Home | Opinion | Radikalët,socialistët dhe të katapultuarit në PS

Radikalët,socialistët dhe të katapultuarit në PS

image
E akoma më shumë, PS-ja nuk merret më një analizë të ecurisë së saj të brendshme. Të një drejtpeshimi dhe qëndrimi të qartë, të një të majte demokratike dhe të hapur, e cila në të vërtetë mbetet forca më e madhe në Shqipëri, por në saj të një arrogance politike, të një shikimi të turbullt dhe mungese demokracie... humb!

 

 

 

Besi Bekteshi

 

 

Në momentin kur Partia Socialiste tashmë është në një “luftë ligjore” me Partinë Demokratike, duhet thënë se demokracia ka një rrjedhje normale në Shqipëri. Por ama, ka disa elementë përbërës të forcës më të madhe të majtë, që e përjetojnë në mënyra të ndryshme këtë moment. Normalisht që ka radikalë, pjestarë të një mendimi gjysmë luftarak dhe gjysmë të zëmëruar, që nuk arrijnë të jenë në pushtet. Janë të radikalizuar si me një pjesë të lidershipit të tyre, por edhe me ambasadorët dhe të huajt, si dhe me mënyrën për të ndjekur rrugët ligjore.Por ka shumë e shumë socialistë, njerëz të thjeshtë dhe më të kualifikuar, në një të majtë e cila reflekton si në demokracinë e aplikuar dhe në mendimin socialdemokrat, që nuk mund dhe nuk pranon destabilitet. Kjo pjesë është normalisht e ashpër me qeverisjen, por është edhe në dyshim të madh me drejtimin e partisë, që me vota është më e madhja edhe sot e kësaj dite në Shqipëri.Por... por në Partinë Socialiste të sotme, janë edhe një pjesë e madhe e rastësorëve, ose fatlumëve, që kanë mundur të ngjiten, katapultohen, të “militojnë” pa shumë merita, pa qenë kurrë socialistë të mbas viteve ‘91, dhe që mund të kenë pasur si baballarë, të lartët komunistë apo dhe jo komunistë por që vetëdija e tyre nuk mund të bashkohet me Berishën dhe krahun që ai përfaqëson sot në Shqipëri. Po të dëgjosh radikalët, ata do të vazhdonin shpërthimin e tyre luftarak dhe agresiv ndaj Berishës dhe PD-së, por dhe kundërshtarëve të tyre në pushtetin qeverisës. Flasin jo kaq shumë në foltore dhe emisione të rëndësishme, por dallohen qartë në facebook dhe tryeza dhe rasti i Braçes është më i sinqerti ndër ta. Kanë edhe gazetarë mbas tyre, që natyrisht janë kundër Berishës dhe që justifikohen me qënien gazetar, por që radikalizmin e majtë e kanë një model drejtimi  zhvillimi të Partisë Socialiste.

E dinë se nuk mund të “rebelohen” e dinë që nuk mund tashmë të zemërojnë turmën, dhe ta çojnë në një përplasje të ashpër me atë që e konsiderojnë regjim. Prandaj janë edhe kundër qëndrimeve të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të huaj.  E dinë këtë dhe prandaj nuk arrijnë të qetësohen nga “ilaçi Kantrimen”. Asnjë veprim i deritanishëm si i fortë apo bisedues, nuk i qetëson. Nuk arrijnë të marrin vesh lartësitë politike me forcë të kaluara si grevat dhe turmat, por edhe të vrarët dhe bllokimet, e më pas... qetësimin, përuljen dhe kalimin në rrugë të urtësisë politike dhe modelit të urtë... jo me zemërim. Nuk pranojnë dot daljet e futjet në Parlament dhe nuk pranojnë dot pse ato që thuhen si bie fjala “bllokimi i vendorëve dhe dorëzimit të mandateve politike nuk fillon veprimin për të radikalizuar dhe ndezur situatën politike në Shqipëri”. Tani kanë filluar të mos durojnë as Ramën... dikush-dikush. Socialistët janë në një farë halli në Shqipëri. E para, sepse e shikojnë se duke qenë të ndarë, nuk fitojnë dot përpara zotit Berisha dhe patjetër ju djeg shumë sasia e votave që dalin jashtë për të shkuar te Meta. Janë dakord apo nuk janë dakord me Metën, por këto vota janë jashtë koalicionit të PS-së dhe praktikisht kundër tij.

