* * *
Duke e menduar më mirë, nuk mendoni se “demokraci jofukdionale” është një term më i mirë për të përshkruar Shqipërinë? Ose më mirë akoma, diktaturë? Ju lutem më bëni të ditur nëse nuk kuptoni ndonje pjesë të kësaj...
Nga Gary Kokalari
30 Shtator, 2011
Shkëlqesia Eliot Engel
SHBA Dhoma e Përfaqësusesve
Uashington,DC20515
Kongresmeni Engel: Gjatë viteve unë i kam admiruar përpjekjet tuaja për parandalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Është e sigurt që puna juaj gjithashtu ndihmoi në heqjen e diktatorit të pamëshirshëm Slobodan Milosevic nga pushteti dhe dërgimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë atje ku i takonte të ishte.
Megjithëse ndihmesa ime për çështjen e Kosovës mund të mos jetë aq e rëndësishme sa e juaja, si Shqiptaro-Amerikan unë u mundova të bëj pjesën time. Unë i hapa dyert Ambasadorit Richard Holbrooke dhe Senatorit Chuck Schumer për komunitetin Shqiptaro Amerikan në mënyrë që të fitonim mbështetjen e tyre për ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Kosovë. Unë punova më Kryebashkiakun Rudy Guliani për të marrë ndihmë humanitare nga Qyteti i Nju Jorkut e cila ju dërgua me vijë ajrore refugjatëve Kosovarë që ishin larguar nga sulmi i makinës së genocidit të Milosevic. Dhe me kërkesën e Ambasadorit Joseph Limrecht, unë organizova financim për grupe punëtorësh për të hequr minat e kufirit Shqiptar me Kosovën pas luftës.
Nga ana tjetër, kam zgjeruar burime të kosiderueshme duke u munduar të ndihmoj Shqipërinë të bëj përpara si demokraci, dhe jam krenar që jam gjenerata e tretë në familjen time që jam aktiv në çështjet e komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Unë themelova fondacionin e Ndihmës Shqiptare që jepte miliona dollarë në ndihmë humanitare për Shqipërinë pas rënies së komunizmit. Dhe së fundmi, unë kam luftuar për të nxjerrë në pah kriminalitetin dhe praktikat e korrupsionit në Shqipëri. Pjesërisht kam qenë i motivuar edhe nga fakti që shumë nga të afërmit e mi janë burgosur, toruruar dhe/ose ekzekutuar pa gjyq nga sistemi brutal komunist, në të cilin Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ishte pjesëtar i rregullt. Dhe nuk është sekret që Berisha është pak më shumë se një hajdut i korruptuar dhe zemra e problemeve që ka Shqipëria sot.
Prandaj jam duke kruajtur kokën me hutim tani që mora vesh se javën e kaluar ju po vraponit rreth e përqark Nju Jorkut duke ngritur dolli me Sali Berishën dhe duke lavdëruar përpjekjet e tij të paqëna për të promovuar demokracinë në Shqipëri. Sinqerisht, kjo më vjen si surprizë kur dihet që çdokush që njeh Shqipërinë e di se Berisha në më të mirën është, një aoutokrat/despot i korruptuar, dhe në më të keqen, një diktator, besnik ndaj rrënjëve të tij komuniste. Ai ka shkelur çdo shtyllë të demokracisë në Shqipëri.
Në intervistat e fundit ju e quajtët Shqipërinë një demokraci funksionale. Çfarë donit të thonit me këtë? A e morët parasysh se Berisha e shkeli principin më të shenjtë të demokracisë kur u vodhi shqiptarëve të drejtën për zgjedhje të lira dhe të drejta gjatë zgjedhjeve të parlamentit në 2009 dhe zgjedhjet bashkiake të 2011-ës?
Për t’ju dhënë thjesht një ide të konceptit të shtrembruar të Berishës për zgjedhjet “e drejta dhe të lira”, për një pikpamje më objektive (por disi të sheqerosur), ju sygjeroj të lexoni raportin e bërë nga OSCE-ja Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e cila thekson shumë shkelje. Në një denoncim tjetër të sundimit autoritar të qeverisë Berisha epidemisë së korrupsionit, një raport i bërë nga The Economist e quajti Shqipërinë “demokraci hibride” duke e përshkruar atë si një hibrid ndërmjet demokracisë dhe totalitarizmit. Raporti e renditi Shqipërinë si vëndin më pak demokratik në Ballkan dhe deklaroi, “përhapja e demokracisë ka arritur në një pikë ndalese” në Shqipëri.
