Home | Opinion | Mëkati demonstrues

Mëkati demonstrues

image
Kombi shqiptarë përherë ka të drejtë të demonstrojë, jo vetëm në Shqipëri, por gjithkah ku është dhe ku jeton. Ai nuk guxon të vritet, sepse çdo vdekje e shqiptarit ...

 

 

 

 

Arbër A. Rexhaj

 

Kur shikova demonstratat shqiptare në Shqipëri pranë kryeministrisë, m’u dha të reagoja menjëherë, si njeri, si intelektual dhe si shqiptar. Këtë nuk e bëra menjëherë sepse nuk doja të zhytesha në subjektivizëm. Doja të shija më objektivisht. Sa më shumë objektivisht!

Pas demonstratës as plumbat e Berishës drejtuar popullit shqiptar, përkatësisht të pakënaqurve nuk e bënë Berishën së paku të jetë i kritikuar, por i arsyeshëm sepse ai e mbrojti pushtetin politik dhe interesat e tij. Ky ishte një opinion i përgjithshëm (me përjashtime të vogla) në Kosovë. Mjaftonte të lexoje titujt e të përditshmeve dhe të shihje injorancën dhe fajësinë drejtuar demonstruesve dhe në veçanti Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ç’është e vërteta në këtë demonstratë demonstruesit mbetën vetë, ani çka që atë e thirri PS-ja. Demonstruesit artikuluan pakënaqësinë e tyre pa thirrësit e kësaj demonstrate, ndërsa Rama atë e shikoi nga televizori i tij. Të pakënaqurit ishin ata që demonstruan!

E drejta për të demonstruar është e drejtë e secilit, atë askush nuk guxon t’ia mohoj askujt. Derisa në vendet tjera bëhen organizime të mëdha demonstruesish vetëm pse shtrenjtohet çmimi i qumështit për disa cent më shumë, në Shqipëri pse të mos organizohen manifestime të pakënaqësisë së të pakënaqurve.

Shqipëria përherë ka probleme të nëpërkëmbjes së dinjitetit të saj, është popull i varfër në krahasim nga shtresa e politikanëve që i qeverisë ata, me nivel papunësie shumë të lartë dhe përplot arsye të tjera për të manifestuar pakënaqësi.

Atë ditë demonstrata u shua nga dhuna e Berishës dhe nga policia e tij, nuk u kursyen as jetët e njerëzve. E nesërmja gdhiu me tre të vdekur dhe me përplot të plagosur dhe të gjymtuar!

Gjithkah nëpër botë bëhen protesta edhe demonstrata të të pakënaqurve, dhe derisa kombi shqiptar ka arsye për të demonstruar pakënaqësitë politike dhe sociale pse të mos e bëj një gjë tejet të rëndomtë qytetarie. Madje kjo edhe reflekton demokracinë e vërtetë në të cilën thirren të gjitha shtetet e konsoliduara mirë.

Derisa nëpër botë përpos s’e aksidentalisht (është fjala për vendet demokratike) nuk vdesin demonstruesit pavarësisht se kaherë përdorin gurë dhe mëtojnë të çajnë koridore të policive, në Shqipëri ende mbijeton totalitarizmi ende jo i çrrënjosur nga diktatura e mëparshme.

Fatkeqësisht Berisha ende rikujton me nostalgji Enver Hoxhën dhe përdor sistemin e dhunshëm të tij. Ai derisa vret qytetarin, bëhet i njëjtë dhe nuk dallon nga ai. Vrasja e një qytetari të një vendi, në këtë rast të Shqipërisë do të thotë humbje për të gjithë Shqipërinë sepse ata i vrau pushteti politik vetëm pse nuk pajtoheshin me atë pushtet! Sali Berisha, siç duket i kapluar nga paniku i humbjes së pushtetit, gjakosi rrugët e Shqipërisë.

Ndërsa Rama edhe pse vetë e thirri demonstratën ata i la pa parti. Prandaj ai nuk mund të thirret në atë demonstratë, sepse i la vetëm. Ani pse telegramet e ngushëllimit që ua dërgoi familjarëve të të vrarëve ishin përplot me diskurse retorike dhe mesazhe të dinjitetshme demokratike.

Kombi shqiptarë përherë ka të drejtë të demonstrojë, jo vetëm në Shqipëri, por gjithkah ku është dhe ku jeton. Ai nuk guxon të vritet, sepse çdo vdekje e shqiptarit është vdekje për gjithë shqiptarinë.

Mëkati dhe problemet nuk qëndrojnë tek demonstruesit, por tek Sali Berisha që ende rikujton me nostalgji totalitarizmin, i cili bën mimesisin e Hoxhës. Siç duket sëmundja e tij ndaj pushtetit, si dhe totalitarizmi i tij për të qenë përherë udhëheqës politik shqiptar shkon aq larg saqë të reflektoj edhe dhunë po ashtu edhe vrasje të shqiptarëve.

Faji po aq i strukturuar qëndron edhe tek udhëheqësi i opozitës, i cili i ngazëllyer nga dashuria për pushtetin, e do atë me çdo kusht, mund ta kapërdijë sa më shpejt që është e mundur. Edi e do pushtetin në mënyrë neurozatike, qoftë edhe si puç.

Faji qëndron tek mazhoranca dhe tek opozita. Faji dhe mëkati qëndrojnë tek politikanët e korruptuar të cilët nuk zgjedhin mjete për ta ruajtur dhe për ta marrë pushtetin dhe jo, madje në asnjë mënyrë tek demonstruesit të cilët kanë dhjetëra dhe mijëra arsye për të shprehur pakënaqësitë e tyre pavarësisht kush i thirr ata për të demonstruar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00