E dyta kanë problem të madh socialistët e bindur e që nuk janë radikalë, statutin e PS-së, demokracinë e brendshme të saj. E kanë kuptuar se Nanos mund ti thuash çfarëdo epiteti, por ama një diçka ia kanë borxh, statutin dhe demokracinë e brendshme. Mbase mund të qeshin sot të gjithë, por ama “i ka marrë malli për KPD-të” dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të folurit në parti. I ka marrë malli të flasin ashtu sikundër mendojnë dhe mos të kenë frikë ose reperkusione...! Ok, sepse me që ra fjala te Nano që vazhdon pushimet dhe ka mendjen e vet, por ama ka shumë e shumë të bindur që në fakt, jo se tani Nano është personi që mbledh të gjithën, por në fund të fundit, modeli edhe pse në lëkundje të mëdha ishte ai që po kristalizonte një parti të vërtetë socialdemokrate në Shqipëri. Ajo parti që prodhonte Kryeministra, Kryetar Partie dhe gara të forta elektorale brenda partisë. Sot në fakt, kjo parti kërkon të prodhojë vetëm një njeri që do... kryebashkiakun, kryeministrin, kryetarin e opozitës, dhe kryetarin e partisë... mundësisht në një kohë! Brenda për brenda, vetëm radikalët dhe pastaj ata rastësisht, nuk e marrin vesh këtë gjë. Ata rastësisht... nuk kam gjetur krejtësisht fjalën e duhur, sepse duhet thënë ato që abuzivisht konsiderohen pjesë e të majtës në Shqipëri. Sepse, PS-ja është partia më jetëgjatë në kohë. Akoma kanë turp, por po dëgjoja një ditë zotin Islami që e thoshte pa frikë këtë gjë dhe duke qenë se është themelues i PSSH deklaronte vlerat e një partie të tillë. Normalisht që është themeluar në 8 nëntor 1941, por ama arriti që në vitin 1991 të demonstronte në saj të njerëzve që duan progres të së majtës, një cilësi për t’u ndryshuar nga ai “batalion ndëshkimor” që ka qenë dikur dhe që është mësuar herë pas here ti “ngjasojë”.

 Sot pjesa më e intelektualizuar, më e kristalizuar si nukël ndryshimi, nuk është një motor lëvizës sepse PS-ja ka marrë borxh ata rastësorët të cilët nuk i ka pranuar në derë më Berisha, ose i ka larguar, ose i ka denigruar, ose ata nuk e kanë duruar dhe që moralizojnë në PS. Është e qartë, që edhe në partinë e doktorit, kanë shkuar të majtë dhe “koalizocianolizuar”, por gjithkush e kupton se e kanë të vështirë të bëjnë “ligjin” atje. As që bëhet fjalë! Nuk dua të rendis emra si në PS-në e sotme të atyre pa “socializëm dhe socialistë brenda” dhe në PD kuptohet qartë, sepse preferojnë koalicionet dhe jo largimin nga prona e tyre demokratike e themelimit, por edhe lidershipit Berisha.E akoma më shumë, PS-ja nuk merret më një analizë të ecurisë së saj të brendshme. Të një drejtpeshimi dhe qëndrimi të qartë, të një të majte demokratike dhe të hapur, e cila në të vërtetë mbetet forca më e madhe në Shqipëri, por në saj të një arrogance politike, të një shikimi të turbullt dhe mungese demokracie... humb! Sepse do të mjaftonte që Aleanca për të Ardhmen” ka humbur ndaj “Aleancës për Qytetarin” me më shumë se 120.000 vota dhe gjithkush do të merrte guximin të thoshte, “prit mor vlla sepse nuk është vetëm halli i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por edhe halli se humbe aty ku bërë sfidë, pikërisht te vota politike”!Tani unë e kam të qartë, dhe besoj se edhe në shumë njerëz që natyrisht shkruajnë dhe qëndrojnë në analizë zgjedhjesh, jo vetëm me gallatat e termave kot, “ky vodhi dhe ky manipuloi”. Kam të qartë se kryetari i PS-së së Portugalisë ka humbur dhe deklaron se “humbja është e tij”, kam të qartë se Menduh Thaçi pranon humbjen dhe i jep dorën kundërshtarit të tij politik shqiptar Ali Ahmeti. Kjo nuk ka për të ndodhur, si me radikalët dhe ata që janë katapultuar rastësisht në PS. Sepse të dy palët, nuk qëndrojnë me bazën e vërtetë socialiste në Shqipëri, nuk jetojnë realisht me të dhe nuk duan të jenë socialistë të vërtetë dhe të qartë në detyrën e tyre të një të majte moderne dhe demokratike, në Shqipëri.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0