Home | Opinion | Krizat e verës

Krizat e verës

image
Krizat e verës janë një element familjar i historisë së Europës – dhe të historisë së financave. Në të vërtetë, shekulli njëzet ishte formësuar nga tri kriza të verës, serioziteti i të cilave kishte arritur kulmin në secilin rast për shkak të mungesës së politikëbërësve të mëdhenj, të cilët ishin me pushime.

 

 

 

 

Harold James
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 Princeton - Kriza e tanishme e Europës në këtë moment është ajo që po ndan rimëkëmbjen dhe ringjalljen nga rënia dhe vdekja. Derisa para pak javësh, komentuesit dhe analistët e financave argumentonin se kishin mbetur vetëm edhe disa muaj për shpëtim të Evropës, politikanët kryesorë, duke u zvarritur prej samiti në samit, së fundi flisnin për çështje ditësh.
 
Krizat e verës janë një element familjar i historisë së Europës – dhe të historisë së financave. Në të vërtetë, shekulli njëzet ishte formësuar nga tri kriza të verës, serioziteti i të cilave kishte arritur kulmin në secilin rast për shkak të mungesës së politikëbërësve të mëdhenj, të cilët ishin me pushime.
 
Pas dy vjetësh, europianët do të shënojnë njëqindvjetorin e vrasjes së dukës Franz Ferdinand, më 28 qershor të vitit 1914 dhe krizës pasuese të njohur si “kriza e korrikut” që nxiti Luftën e Parë Botërore në atë gusht. Më 13 korrik të vitit 1931, falimentoi sistemi bankar i Gjermanisë, duke bërë që ajo që deri atëherë njihej si rënia e madhe e ekonomisë amerikane në një Depresion të madh në shkallë globi. Më 15 gusht të vitit 1971, presidenti Richard M. Nixon i dha fund zotimit amerikan për një çmim fiks të arit, duke i prirë një dhjetëvjetëshi me paqëndrueshmëri botërore të monedhës.
 
Secila prej këtyre kizave përfshin një çështje kryesisht teknike, por gjithashtu një set më të gjerë të problemeve politike. Dhe, në secilin rast, përzierja e problemeve teknike dhe atyre politike prodhoi një katastrofë.
 
Në korrik të vitit 1914, diplomatët përpiqeshin të arrinin një zgjidhje që do të lejonte Perandorinë e Habsburgve t’ia dilte me hetimin policor të kalimit kufitar që pa dyshim se ishte një sulm terrorist. Liderët politikë po mendonin për ringjalljen dhe mbrojtjen kombëtare.
 
Në 1931, ekspertët ishin të shqetësuar me komplikimet që përbënte kombinimi i reparacioneve dhe i borxheve të luftës që kishin dalë prej Luftës së Parë Botërore me pabarazinë e madhe me sektorin privat. Lëvizje populiste politike në shumë shtete ende mendonin për ringjalljen dhe mbrojtjen kombëtare.
 
Në 1971, çështja teknike shqetësonte rolin e dollarit amerikan në sistemin monetar ndërkombëtar. Por politikanët në vende të tjera gjithashtu ndiheshin në siklet për centralizimin e vazhdueshëm të SHBA-së në rendin e pasluftës.
 
Në secilën prej këtyre krizave të verës, adresimi i çështjes teknike nuk ishte i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin. Kjo është po aq e vërtetë edhe sot.
 
Në të vërtetë, kriza e tanishme europiane reflekton saktësisht përzierjen e njëjtë të elementeve, që kanë nevojë për zgjidhje të ndryshme. Në anën tjetër, një set i ndërlikuar i krizave kombëtare fiskale dhe i problemeve bankare në mbarë kontinentin kërkojnë një operacion të detajuar dhe të gjithëmbarshëm të shpëtimit. Ndërkaq, një problem i nënvlerësuar i qeverisjes evropiane - edhe në organet kombëtare, por edhe në institucionet e Bashkimit Evropian - është intensifikuar që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë.
 
Çka kërkohet për zgjidhjes të çështjes teknike është njëfarë mekanizmi për borxhin e supozuar të tanishëm dhe për parandalim të rritjes së borxhit në të ardhmen. Në Shtetet e Bashkuara, Alexander Hamilton me nam kishte negociuar borxhin federal të shteteve në vitin 1790, por shumë shtete ishin sjellë keq në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, me falimentime të shumëfishta, derisa ato nuk zbatuan ligje ose amendamente në kushtetutat e tyre që kërkonin buxhete të baraspeshuara.
 
BE-ja ka nevojë për njëfarë autoriteti fiskal të vetin nëse dëshiron të ketë sukses unioni i saj ekonomik dhe monetar. Tashmë dihet botërisht se doganat ende menaxhohen nga administratat kombëtare.
 
Hamilton i bëri zyrat federale të doganave çelës të propozimit të tij. Një europianizim i disa pjesëve të taksave të vlerës së shtuar do të ishte një përparim i jashtëzakonshëm në luftimin e sistemeve të tanishme në telashe. Edhe tregu i punës nuk do të jetë i kompletuar derisa nuk do të ketë një sistem të përbashkët të pensioneve dhe të përfitimeve: sipas aranzhimeve të tanishme, një punëtor që i kalon pesë vjet në Francë, pesë në Greqi, dhe pesë në Gjermani, lihet me pensione të vogla të fragmentuara. Kriza e kërkon një rritje të integrimit të tillë brenda Evropës.
 
Por çdo zgjidhje do të jetë e papranueshme derisa nuk gjen pranim të gjerë në mbarë Europën, në vende kredituese dhe debituese. Nuk ka arsye që një zgjidhje kushtetuese që përfshin kufizim borxhi nuk mund të lejojë një masë të gjerë të pranimit publik, veçanërisht në vendet debituese, të cilat kanë përjetuar dëm politik dhe ekonomik të shkaktuar nga keqqeverisja e qeverive të mëhershme.
 
Ajo që ka prodhuar përplasjen populiste është spektakli i autoriteteve politike që ndajnë teknikisht zgjidhjet që kërkojnë besueshmëri. Thënë troç, ekspertët duhet të heqin dorë nga trajtimi i qytetarëve evropianë sikur ata të ishin të çmendur.
 
Kjo është arsyeja se pse Europa ka nevojë për një ringjallje afatgjate kushtetuese, nëpërmjet traktateve të reja, po aq sa dëshpërimisht i duhet edhe një zgjidhje afatshkurtër. Të punohet ende nëpër traktatet ekzistuese është pak a shumë sikur të veprosh bazuar në recetën e vjetër - një mohim i një problemi masiv që gjithsecili po e sheh. Publiku mund të falet nëse tallet me këtë qasje.
 
Merrni parasysh krizat europiane që kanë prodhuar rezultatet të mira. Më 16 qershor të 1940, Winston Churchill propozoi një union politik franko-britanik pas pushtimit gjerman të Francës. Një dhjetëvjetësh më vonë, kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Konrad Adenauer, propozoi një union politik franko-gjerman. Kjo është ajo çfarë na duhet tani.
 
Në të kaluarën, ishte lufta, dislokimi urgjent, dhe vuajtja që bashkoi shtetet. A është kriza e tanishme evropiane e ashpër dhe mjaft dislokuese për të gjeneruar një efekt të ngjashëm? Sa më shumë që vuan Evropa, aq më tepër qytetarët e saj do të kërkojnë me të drejtë zbatim të agjendave të pjesshme për reforma, për shkak se gjithçka tjetër duket sikur një ushtrim i padobishëm.
 
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0