Home | Opinion | * * *

* * *

image
Kur ne u afruam pranë derës, nuk kishte gjë më dëshpëruese se sa kur Europa na tha: “Merruni vesh me njëri tjetrin dhe kur të jeni gati, EJANI! “Europa, kështu i tha politikanëve tanë, dhe jo vetëm një herë...

Nga Pandeli Bardhi


“Çastet më të bukura” të karrierës së saj si Kryetare e Parlamentit, zonja Jozefinë i ka kthyer në “çastet më të hidhura” për popullin. Lënia e Shqipërisë, jashtë dyerve të Europës për të dytën herë rradhazi, ka një të vërtetë të vetme: Papërgjegjshmërinë e klasës politike shqiptare, dhe të politikanëve të saj, që tallen me ndjenjat e këtij populli,Ka mbi 20 vjet që populli prêt të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe për tu bërë pjesë e familjes Europiane Ja tek Europa na e dha edhe njëherë mundësinë që ne të bëheshim pjesë e saj dhe na e hapi derën. “Na o qorr sy”, na tha. Hynë në këtë derë, ata që kishin për të hyrë, që nuk kishin asgjë më tepër nga ne. Kur ne u afruam pranë derës, nuk kishte gjë më dëshpëruese se sa kur Europa na tha: “Merruni vesh me njëri tjetrin dhe kur të jeni gati, EJANI! “Europa, kështu i tha politikanëve tanë, dhe jo vetëm një herë, por shumë herë, gjatë kohës që Jozefina ka qenë dhe është Kryetare e Parlamentit. Që Shqipëria, nuk do të pranohej në BE, më mirë se kushdo tjetër e dinte Jozefina dhe nuk e mori vesh tani. Të mos shkojmë më tej, kur ajo, pa ardhur në këtë post të lartë, bërtiste me të madhe: “Europa, nuk na pranon me një Qeveri socialiste, të korruptuar, me këtë trashëgimtare të Diktaturës Komuniste”! Fati, i buzëqeshi dhe ja ku ajo erdhi në majën e Piramidës!. Ëndrra u bë realitet. Morri edhe angazhime, se do të ishte një “avokate’ e përhershme e opozitës!Por le t’ja lemë këtë angazhim, entuziazmit që ka çdo njeri kur merr një detyrë të rëndësishme! Po kalojnë 7 vjet, dhe më keq se 7 vite më parë. “Kontributi” i vetëm i Jozefinës, është se ajo i ka hedhur vetëm “benzinë zjarrit”, politikës primitive të politikanëve të saj “kukulla”.

