Home | Opinion | Grekët në BE, kampionë për protesta dhe greva

Grekët në BE, kampionë për protesta dhe greva

image
Jo pak herë ekonomia greke është kritikuar dhe ironizuar me karikatura, nga revista të ndryshme më prestigjioze gjermane, ndërsa këtë radhë janë gazetat ato që trajtojnë dhe kritikojnë me tituj të ndryshëm gjendjen aktuale të tej rënduar të Greqisë. 

 

Nga Shpëtim Zinxhiria

(Gazeta “BILD”: Lërini protestat dhe u hiqni privilegjet politikanëve) Greva e fundit 24 orëshe që paralizoi mbarë Greqinë ishte e njëmbëdhjeta për 2011, por edhe e 178-ta në këto vitet e fundit, duke përbërë një rekord më vete në komunitetin e BE. Edhe kjo grevë u shqua për dhunën e policisë që këtë radhë kaloi çdo kompetencë të saj, duke dhunuar edhe gazetarë vendas dhe të huaj që ishin në krye të detyrës. Greqia njihet për nga numri i madh i grevave dhe i protestave, me mesatarisht 1350 të tilla në vit. Këtë radhë nuk pati shkatërrime si herët e tjera dhe për këtë të gjithë bëjnë kryqin. Sipas deklaratës së ministrit të rendit Kristo Paputci (2 gusht 2011), gjatë 20 muajve të fundit në Greqi janë kryer mbi 1.000 të tilla, ose 50 në çdo muaj. Kjo ka bërë që të qarkohet edhe në mediat e huaja. Gjatë 24 muajve të qeverisjes së Papandreut janë marrë 70 masa antikrizë si dhe priten të merren edhe 25 të tjera, duke indinjuar gjithmonë e më shumë popullin. Këto masa merren në një kohë kur qeveria nga ana e saj shpërdoron shuma të mëdha, për plotësimin e dëshirave të anëtarëve të kabinetit, por edhe për jetën luksoze të deputeteve në përgjithësi. Një muaj më parë qeveria në këto momente krize ka shpenzuar 700 mijë euro për makinën e ministrit të Financave z. Venizellos, si dhe 900 mijë të tjera për hapjen e një zyre po nga ana e tij por këtë radhë tjetër si n/kryetar i qeverisë. Debatet e shumta në media lidhur me masat antikrizë fillojnë që në emisionet e mëngjesit dhe mbarojnë në orët e fundit të saj. Por...?Një zbulim i kohëve të fundit nga media vendase lidhur me pagat e deputetëve ka indinjuar në masë popullin. Këta deputetë, në krahasim me kolegët e vendeve të tjera të BE, paguhen deri në dy herë më shumë se ata, dy herë më shumë se deputetët gjermanë dhe tre herë më shumë se ata në Portugali, Spanjë etj. Korrupsioni politik shkon edhe më tej, ku 1.500 të afërm të deputetëve janë punësuar në vende më të mira, duke anashkaluar rregullat e punësimit. Deklarata pak ditë më parë e nënkryetarit të qeverisë z. Pangallos, se nuk ka para për të paguar haraçin apo tatimet e qeverisë për pronat e patundshme të tij, ka ngritur në këmbë mbarë popullin që nga dita në ditë po shkon drejt një varfërie dhe skamje të vërtetë. Jo pak herë ekonomia greke është kritikuar dhe ironizuar me karikatura, nga revista të ndryshme më prestigjioze gjermane, ndërsa këtë radhë janë gazetat ato që trajtojnë dhe kritikojnë me tituj të ndryshëm gjendjen aktuale të tej rënduar të Greqisë. Ndërmjet dy vendeve shihet edhe një përplasje mediatike me shenja jo të mira miqësore. Lidhur me numrin e madh të protestave dhe të grevave, gazeta gjermane “Bild” me anën e një shkrimi u ka bërë thirrje grekëve që lënë mënjanë protestat dhe trazirat dhe t’u heqin privilegjet e shumta deputeteve të tyre. Sipas gazetës gjermane, “BILD” deputet grekë paguhen ose shpërblehen në 18 mënyra të ndryshme.
 
- Paga e deputetit është 8.594 euro në muaj.
 
- 778 euro për zyrën paguan shteti, plus shpenzime për energji etj.
 
- Për Krishtlindje, pagesa ekstra 500 euro, Pashkë 250 euro, pushime, 250 euro.
 
- Shpenzime për katër sekretare si dhe për një këshilltar.
 
- 200 euro në muaj për celularin.
 
- 3.300 euro në vit për 4 numra të telefonave fiks.
 
- 150 euro ekstra për pjesëmarrje në seancat në parlament.
 
- Transport falas për udhëtime me autobusë, metro dhe traget.
 
- 60 fluturime falas në vit për udhëtime jashtë Athinës.
 
- Paguhen gjithashtu këstet e leasing-ut për makinat.
 
- 1.000 euro në muaj për banesat ose hotelin.
 
- Gjatë udhëtimeve të qëndrojnë në hotele me 5 yje dhe marrin plus edhe 150 euro për çdo ditë qëndrimi.
 
- Hyjnë falas në muze etj.
 
- Të marrin kredi pa interes për ndërtimin e shtëpive të tyre.
 
- Deputetët e zgjedhur para vitit 1993 në moshë 55 vjeç marrin pension të dyfishtë.
 
- Të gjithë deputetët mbi 65 vjeç, marrin dieta deputeti dhe pension.
 
- Kur deputeti vdes, pensioni paguhet tek gruaja dhe vajza e tij.
 
- Kanë të drejtë të refuzojnë të japin informacion për të ardhurat e tyre.
 
Gazeta nuk ka theksuar që kur deputeti vishet me pushtetin e ministrit ai nuk mund të gjykohet, as edhe kur nuk e mban më këtë post. Greqia përbën një vend të veçantë në komunitetin e BE, kur fajet apo gabimet e ministrave apo të deputetëve nuk penalizohen, por ato shuhen. Për këto lloj pagesash dhe shpërblimesh do ta kishin zili edhe vendet e tjera, në një kohë kur punonjësi apo punëtori me masat antikrizë që ka marrë qeveria Papandreu, ka humbur padrejtësisht 5 rroga mujore, ndërsa pensionisti 4 të tilla. Padrejtësitë dhe pabarazitë ndërmjet politikës dhe shtresës së popullit vazhdojnë… Deputeti me rrogë mbi 18 mijë euro dhe punonjësi 700 euro.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0