Home | Opinion | Stoltenbergianët, ose kuislingët proislamikë të Norvegjisë

Stoltenbergianët, ose kuislingët proislamikë të Norvegjisë

image
.Atentatet e 22 korrikut të këtij viti në Norvegji, janë simptomë e shqetësimit të pjesës së përgjegjshme të shoqërisë norvegjeze për shkak të rrezikut ndaj të cilit e kanë ekspozuar stoltenbergianët Norvegjinë. 

 

 

 

Nga Kastriot Myftaraj

 

 

 

Nëse një njeri i armatosur do të hynte gjatë Luftës së Dytë Botërore në një kamp të rinjve të Nasjonal Samlin (Bashkimi Kombëtar), partisë së kryeministrit norvegjez të kohës, Vidkun Qusling, emri i të cilit është bërë sinonim i bashkëpunëtorit me pushtuesit, dhe do të qëllonte për vdekje dhjetëra njerëz, a do të quhej ky një atentat terrorist? Natyrisht se jo, së paku për historinë zyrtare të Norvegjisë së sotme. Atentatori do të quhej luftëtar i lirisë. Vidkun Qusling bashkëpunoi me gjermanët se ai shikonte si rrezik kryesor komunizmin, të cilin e njihte si rrallëkush në Perëndim. Quisling (1887-1945) kishte qenë atashe ushtarak i Norvegjisë në Rusi, në 1918, dhe e kishte njohur mirë fuqinë e bolshevikëve. Ai gjithashtu kishte qenë dëshmitar i luftës së përgjakshme civile në Finlandë, midis të kuqve dhe të bardhëve, në përfundim të Luftës së Parë Botërore, kur ai ishte dërguar me mision në Finlandë, si oficer i shërbimit inteligjent norvegjez.

Më pas ai u bë eksperti kryesor për çështjet ruse në Norvergji.Synimi kryesor i tij ishte që Norvegjia të mos përjetonte luftën civile që përjetoi fqinja e saj, Finlanda, gjatë së cilës u vranë 37 mijë veta, dhe megjithatë Finlanda shpëtoi nga rënia nën kontrollin e komunistëve, vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë gjermane, me një forcë prej 13 mijë ushtarësh. Vidkun Quisling kishte bindjen se komunistët do ta përdornin situatën e krijuar nga Lufta e Dytë Botërore, për të marrë pushtetin në Norvegji. Quisling nuk besonte tek gjermanët dhe mendonte, me të drejtë, se ata synonin që të kontrollonin vetëm bregdetin, minierat e hekurit dhe vijat e komunikimit, dhe nuk do të shqetësoheshin shumë nëse komunistët kontrollonin pjesën tjetër të vendit, madje do të kënaqeshin që të ndodhte kështu, se shpresonin që aleatët perëndimorë, me këtë rast do ta shikonin ushtrinë gjermane si forcën e domosdoshme për shpëtimin e Europës perëndimore nga komunizmi. Prandaj, Quisling bashkëpunoi me gjermanët dhe vendosi në Norvegji një regjim kombëtar antikomunist.

Pas të gjitha gjasave, ishte regjimi i tij ai që e shpëtoi Norvegjinë nga rënia nën kontrollin e komunistëve në fund të Luftës së Dytë Botërore, ose së paku nga një luftë e zgjatur civile, e ngjashme me atë që ndodhi në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore. Si shpërblim për këtë, në Norvegjinë e pasluftës, Qusling u arrestua dhe u dënua me vdekje, duke u ekzekutuar pa vonesë, që në tetor 1945. Ironikisht, ata që ekzekutuan Quisling-un, vetëm katër vite më pas, e bënë Norvegjinë anëtare të NATO-s, organizatës politiko-ushtarake të krijuar për mbrojtjen e Europës nga rreziku komunist, me ushtrinë amerikane, e cila zëvendësoi Wehrmacht-in gjerman në këtë rol.
Sot në Norvegji ka dalë një lloj i ri kolaboracionisti me pushtuesit, dhe ky lloj i ri kolaboracionisti mund të definohet fare mirë sipas emrit të kryeministrit të sotëm norvegjez, Jens Stoltenberg, pra si stoltenbergianë. Stoltenbergianët janë kolaboracionistët e invadorëve islamikë të Norvegjisë. Kryeministri i sotëm norvegjez, është bërë simbol i politikanit dhe shtetarit europian që bashkëpunon, me invadorët islamikë të Europës, me apo pa vetëdije, kjo pak rëndësi ka, se pasojat do të jenë të njëjta. Stoltenberg, në emër të parimit të multikulturalizmit dhe të tolerancës religjioze, u ka hapur rrugën islamikëve që të pushtojnë Norvegjinë.