Ajo “kënaqej” pa masë dhe qeshte me të madhe kur “imzoti” i saj Don Kishot me një fjalor “shpellash” qysh atëhere, e akoma edhe sot vazhdon të shajë e të fyejë opozitën, përfaqësuesit e popullit, ku pa dyshim edhe këta kanë “kusuret” e tyre, por jo aq sa “zotërit e shtëpisë. Vallë, nuk e dinte Jozefina se kjo nuk ishte rruga e afrimit dhe e bashkëpunimit me opozitën”? Vallë, nuk e dinte Jozefina se Parlamenti që ajo drejton e ka humbur funksionin e vet, dhe është kthyer në një shtojcë të Qeverisë?. Vallë, nuk e dinte Jozefina se sidomos dy vitet e fundit Parlamenti që ajo drejton më së shumti është kthyer në një estradë, ku njerëzit as nuk mësojnë e as nuk marrin shembull, por vetëm “ksehasin” për të kaluar kohën? Vallë nuk e dinte Jozefina, se korrupsioni tani, më tepër se kurrë, është ulur këmbëkryq, skandalet ndjekin njëri tjetrin dhe koalicionit “kuq e blu” me “tersin” Ilir i ka dalë “kallaji?. Të gjitha këto, Jozefina i dinte dhe i di mirë, mbasi të dy me “ustain” i kanë “gatuar”. Dhe ja ku “shuplaka” e Europës erdhi. Jozefina bën sikur është “hutuar” dhe ashtu si “Don Kishoti” i saj kërkon të “luftojë” me fantazma. Europa, e ka bërë me kohë të qartë se Parlamenti dhe Spikerja e tij, nuk e kryejnë funksionin e tyre, Njerëzit, prisnin nga ky Parlament të miratonte ligje të rëndësishme për zgjidhjen e halleve të tyre, por dëgjonin vetëm grindje sharje, shpifje e barsoleta!
Njerëzit, prisnin dhe presin ndryshime të rëndësishme, për ecje përpara, për miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe jo llafe boshe..Vetë vendosnin e vetë vulosnin, për gjëra pa vlerë.. Komisione pas komisionesh ngriheshin për të “hetuar” fantazmat,që, më parë “shkriheshin” se sa ngriheshin. Një Komision serioz për integrimin e Vendit, nuk u ngrit. Këtë problem madhor, e lanë vetëm në dorën e “Cuperlinkës” Majlinda! Edhe shkaqet edhe arsyet dihen moj zonja Jozefinë. Tani ju i kërkoni ato gjetkë. Kur ishin për të marrë masat, juve nuk i morët, tashti kërkoni ti shpërndani sa andej këndej dhe të fajësoni të tjerët, pa marrë asnjë grimë përgjegjësie mbi vehte. “Shuplakën” e Europës, kërkoni t’ja faturoni të tjerëve. Politikanët tanë, edhe mbas këtij dështimi, i cili rrëndon i gjithi mbi popullin, jo vetëm që nuk e ulin kokën por bëhen edhe më kryeneçë, në nxitjen e sherreve. Këtë, më shumë se kushdo, po e tregon Jozefina. Tashti, kjo zonjë është hedhur në sulm, duke “aktivizuar” edhe të tjerë kundër Presidentit. Diku gjetkë e ka qëllimin. Për “meritat” që ajo ka, pretendon edhe më shumë,për këtë ka menduar qysh në fillimet e punës së saj si Kryetare. Me një intensitet edhe më të madh vazhdojnë në rrugën e tyre të sharjeve e trillimit të gjërave të paqena... Ky është treguesi më i mirë që tregon se politikanët tanë e kanë “maçokun” në bark, dhe në çdo moment, u a “ndërsejnë” atë “të vetëve, si “fajtorët” e çdo dështimi.

Por përpjekjet e tyre janë të kota dhe zor se i beson njeri që ata të bëjnë ndonjë gjë të mirë për popullin e vet., Populli, tashmë është i zhgënjyer nga këtë politikanë. Bota, problemet që ka, i sheshojnë brenda vehtes, e aq më tepër kur ato kanë të bëjnë me të ardhmen e Vendit, kurse ne, krijojmë dhe sajojmë të “palara” e të paqena për t’ja treguar botës, e për t’i bërë keq vehtes... Kjo nuk merret vesh. Le ti hedhim një vështrim të shkurtër “timonierëve” që na kanë drejtuar për më tepër se 7 vjet.Në fillimet e saj si Kryetare, z. Jozefinë,e ndjente se kishte shumë energji, dhe e mori me shumë vrull futjen në Europë..Edhe “imzoti’, atëhere ishte i fortë, dhe energjik, i cili ky, i jepte kurajo dhe e përkrahte, në punën e saj të vështirë. Përveç detyrës si Kryetare e Parlamentit,ajo mbante edhe postin si Nënkryetare e PD,pra njërën dorë e kishte në “bakllava” e tjetrën në “revani”... E megjithatë, të gjitha këto i mbuloi ngjarja më e madhe, ajo e hyrjes së Shqipërisë në NATO. me gjithë “shkopinjtë nën rrota” që vuri opozita. Nuk e trajtuan hyrjen në NATO ,si një ëndërr e hershme e popullit, dhe meritë e të gjitha forcave politike, por vetëm si meritë të këtyre “largpamësve”. Një opozitë “destruktive” nuk asht është asgjë, ajo nuk e errësoi aspak “shkëlqimin” e mazhorancës, që e futi Shqipërinë në NATO. Kjo ishte “kryefjala” e “mburravecëve” të mazhorancës, aq sa edhe NATO-n e “privatizuan” sikur ta kishin “pronë” të tyre!Mandati i dytë qeverisës, nuk filloi me atë entuziazëm sa i pari. Këtë e shihnin edhe vetë krerët e mazhorancës, të Legjislativit, dhe Ekzekutivit, të cilët qëndrojnë në pushtet në pushtet, duke mos e merituar atë. Ata mendojnë të rrëmbejnë ç’të rrëmbejnë...