Në një seri dënimesh për Berishën (në artikullin në anglisht jepen adresat-linke të referimit – shën red.) Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ju bashkua Gazetarëve/Reporterëve Pa Kufij dhe Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarisë duke kritikuar Berishën për përpjekjet e tij të zhurmshme për ndaluar lirinë e fjalës. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Transparenca Ndërkombëtare e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara të botës.
Siç e dini mirë, Efraim Diveroli dhe tre Amerikanë të tjerë të lidhur me AEY u dënuan nga Departamenti i Drejtësisë për mashtrim ndaj qeverisë së SHBA-së. Jam krenar që e ekspozova këtë mashtrim me ndihmën e Neë York Times. Ju jeni në dijeni të gjendjes/situatës pasi ju kam dërguar juve dhe stafit tuaj disa emaile. Pyetja që kam bërë vazhdimisht është: pse nuk e ka detyruar qeveria e SHBA-së qeverinë Shqiptare të bëjë një hetim për të vendosur se kush në Shqipëri e ka ndihmuar dhe përkrahur këtë mashtrim të bërë kundër taksa paguesve Amerikan? A ndërhytë në ndonjë mënyrë për të mbrojtur Berishën nga hetimi? A jeni në dijeni nëse Patton Bogs dhe /ose Podesta Group ka ndërhyrë në ndonjë mënyrë për të mbuluar Berishën? Si një Kongresmen i SHBA-së, a je i shqetësuar për mashtrime që bëhen kundër qeverisë së SHBA-së dhe taksa paguesve Amerikanë? Duke qënë se je drejtues i Komitetit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, çfarë po bën, nëse je duke bërë diçka, për këtë problem? Duke patur parsysh debatin kombëtar mbi shpenzimet e qeverisë, mendoni se zgjedhësve tuaj ju intereson për shpenzimet ekotanë Uashington?
Duhet të jeni të vetëdijshëm se akti i fundit për të bllokuar fjalën e lirë ndodhi kur Kosta Trebickës, denocuesit të AEY-së, ju mbyll goja përgjithmonë kur u gjet i vdekur në një aksident në një vend të largët të Shqipërisë. Sali Berisha pretendon se një “aksident me makinë” ishte shkaku kryesor i vdekjes së Trebickës, por shumica e Shqiptarëve besojnë se ai u vra në ndëshkim për rolin e tij të denoncimit në marrveshjet e AEY.
Berisha dhe miqtë e tij vazhdojnë ta përdhunojnë Shqipërinë – ekonomikisht dhe politikisht. Kësaj duhet ti vijë fundi sepse nën drejtimin e Berishës, Shqipëria do të shkoj në mënyrë të qëndrueshme drejt keqësimit, sërish drejt rrugës së diktaturës. Ju e dini mirë të gjithë këtë informacion, dhe unë e di këtë sepse jua kam kaluar unë. Por pyetja e cila do përgjigje është: pse do ta harxhonit kapitalin tuaj politik duke përkrahur regjimin e korruptuar të Berishës?
Sipas asaj që kam kuptuar unë kosovarët të cilët ofruan dollarë shtesë për fushatën tuaj mund të jenë duke u përpjekur të bëjnë biznes në Shqipëri me ndihmën e qeverisë Berisha. Në një përpjekje për të favorizuar interesat e tyre të biznesit në Shqipëri, a ka përdorur ndonjëri nga këta biznesmenë mardhënien e tyre me ju për të ndikuar tek Berisha?
Në mënyrë satirike, më ka rënë në sy që ju jeni partner në E&J Realty Group LLC, një kompani që zotëron një pallat me apartamente në 1142 Metcalf Avenue in the Bronx, dhe partneri juaj në E&J është Harry Bajraktari, një biznesmen Kosovaro – Shqiptar. Unë e njoh Bajraktarin sepse kemi punuar bashkë në çështjet e lidhura me Kosovën, dhe e di që ai ka shërbyer si financues kyç për ju në të shkuarën dhe e di që ai është bërë pjesë e dollive tuaja me Berishën (shikoni fotot). Të dhënat tregojnë që E&J ka mbajtur një pallat me apartamente të jashtëligjshëm në pronat eMetcalf Avenuedhe, sipas Neë York Daily Neës, ju i injoruat përpjekjet e inspektorëve të Shtetit të Neë Yorkut që të hetonin mbi këtë çështje. Sinqerisht, kjo është sjellja që do të prisja nga një politikan Shqiptar në rregjimin tejet të korruptuar të Berishës. Pasi kësaj, jam në mëdyshje se si u bëtë partner në këtë marveshje dhe mbi deklaratën tuaj që ju morët një vendim “pa e parë” për të investuar në këtë pronë.