Por multikulturalizmi dhe toleranca religjioze shndërrohen nga vlera civile në ekspedientë subversivë, kur shoqëria që i kultivon ato, në këtë rast Norvegjia, ka përballë, me Islamin, jo një religjion, siç kërkohet të besohet, por një doktrinë dhune të mirëpërpunuar për të kryer një subversion në një shoqëri, duke e marrë nën kontroll atë. Tekefundit, Kurani, libri i shenjtë i Islamit, nuk është gjë tjetër veçse një manual i udhëzimeve të cilat Allahu, ia jep kinse të dërguarit të tij, Muhametit, ashtu që ky i fundit me një grup mbështetësish të arrijë me forcë kontrollin e Mekës. Ashtu siç ndodh me të gjitha lëvizjet subversive, në Kuran, ka faqe ku Allahu i jep Muhametit dhe ushtrisë së tij porosi për t’ u treguar tolerantë, paqësorë, por kjo ndodh vetëm kur ata janë më të dobët se pala tjetër. Kur Muhameti dhe njerëzit e tij ndjehen më të fortë, Allahu flet ndryshe dhe bëhet shumë i dhunshëm, duke dhënë urdhëra të qarta për genocid ndaj jomuslimanëve.Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë se sa e kotë dhe madje i rrezikshëm është iluzioni për ndarjen e muslimanëve në ekstremistë dhe të moderuar. Kur muslimanët, dhe këtu flas për ushtruesit e religjionit islam, ndjehen të fortë, ata janë të gjithë ekstremistë, se i tillë është Allahu.

Gjëja më e çuditshme është se ata që sot flasin më shumë në Europë për multikulturalizmin, me theks pranimin e kulturës islamike, si dhe për tolerancën religjioze, me theks tolerancën ndaj Islamit, janë të majtët ateistë, me formim të hershëm komunist. Ekzemplari i tyre është Jens Stoltenberg, i cili ka qenë një militant komunist që në adoleshencë. Ai ka marrë pjesë në protestat dhunshme para Ambasadës së SHBA-ve në Norvegji, në kohën e Luftës në Vietnam dhe madje ka hedhur gurë ndaj ambasadës duke thyer xhamet e saj. Stoltenberg, i cili vetëdeklarohet si ateist, është kryetar Partisë Laburiste, një parti populiste e majtë kjo. Stoltenberg pra, është i kundërti i Vidkun Quisling, i cili ishte i djathtë, me bindje të krishtere dhe antikomunist.Atentatet e 22 korrikut të këtij viti në Norvegji, janë simptomë e shqetësimit të pjesës së përgjegjshme të shoqërisë norvegjeze për shkak të rrezikut ndaj të cilit e kanë ekspozuar stoltenbergianët Norvegjinë. Stoltenbergianët, kolaboracionistët islamikë, janë ata që po i detyrojnë qytetarët normalë norvegjezë të shtresës së mesme, si Anders Behring Breivik, autori i atentatit në kampin rinor në Utoya, që të ndërmarrin veprime të dhunshme të dëshpëruara. Por Anders Behring Breivik nuk është një terrorist, por një antiterrorist. Kampi rinor në Utoya i Partisë Laburiste të Stoltenberg ishte një qendër e indoktrinimit të të rinjve norvegjezë me idetë disfatiste të multikulturalizmit dhe të tolerancës religjioze, me theks tolerancën ndaj Islamit. Prandaj, kampi rinor në Utoya ishte një kamp i përgatitjes së agjitatorëve dhe propagandistëve terroristë të cilët do të shpërndaheshin më pas për të manipuluar mendjet e norvegjezëve.

Prandaj atentati ndaj kampit rinor në Utoya është një aksion antiterrorist. Edhe atentati ndaj selisë së qeverisë norvegjeze është i tillë, se Stoltenberg e ka shndërruar atë në një qendër të kolaboracionizmit me invadorët islamikë të Norvegjisë.Norvegjia është një shoqëri perëndimore shumë e pasur, e plakur, në rënie demografike, me një nga shtresat e mesme më të gjera në botë, një shoqëri pacifiste, e cila e ekspozon vetveten ndaj një rreziku shumë të madh duke treguar tolerancë ndaj një grupimi të huaj që beson në një doktrinë dhunë, të shndërruar në religjion, dhe me rritje të madhe demografike, siç janë muslimanët. Kjo është njëlloj sikur në një stallë të madhe lopësh të lejohet që të hynë një tufë ujqërish. Forcat e sigurisë së Norvegjisë sot përbëhen nga 28 mijë ushtarë, duke përfshirë edhe Gardën Kombëtare dhe 11 mijë policë. Këto forca janë mëse të mjaftueshme për ta siguruar Norvegjinë me 5 milion banorë, nga jashtë, në një mjedis paqësor europian, si dhe nga brenda, duke konsideruar se Norvegjia është një shoqëri e përbërë nga individë me vetëdije të lartë qytetare. Por ky numër i forcave të sigurisë është krejt i pamjaftueshëm për të përballuar rrezikun që vjen nga prania në rritje në shoqërinë norvegjeze e një grupimi me prirje subversive, si muslimanët.