“Treni” i mazhorancës, ka ngecur në mes të shinave dhe po kthehet në një pengesë për të vënë Vendin në “binarët” e Europës... Po tani si i bëhet? Si shumë të tjerë, edhe Jozefina, kërkon rrugë e forma për të “shpëtuar” vetveten. Ajo e sheh se edhe “Rosinanti” po mplaket dhe po i bien edhe fuqitë edhe “dhëmbët”. Ai po del, jashtë kontrollit me “hingëllimat” e tij dhe me zor e mbajnë edhe me “kapistall” shpërnguar! Nuk ka faj, mosha bën të sajën. Nuk kanë rëndësi vitet, ku siç shprehet edhe vetë vitet janë numra,por më tepër se vitet, po i bien “këllqet”. U bënë vite të tëra betejash, që ai “shtyp” “puçe”, “protesta”, “kusarë, banditë e kriminelë, aq sa edhe peshën e “ushtës” nuk e mban dot... Edhe rrobat, i janë shqyer nga të kafshuarat e “këlyshëve” të “Bllokut”. Dulqinja, tani kërkon të rrëmbejë “ushtën” e thyer të “ustait” të “rraskapitur” dhe kërkon të bëhet një Zhanë D’Ark”. Opozitarët, dikur, i kishte hiçgjë, edhe në rast mosbindje nga ana e tyre, ajo, “i kapte për zhelesh, dhe i fluturonte jashtë”. Në fund të fundit,ishte “avokate” e tyre. Por më e vështira për të ishte, të luftonte “brenda llojit”... Para disa kohësh, bëri disa tentativa, për “të hequr qafe” Nënkryetarin “bukurosh” Basha, se mos ky, i “zinte vendin”, në rast humbje të karriges parlamentare. Tani që Basha deklaroi, se nuk do të kandidojë për në organet drejtuese të Partisë, e fjeti “menjen”. Tundja e gishtit të saj të ‘hekurt”, tani drejtohet nga Presidenti, të cilin, ajo e quan Haxhi Qamil, por që është si nata me ditën, me kulturën dhe intelektin e tij... Kërkon që ta ketë mirë me Europën.

Para disa kohësh, i “kritikoi” ashpër, disa vende të saj, si Franca, Gjermania, Suedia etj për mosrealizim të objektivave në fushën ekonomike, Thua, të jetë kjo arsyeja vallë, që ata nuk e pranuan, këtë “trimëreshë’, as si “gjynahqare,” dhe as si “Miss ekonomia,nga “frika’ se mos një ditë, kjo do të “sfidonte” edhe krerët e BE?. Por ajo, përsëri nuk bie “nga të shtatat”. Arsyet i kërkon gjetkë. Ashtu, si edhe z. Arvizu, që “zbuloi” “celulat antiamerikane” edhe Jozefina zbuloi një “celulë antieuropiane”. Në krye të saj, na qënkeshin Bamir Topi dhe Edi Rama. Këta ishin fajtorët, që Shqipëria, nuk u pranua si Vënd kandidat për në BE. Kjo është mënyra më e mirë për Jozefinën. Edhe me Amerikën bashkëpunon ngushtë për zbulimin e “armiqve”, edhe Europës i tregon se ku fshihet “ e keqja’, por edhe z. Topi e eliminon si një kundërshtar, për të qenë e lirë, të ngjisë shkallët e Piramidës në të ardhmen. Qysh në gusht, nga një “grusht. Jozefinës, tani, i mbetet të marri shaminë dhe të hedhi vallen, në “gojën e ujqërve” që e rrethojnë…Por, si gjithmonë, pasojat e kësaj do ti vuajë populli. Popullit iu hoq kafshata e bukës nga goja, populli zhgënjehet përsëri për ëndrrën e madhe që edhe ai të bëhet pjesë e Europës. Përsëri, kjo ëndërr nuk u bë realitet, pikërisht, nga politikanët e tipit Jozefina,që nuk kanë asnjë fije kurajo të pranojnë qoftë edhe një grimë përgjegjësitë e tyre,.Edhe njëherë populli i pa se kush janë fajtorët e vërtetë, se kush janë ata, që mendojnë vetëm për interesat e tyre, e për asgjë tjetër. Sikur nuk mban më pilafi ujë…

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00