Kosova dhe Komisioni Europian
Është bërë traditë e Komisionit Europian që pas çdo viti të bëjë përshkrimin e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe analizohet situata politike në Kosovë, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, mbrojtja e minoriteteve, situata ekonomike...
Ardian Azemi
Edhe pse institucionet e vendit tani kanë marr hovin e angazhimit për të kapur kohën e humbur drejt përmbushjes së këtyre kritereve dhe agjendës ligjore që Brukseli kërkon, kam përshtypjen se nuk janë as afërsisht të gatshëm për t’i dal në krye deri para datës 12 tetor kur pritet të dalë Komisioni Evropian me raport për Kosovën.
Me shpejtësi të madhe po vjen koha kur Komisioni Evropian do të dal me raport të progresit për Kosovën. Muaji tetor do të jetë shumë i rëndësishëm për institucionet e vendit dhe punën e tyre njëvjeçare. Nga kjo që kemi parë deri më tani, nuk do mend se raporti do të jetë negativ për Kosovën në shumë segmente. Pavarësisht se ekzekutivi i vendin ka premtuar tolerancë zero karshi korrupsionit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje vendi është zhytur edhe më shumë në korrupsion, keqpërdorim me paranë publike, krim të organizuar dhe tender të ndryshëm që ekskluzivisht kanë të bëjnë me institucionet e shtetit.
Para së gjithash duhet të kuptojmë se çka është raporti i progresit dhe pse është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe të ardhmen e sajë. Raporti i progresit është një dokument shumë i rëndësishëm i cili realisht vlerëson rrethanat e krijuara në Kosovë. Analizon me kujdes gjendjen ekonomike, politike e sociale në vend. Është dokument i rëndësishëm, do thosha një ndër dokumentet më të rëndësishëm për faktin se, vlerësimi për Kosovën vjen pikërisht nga një organizëm në të cilin Kosova pretendon në një te ardhme të anëtarësohet, dhe pa dyshim se çdo paraqitje e regresit në këtë raport, do të jetë edhe një pengesë shtesë në rrugën e integrimeve të Kosovës në strukturat euroatlantike.
Sa do të dalloj raporti i KE-së nga viti i kaluar..?
Mund të tingëllojë si paragjykim kjo që do të shtjelloj, por me të drejtë thuhet se ‘puna që shihet kallauz nuk donë”. Raporti që do të dalë nga Komisioni Evropian i cili ekskluzivisht bënë analizën e gjendjes në shtetet e Ballkanit Perëndimor, me keqardhje e them se do të paraqes një zymtësi të gjendjes kur bëhet fjalë për raportin për Kosovën. Informatat e mbledhura nga organizma të ndryshëm ndërkombëtar dhe vendor, siç janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, misioni i BE-së në Kosovë që është EULEX-i, mision i cili ka acaruar raportet me institucionet e vendit, dhe organizata joqeveritare në vend, do të sjellin para Komisionit Evropian dëshmi të rreme ose të vërteta mbi mbarëvajtjen e dhe përparimin në të gjitha segmentet gjatë vitit që ka bërë Kosova. Nga këto informata, dyshoj se Kosova do të dalloj nga viti i kaluar sa i përket përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga BE-ja.
Është bërë traditë e Komisionit Evropian që pas çdo viti të bëjë përshkrimin e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe analizohet situata politike në Kosovë, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, mbrojtja e minoriteteve, situata ekonomike, kapacitetet e Kosovës për të implementuar standardet evropiane harmonizimi i ligjeve të Kosovës me ato evropiane etj.
Korrupsioni si kancer që zgjati dymbëdhjetë vite
Bazuar në këtë, institucionet e vendit duhet që sa më parë të ndërmarrin masa adekuate dhe të riformulojnë strategji e plane në mënyrë të rigjallëroj ekonominë e shkatërruar, të ngrejë standardin e fundosur jetësor, dhe të përmirësoj gjyqësorin në Kosovë. Sikur shtetet fqinjë, ashtu edhe Kosova duhet të jetë anëtare e familjes së madhe evropiane, ngase si në aspektin historik, ashtu edhe në atë gjeografik është pjesë e sajë. Por sa Kosova po punon në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara nga BE-ja, dhe sa institucionet e vendit janë të gatshme të përballen me sfidat e kohës, është për të ardhur keq. Kosovës i duhet një ndryshim rrënjësor dhe i vrullshëm, me një vendosshmëri të lartë për të krijuar një shtet funksional dhe demokratik, me institucione të përgjegjshme, dhe njerëz profesional.