Pavaresisht pretendimit se ju përdorët një trashëgimi për të bërë këtë investim, një shikim i deklaratës suaj të hapur financiare ngre disa pyetje, dhe duket se nuk na dalin llogaritë. Kështu që ndoshta mund të më ndihmoni me matematikën sepse jam i habitur që mund të angazhohesh në atë çka duket se është një pjesë e konsiderueshme e vlerës së parave tuaja në një investim të “pa parë”. Nëse kjo është e vërtetë, shpresoj të bëni më kujdes në çështje që kërkojnë votën tuaj në Kongres. Besoj se jeni në dijeni që mund të interpretohet si një shkelje e etikës nëse investimi në shitblerjen e E&J do të ndikonte në ndonjë mënyrë detyrat tuaj si Kongresmen, duke përfshirë mbështetjen e hapur – por të gabuar – për Berishën.
Është raportuar në Televizionet Shqiptare se Harry Bajraktari ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me Sali Berishën me qëllimin për të bërë biznes atje, dhe nëse kjo është e vërtetë, s’ka asnjë dyshim që Berisha mund të jetë i dobishëm, sidomos duke qenë se ai sundon me një dorë të hekurt. Unë e di se z.Bajraktari e ka lavdëruar hapur udhëheqjen e Berishës, duke përfshirë edhe se së fundmi javën e fundit në Neë York, dhe në opinionin e tim, kjo nënkupton që Bajraktari është ose tepër naiv ose duke shfaqur një rastë akut të një verbimi me dëshirë. Por nëse Z.Bajraktari fle i qetë duke bërë biznes me tipat si Sali Berisha, ai është i lirë të bëjë kështu – mbi të gjitha, ne nuk jemi komunistë. Por e gjitha kjo tregon se Bajraktari i kupton plotësisht pasojat e rregullave për financimin e fushatës dhe Aktin e Praktikave të Huaja të Korrupsionit.
Duke e lënë këtë mënjanë, unë besoj se ka arsye pse gjendja e njerëzve të Shqipërisë mund të jetë më pak problem për të sesa fitimet e tij financiare, por ky është “bejzboll i brëndshëm” ndërmjet Shqiptarëve. Në çdo rast, shpresoj që nuk je duke përdorur investimet e tua në Realty E&J me Bajraktarin si model për investme në Shqipëri.
Më poshtë janë disa kablla nga Ambasada Amerikane në Tiranë, në Shqipëri që janë publikuar nga Ëikileaks. Jua kam kaluar këto kablla edhe më parë në zyrën tuaj me email në 9 Shtator, 2011. Nëse keni ndonjë dyshim rë mbetur në mendje, këto kablla ofronin prova se zyrtar të qeverisë Amerikane janë në dijeni të plotë të natyrës së korruptuar të qeverisë Berisha. (jepen disa adresa kabllogramesh – shën.red)
Duke e menduar më mirë, nuk mendoni se “demokraci jofukdionale” është një term më i mirë për të përshkruar Shqipërinë? Ose më mirë akoma, diktaturë? Ju lutem më bëni të ditur nëse nuk kuptoni ndonje pjesë të kësaj, dhe do të jemi lumtur të’ua shpjegoj me më detaje.
Edhe nëse supozojmë se çdo gjë që ju bëni me Harry Bajraktarin është në rregull, dhe ti thjesht po përdor influencën tënde si Kongresmen për të ndihmuar një biznesmenvendaspër të bërë biznes në Shqipëri (megjithëse një nga vendet më të korruptuara në botë) a është vërtet kjo ajo që presin zgjedhësit tuaj nga ju? A e dini që ekonomia Amerikane është në pragun e një rënieje tjetër? A e kuptoni së shkalla e papunësisë është 9.1%? A keni një nocion të vagullt që shkalla e papunësisë nëBronx13% është pothuajse më e larta në vend? A nuk do të ishte harxhim më i mirë i kohës tuaj sikur të përqëndroheshit në gjetjen e punëve për zgjedhësit tuaj në vënd që të harxhoni burimet e zyrës tuaj duke u munduar të zbardhni një hajdut të urryeshëm të korruptuar të Ballkanit.
Je në krahun e duhur në çështjen e Kosovës, por pazarllëqet e tua në këtë rast të vendosin qartëshit në vendin e gabur në lidhje më çështjen e Shqipërisë.
Sinqerisht,
Gary Q. Kokalari
New York, NY
Comments (0 posted)
Post your comment