Prandaj, Norvegjisë, për të përballuar luksin e multikulturalizmit dhe tolerancës religjioze ndaj Islamit, do t’ i duhet të rrisë numrin e ushtrisë dhe policisë, çka do të thotë dhe rritje e shpenzimeve përkatëse, një gjë kjo që shoqëria norvegjeze nuk ka vullnet ta bëjë, aq më tepër kur Norvegjia është vendi me shpenzimet më të larta ushtarake për person në Europë. Kjo përbën dhe thelbin e dilemës së sigurisë të Norvegjisë, ashtu si dhe të shumë vendeve të tjera europiane, ku ka prani në rritje të Islamit.Në këtë vakuum të sigurisë, veprimet e njerëzve si Anders Behring Breivik, më tepër paralajmërojnë se në të ardhmen në Norvegji dhe në vendet e tjera europiane, qytetarët e përgjegjshëm do të marrin vetë në dorë çështjen e sigurisë, duke ndëshkuar ndër të tjera kolaboracionistët europianë të invadorëve islamikë. Ajo që bëhet sikur harrohet shpesh sot është se fashizmi dhe nazizmi në Europën e gjysmës së parë të shekullit XX, nuk lindën për shkak të një marrëzie kolektive, por si pasojë e rritjes së patolerueshme të rrezikut komunist në Europë.

Musolini në Itali dhe Hitleri në Gjermani, nuk erdhën në pushtet pas Leninit në Rusi, por para. Lëvizjet fashiste dhe naziste lindën për shkak të paaftësisë së shteteve përkatëse për të përballuar rrezikun komunist me forcat e sigurisë, ushtrinë dhe policinë e këtyre vendeve, të cilat, për më tepër, në një masë jo të vogël qenë infiltruar nga komunistët. Prandaj u krijuan forcat paramilitare fashiste dhe naziste, të cilat qenë rojet e shoqërisë, e cila nuk ndjehej e siguruar nga shteti.Njëjtë edhe sot, fakti që shtetet europiane, me forcat e tyre të sigurisë, ushtrinë dhe policinë, nuk krijojnë besim se janë në gjendje që të kontrollojnë grupimet në rritje islamike në shoqëritë perëndimore, nëse këto grupime bëhen befas ekstremisht të dhunshme, do të bëjë që në vakuumin e sigurisë të lindin forca paramilitare publike që do të kenë misionin për t’ i mbrojtur shoqëritë europiane nga rreziku islamik. E kur stoltenbergianët europianë të humbin krejt besueshmërinë, atëherë në pushtet do të vijnë paladinët antiislamikë europianë.Kjo është prirja e së ardhmes në Norvegji dhe në Europë, sado e çuditshme që t’ i duket shumëkujt. Shumë norvegjezë e dënojnë veprimin e Anders Behring Breivik, por ata nuk mund të mos reflektojnë kur dëgjojnë bashkëqytetarët e tyre që shprehen ashtu siç u shpreh një norvegjez në CNN (jo në një media ekstremiste të djathtë pra) se islamikët në Norvegji, janë bërë shumë agresivë dhe i keqtrajtojnë fëmijët dhe të rinjtë norvegjëze në mjediset ku gjenden, në shkolla, lagje etj. Shumë fëmijë dhe të rinj norvegjezë ndjehen të sigurt vetëm se janë vënë në mbrojtjen e të njohurve të tyre islamikë, dhe këta norvegjezë quhen “patate të ftohta”.

Qytetari norvegjez që dëgjon këto, nuk mund të mos pyesë se ç’ kuptim ka që ushtarët norvegjezë të shkojnë në Afganistan, madje të japin jetën atje, çka ka ndodhur me dhjetë ushtarë norvegjezë, për t’ ë krijuar siguri për Afganistanin, kur në atdheun e tyre në Norvegji ndodhin të tilla gjëra. Anders Behring Breivik, i cili ka lindur në 1979, i përket gjeneratës së norvegjezëve që filloi t’ i përjetojë këto probleme dhe që ka akumuluar zemërim dhe indinjim. Anders Behring Breivik është viktimë e stoltenbergianëve, kolaboracionistëve norvegjezë të invadorëve islamikë.Stoltenbergianët, ose kolaboracionistët e islamikëve ekzistojnë edhe në Shqipëri, dhe ata janë jo vetëm shqiptarë, të cilët deklarojnë se janë ateistë dhe laikë, por që postulojnë tolerancën ndaj Islamit, duke i ndarë muslimanët praktikues në radikalë dhe të moderuar. Stoltenbergianët shqiptarë punojnë për llogari të qendrave ndërkombëtare, jo rrallë edhe perëndimore, të cilat kërkojnë që të përgatisin situatën për një subversion islamik në Shqipëri.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00