Një ndër faktorët kryesor që po pengon në masë të madhe Kosovën drejt integrimeve në përgjithësi, dhe në veçanti po i ftohë investitorët e huaj të hapin investime në Kosovë, është shkalla e lartë dhe enorme e korrupsionit nëpër institucionet e Kosovës. Pavarësisht korrupsionit të konstatuar nga qarqe të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, zyrtar të qeverisë së Kosovës vazhdimisht deklarojnë se kanë hartuar mekanizmin antikorrupsion dhe presin shumë shpejt rezultatet. Nuk dyshoj në këtë, ngase agjensioni ekziston që moti dhe deri më tani nuk kemi pasur rast të shohim se një zyrtar i lartë qeveritar është ndëshkua për shkak të aferave korruptive dhe keqmenaxhimin më detyrën zyrtare. Përpos në nivelin qendror, korrupsioni në masë të madhe ka shtri terren edhe në nivele tjera me ndikim në Kosovë. Ekspertet këtë dukuri negative e cilësojnë si kancer i një shoqërie demokratike, dhe nuk del askush t’i thotë stop kësaj dukurie ogurzezë që po e rëndon procesin dhe po pengon zhvillimin ekonomik e politik në Kosovë. Si mund të quhet sfidë për institucionet korrupsioni kur vetë janë të futur në këtë dukuri shkatërruese për shtetin dhe të ardhmen e tij.
Manipulimi me zgjedhje do të reflektoj negativisht
Problem tjetër që mund të ndikoj negativisht në raportin e progresit nga Komisioni Evropian është edhe ecuria e zgjedhjeve të fundit nacionale. Ne e dimë fare mirë se në çfarë nivelit ishin zgjedhjet. Domosdo duhet të kthehemi në retrospektivë shkurtimisht dhe të analizojmë zgjedhjet e fundit. Kosova dhe institucionet e saj, jo që nuk ishin të përgatitura mirë për një proces të ligjshëm e demokratik, por apetitet për marrje të pushtetit ishin aq të mëdha sa detyrimisht u dashtë që vendi të shkoj në rivotime, dhe kjo i kushtoj shtetit të Kosovës me humbje në kohë, sepse konstituimi i institucioneve të reja ishte i vonshëm, dhe duke marrë për bazë edhe udhëheqjen e dobët institucionale, shënuam ngecje të theksuara karshi përmbushjes të kritereve të parapara në kuadër të raportit të Progresit të KE-së. Edhe pse institucionet e vendit tani kanë marr hovin e angazhimit për të kapur kohën e humbur drejt përmbushjes së këtyre kritereve dhe agjendës ligjore që Brukseli kërkon, kam përshtypjen se nuk janë as afërsisht të gatshëm për t’i dal në krye deri para datës 12 tetor kur pritet të dalë me raport për Kosovës Komisioni Evropian.
Nëse ka progres, KE do ta shënoj si progres, nuk na hyn në hak
Deshëm ose jo, duhet të pranojmë se institucionet e Kosovës kanë qenë jo në nivelin e duhur për t’i përmbushur agjendat ligjore ndaj kërkesave të Brukselit. Edhe pse dikasteret përkatëse këtë mos punë e justifikojnë duke i lënë fajin kohës së shkurtër, nuk mendoj se do të mund të justifikohen edhe para KE-së. Me gjithë procedimin e shumë ligjeve para ligjvënësve të Kosovës për miratime, koha po ecën shpejtë dhe vështirë se do të përmbushen sfidat që janë identifikuar në Raportin e Progresit vitin e kaluar e që do të duhej të përmbusheshin këtë vit. Nëse ka progres, jam shumë i bindur se Komisioni Evropian do t’i shënoj si progres të arritur, por, nëse raporti i tillë del negativ për Kosovën në të gjitha fushat, atëherë Kosova shkon edhe më tutje mbrapa ndaj rrugës së integrimeve. Një nga sfidat më të mëdha për institucionet e vendit, por edhe hendikepi më i madh i tyre është me pjesën e zbatimit të ligjeve si dhe me respektimin e tyre. Edhe pse shumica e ligjeve janë miratuar, në terren hasim në diçka tjetër, hasim në jo zbatueshmërinë e këtyre ligjeve.
Komisioni Evropian, në bazë të mandatit të tij që ka lidhur me vlerësimin e gjendjes në terren, bënë vlerësimin e secilës pjesë në dimensionet e legjislacionit dhe funksionimit të gjithëmbarshëm në sektor, ku me këtë rast ofron edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes, ashtu siç ka ofruar edhe vitin e kaluar rekomandime për institucionet e Kosovës.
Comments (0 posted)
Post your comment