Plani "imagjinar" i tragjedise se 21 Janarit
Do ishte interesante te mesonim se me ke bisedoi ne telefon Kryeministri per t’i shpetuar rrethimit ne ato 5 ore?
Demonstrata e 21 Janarit ishte e madhe – e nevojshme, per t’i thene Europes se shqiptaret duan demokracine e vertete dhe jo cfare propogandon qeveria e korruptuar shqiptare, sic e shikojme ne kanalet TVSH “SAL” dhe “Salsat”. Turp per ata drejtues!
Dhe tani cfare pashe dhe cfare kuptova nga krimi ne 21 Janar, ishte ky:
Plani kriminal i asaj dite, ishte qe te terhiqte demonstruesit me mashtrim brenda Kryeministrise duke vendosur si mburoje nje trupe policore te paket, e cila do te largohej ne momentin e duhur – duke krijuar idene e thyerjes se policise - pasi demonstruesit te pushtonin godinen do te futeshin ne aksion forcat kryesore, te cilat do te mbyllnin rrethimin dhe do te vriteshin te gjithe ata qe do te gjendeshin brenda ( mbani mend cfare tha Saliu: - mund te vriteshin deri 300 vet, cfare mendje satanike!)
Per fat te mire demonstruesit nuk u futen ne godine. Pra, plani i demonit deshtoi, atehere u urdherua, te vriten disa demonstrues kot, me qellim , per te nxitur turmen (zemeruar), te risulmoje K/ministrine – edhe kjo levizje deshtoi. Pra, nuk u vrane nxites dhe drejtues te demonstrates, por njerez te thjeshte, qe nuk ishin ne zonen e ndaluar te godines. Mendoj se ky ishte plani i asaj dite.
Do ishte interesante te mesonim se me ke bisedoi ne telefon Kryeministri per t’i shpetuar rrethimit ne ato 5 ore?
Derguar me email gazetes sone.
Comments (0 posted)
Post your comment