Londra 1913 ose Një Konferencë kriminale
Londra 1913, e injoroi këtë, paralajmërim, I coptoi shqiptarët, dhe përgjatë një shekulli, Ballkani mbeti një fuci baruti. Po pse, Mbledhja e Londrës, ishte, jo thjesht një takim colonial...
Nga Koco Danaj
Jemi në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Shqipërisë Natyrale. Jemi të përfshirë në debatin për të rishkruar historinë. Na e kërkojnë këtë, edhe fqinjët, por e kërkojmë edhe vetë ne shqiptarët, historianë dhe politikanë. Por historia para se të rishkruhet duhet të korigjohet. Pa u korigjuar, përsëri, ajo do të rishkruhet gabim. Dhe korigjimi i historisë për shqiptarët fillon në Londër 1912-1913. Konferenca e Londrës e cila coptoi në 5 pjesë kombin shqiptar ishte më shumë se një Konferencë kolonialiste, ajo ishte një conferencë kriminale. Por kjo nuk mjafton, historia duhet korigjuar, Londra duhet korigjuar. Korigjim do të thotë, të pranosh Aktin Juridik të Kuvendit të Vlorës që shpalli pavarsinë e Shqipërisë Natyrale me teritorë që nga Presheva deri në Prevezë, që nga Durrësi deri në Shkup.
Pas aktit criminal të coptimit të trojeve shqiptare, me ndjenjën e krimit të kryer, ish ministri I jashtëm britanik Sër Eduard Grey, deklaroi në Dhomën e Komuneve se: Unë e di që vendimi ynë do shkaktojë kritika të forta nga ata që e njohin realitetin e Ballkanit, por (dhe Grey lau duart si Pilati), këtë e bëmë në emër të paqes
Në prag të 100 vjetorit, po I përgjigjem edhe unë, por jo me fjalët e mija të thëna, një shekull më pas, por me fjalët e Mehmet Konicës, Rashih Dinos dhe Filip Nogës, të vërtetuara një shekull më pas.Ja se cfarë I kanë deklaruar ata në Memorandumin e tyre, Mbledhjes kriminale të Londrës në Janar 1913: ….paqja dhe qetësia e gadishullit do të sigurohen vetëm mëqoftëse do ti jepet Shqipërisë së ardhëshme një konfiguracion homogjen . Duke u nisur nga kjo, populli shqiptar kërkon për vëndin e vet kufijtë që janë për të të natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e drejta e tij si banor I parë….(Memorandum I qeverisë së Vlorës, datë 2 janar 1913, nënshkruar nga Mehmet Konica, Filip Noga, Rashih Dino)
Londra 1913, e injoroi këtë, paralajmërim, I coptoi shqiptarët, dhe përgjatë një shekulli, Ballkani mbeti një fuci baruti.
Po pse, Mbledhja e Londrës, ishte, jo thjesht një takim colonial, por një mbledhjëe kriminale?
E para: Mbledhja e Londrës e konsideruar si e gjashtë fuqive të mëdha qysh në fillim mori një kryevendim: Të mos mbante asnjë proces verbal për ato që do të diskutonte.
Këtë e pranon edhe profesori I të drejtës ndërkombëtare Arben Puto I cili pohon se: është për tu theksuar që Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti proces verbale, cka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës. (Arben Puto, Shqipëria Politike, faqe 55).Pra në thelb kemi ngjashmëri me veprimet e kriminelit I cili pasi bën krimin, përpiqet të fshehë gjurmët e tij.
E dyta-Mbledhja e ambasadorëve të 6 fuqive të mëdha në Londër nuk u thirr për te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Nje nga pjesmarresit e kesaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se: Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit diplmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespondenca, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)Ndërkaq, kishte 18 ditë që Kuvëndi i Vlorës kishte shpallur pavarsinë e Shqipërisë Natyrale, kishte krijuar qeverine dhe Asamblenë e saj. Kishte njoftuar për këtë Akt Juridik qeveritë e gjashtë fuqive të mëdha.
E treta: Në këto takime që zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u përdoren për të qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që ishin fqinjet e Shqiperise. Per te qetesuar Greqine, krahina shqiptare e Camërisë ju aneksua në mënyrë kolonialiste Greqisë. Për të kënaqur Sërbine, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 përqind popullsi shqiptare ju dha Sërbisë. Ndërsa trojet shqiptare nga Plava deri në Ulqin ju dhanë Malit te Zi.
E katërta:Pol Kambon, ish pjesmarrës në mbledhjen e Londrës, pohon në shënimet e tij se problemi I kufijve shqiptarë ishte më I rëndi, por ai nuk u zgjidh. Ja pohimi I tij: Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Corespondence, faqe 51, botimet Grasset viti 1946)
Ka edhe të tjera, fakte dhe argumente që tregojnë se Londra 1913 ishte më shumë se një mbledhje kolonialiste, ishte një mbledhje kriminale.
Jemi në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë natyrale, por të anulluar në mënyrë kriminale. Kemi akademikë në Tiranë, Prishtinë, Shkup, kemi historinë të së drejtës ndërkombëtare. A do të guxojnë ata, të flasin njëherë të vërtetën për Londrën 1913? Të presim dhe të punojmë që kjo e vërtetë të mbrijë në Veshët Politikë të Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit, duke ju kërkuar atyre, jo thjesht të pranojnë krimin e të parëve të tyre, por edhe të korigjojnë historinë e krimit makabër mbi një komb të pambrojtur.
Comments (0 posted)
Post your comment