalindelia.it

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00